BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Sport

Të rinjtë kuqezi shpërthejnë me skuadrat e tyre, Reja “fërkon duart”

Të rinjtë kuqezi shpërthejnë me skuadrat e tyre, Reja

Trajneri Edi Reja ka arsye të ndihet i gëzuar, pasi kur mbeten dhe dy javë nga grumbullimi i radhës, ai po sheh që lojtarët e tij të përfaqësueses kuqezi po tregojnë vlera me ekipet e tyre, duke shënuar gola, duke asistuar, duke marrë minutazh maksimal dhe duke qenë në formë. Natyrisht, dihet që skuadra jonë ka cilësi, sepse ka një grup lojtarësh shumë të mirë që luajnë në elitë, por në javën që lamë pas spikatën më shumë të rinjtë kuqezi, si Uzuni, Muçi, Bare, Manaj etj. Të gjithë bënë gjëra pozitive në fushën e lojës me skuadrat e tyre dhe kjo u jep përparësi. Reja duket i kënaqur pasi e gjithë skuadra po kalon momente të mira. Nëse ruhet kjo formë fizike e tekniko-taktike, plus kthimet e disa lojtarëve që vuanin nga dëmtimet apo kartonët, me siguri që në duelet e tetorit do të luftohet për maksimumin, dhe objektivi në maksimum për pozitat aktuale në grupin I, është vendi i dytë në renditjen e përgjithshme.

Uzuni 6 gola për rekord në Hungari

Myrto Uzuni ka shkëlqyer të dielën me fanellën e Ferencvaroshit. Sulmuesi shqiptar nuk është ndalur së shënuari, teksa e ka detyruar portierin kundërshtar të nxjerri topin plot 6 herë nga rrjeta e tij. Kampionët e Hungarisë kanë fituar me rezultatin tenistik 9-0 kundër Hatvan-it në Kupë, ku 6 prej golave mbajnë firmën e Uzunit. Ky i fundit arrin fronin e Perandorit të Ferencvaroshit. Është vetë klubi hungarez ai që njofton se Myrto Uzuni prek rekordin që mbahet prej 61 vitesh nga Albert Florian. Legjenda e Ferencvaroshit ishte i lojtari i fundit që kishte shënuar 6 gola gjatë një ndeshjeje dhe kjo datonte më 11 dhjetor të vitit 1960. Tashmë këtij rekordi i është bashkuar edhe sulmuesi shqiptar, i cili në vetëm pak kohë është kthyer në një nga elementet kryesore të klubit hungarez dhe një nga figurat më të dashura për tifozët. Me siguri që kjo performancë e cilësisë së lartë i ka bërë vend në Kombëtare dhe Reja e ka atë një “as” në radhët e grupit.

Bare asistues

Mesfushori Keidi Bare është pjekur si futbollist dhe po bën gjëra të mira me Espanjolin. Ai luan si organizator dhe e bën mjaft mirë detyrën e tij. jo vetëm kaq, por si asistues është mjaft i zoti dhe mediat në Spanjë kanë vlerësuar shpirtin e tij të garës, saktësinë në veprime që ndihmojnë lojën e grupit dhe natyrisht pasimet vendimtare në momentet kyçe të lojës që e bëjnë atë të veçantë.

Muçi gol dhe fitore me Legian

Legia e Varshavës ka shënuar fitore të madhe të dielën në shtëpi ndaj Lecznas me rezultatin 3:1. Në këtë fitore shënoi sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi. Në minutën e 11-të vendasit kaluan në epërsi pas autogolit të Paëel Baranoëskit. Muçi realizoi golin e dytë në minutën e 27-të pas një skeme mirë të përgatitur nga vendasit. Për Muçin ky ishte goli i dytë këtë sezon në ligën polake. Në fund të pjesës së parë udhëtuesit arritën të ngushtonin rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Bartosz Spiaczka. Në pjesën e dytë Legia shënoi edhe një gol me Mahir Emrel për 3:1. Në këtë ndeshje në pjesën e parë u aktivizua sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati. Nëse Muçi do të vijojë të luajë në këtë formë ai mund të marrë ftesë nga trajneri Reja për sfidat e ardhshme të Kombëtares.