BREAKING NEWS

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të rëndë niset me urgjencë drejt Infektivit

Infektohet me COVID-19 mjeku kirurg në Berat, në gjendje të
x

Sport

Teknikët e moshave në “ajër”, Duka vë në shënjestër Beqirin dhe Deden, vendimi në ditët në vijim

Teknikët e moshave në “ajër”, Duka vë në

Ekipet kombëtare të moshave kanë dështuar në objektivat e tyre dhe është fakt se shumë pak ndeshje kanë dalë me rezultat pozitiv dhe në fund, gjatë faza kualifikuese për Europianët e këtyre moshave nuk kanë realizuar asnjë objektiv, duke mbetur në vendet e fundit në grupet ku kanë garuar. Padyshim që kjo është shqetësuese, për më tepër që në FSHF reklamohet se është bërë një punë e madhe dhe e shkëlqyer me afrimin e lojtarëve të rinj cilësorë dhe ku jepen garanci se Kombëtarja e madhe do të ketë vazhdimësi e cilësi. Por rezultatet e marra nga ekipet kombëtare të U-17, U-19 dhe U-21 nuk janë aspak në këtë linjë. Edhe pse me bujë janë prezantuar shumë elementë tek mosha6t, sidomos tek Shpresat, sërish nuk shfaqen rezultatet e duhura dhe shigjetat janë drejtuar tek stafet teknike përkatëse, ku presidenti i FSHF-së Armand Duka ka paralajmëruar furtunë dhe shkarkime. Në vorbullën e kritikave për momentin janë dy teknikët e kuqezinjve të rinj, respektivisht Elvin beqiri i U-17 dhe ai i U-19 Nevil Dede. Por nuk ka qenë jashtë kritikave as Alban Bushi i U-21, i cili nuk shihet për momentin si objektiv për t’u larguar. Kështu, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, analizën vjetore për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Presidenti Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Xhemal Mustedanagiç dhe të gjithë trajnerët e përfaqësueseve kuqezi, së bashku me teknikët e femrave. Drejtuesit më të lartë të FSHF-së bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha. Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve. Kujtojmë që Shqipëria U-17 dh ajo U-19, të drejtuar nga Elvin Beqiri dhe Nevil Dede, dështuan në kualifikueset e Europianit, duke u renditur në vendin e vendit në grupet respektive. Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku, presidenti Duka ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet, teksa në këtë vit zhgënjyen me paraqitjet e tyre në kualifikuese, siç thamë, ekipi U-17 i teknikut Elvin Beqiri dhe ai U-19 i Nevil Dedes. Për këto dy grupmosha kishte një pritshmëri më të madhe, mirëpo në kompeticionet zyrtare çaluan. Në këtë formë, vendimi nëse Beqiri dhe Dede do të vazhdojnë të jenë në krye të këtyre grupmoshave do të merret në vijim. Pikërisht në vijim do të diskutohet edhe pozicioni i Bushit, por gjasat që trajneri i U-21 të shkarkohet janë të pakta, pasi skuadra është në aktivitet e sipër dhe në ndeshjet e fundit ka në tregues përmirësimi që lidhet të paktën me lojën. Pra ekipet kombëtare të moshave po dështojnë dhe FSHF po sheh mundësinë e lëvizjeve në pankina. Pretendohet se kanë ardhur lojtarë cilësorë nga klubet e mëdha europiane, si nga Bajerni, Çelsi, skuadrat italiane etj, por edhe nga Greqia, Kosova e vendet e rajonit, por sërish rezultatet kanë munguar dhe këtu ka diçka që çalon. Ose në aftësitë e stafit, ose në seleksionim, ndryshe nuk mund të kuptohet që ekipet kombëtare të moshave kanë dështuar gjatë viteve të fundit, me rezultate katastrofike, me shumë humbje dhe gola të pësuar, kurse fitoret dhe golat e shënuar janë me pikatore. Duhet një strategji ndryshe, ndoshta duke ndryshuar stafet, ose mënyrën e seleksionimit. Prej kohësh në ekipet kombëtare qarkullojnë zërat se ka ndërhyrje në përzgjedhje, ku bëhen shumë qoka, por askush nuk flet me emra. Fakti është se Shqipëria në nivel përfaqësues gjatë dy-tre vjetëve të fundit ka zhgënjyer, madje ka zhgënjyer edhe me përfaqësuesen e madhe, pasi Kombëtarja kuqezi nuk realizoi asnjë objektiv në kualifikueset që lamë pas të Euro-2020, madje dështoi rëndë dhe në grupin e parë të Divizionit C në Ligën e Kombeve. 

Adriatik BALLA