Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teknikët shqiptarë rrisin “kreditet” në Kosovë, Mezani vihet në krye të Gjilanit

Postuar: 21/03/2019 - 07:16

Në Kosovë po shtohen vazhdimisht trajnerët nga Shqipëria. E nisi Mirel Josa, Shpëtim Duro, Gugash Magani, Sulejman Starova, Bledi Shkëmbi e ndonjë tjetër dhe së fundmi kësaj armate që jep “leksione” trajningu në Kosovë i shtohet edhe një prej teknikëve të rinj, Gentian Mezani. Vlonjati ka krijuar një eksperiencë të vlefshme në Shqipëri, pasi ka drejtuar për periudha kohore të shkurtra Flamurtarin, Laçin apo Luftëtarin, duke dhënë sinjale të një trajneri frytdhënës dhe me arritje. Lëvizja bën bujë sepse vjen në një moment kur sezoni po përfundon dhe duket se Mezani shfaqet në versionin e shpëtimtarit, pasi dihet që trajnerë në këtë periudhë ndryshojnë vetëm skuadrat që po kalojnë krizë apo që tentojnë objektiva madhorë, kryesisht mbijetesën. Si duket, Gjilani në superligën e Kosovës ka pikërisht këto shqetësime që bën një lëvizje emergjente, duke afruar një vlonjat në radhët e tyre. Kështu, mediat e Kosovës informojnë që Gentian Mezani, ish-trajneri i Luftëtarit, ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Gjilanit në kampionatin kosovar. Në këtë mënyrë tekniku ka pranuar të nisë një aventurë të re, tashmë jo në krye të një ekipi shqiptar. Siç thamë, Mezani ka drejtuar 3 ekipe të ndryshme në superiore, teksa më parë ka qenë në krye të Flamurtarit, Laçit dhe së fundmi Luftëtarit. 43-vjeçari pritet të nisë nga puna ditën e nesërme, ndërsa sa i përket skuadrës së Gjilanit, deri në këto momente ekipi renditet në mesin e tabelës, megjithatë mbetet konstant rreziku i përfshirje së skuadrës në garën e mbijetesës.

Josa, “shtylla” e trajnerëve shqiptarë në Kosovë

Mirel Josa është trajneri më me përvojë në futbollin e Kosovës. Tekniku kryeqytetas ka kaluar në kampionatin kosovar prej dy sezonesh dhe këtë edicion synon të fitojë titullin kampion dhe njëherësh që të drejtojë KF Prishtinën në kupat e Europës, me shpresën e kalimit të një apo dy raundeve, në mënyrë që t’i japë impuls skuadrës së kryeqytetit kosovar. Mbetet të shihet nëse Josa do ta përballojë kampionatin de4ri në fund për kreun, por aktualisht ndodhet në vend të dytë, sepse Ferronikeli po paraqitet më mirë dhe ndodhet në vend të parë. Josa është teknik me përvojë të gjatë edhe në Shqipëri. Ai ka drejtuar shumë skuadra si Tiranën, Vllazninë, apo Skënderbeun dhe në Kosovë, në krye të klubit të futbollit të Prishtinës, synon të shkruajë histori, sepse e ka kapur nga themelet, duke administruar mirë kontigjentin, por edhe duke u dhënë shans veteranëve që të harmonizohen me të rinjtë, një gërshetim mjaft i mirë i të rinjve me “të vjetrit” dhe që Prishtina ka synime që të luajë në kompeticionet europiane. Edhe pse rivaliteti për titull është i fortë, duket se Josa do ta tentojë deri në fund për të kthyer titullin kampion në kryeqendrën e Kosovës.

Teknikët e tjerë

Më herët në Kosovë kanë drejtuar Magani, Starova, Duro dhe Shkëmbi, por asnjëri nuk ka lënë gjurmë pozitive, pasi skuadrat që kanë drejtuar nuk kanë pasur kontigjentin e duhur për të rivalizuar dhe nuk kanë mundur të qëndrojnë në top-3 vendet e para. Padje skuadrat që drejtuan ata patën vështirësi si në planin financiar ashtu dhe në cilësinë e kontigjentit, duke bërë që trajnerët në fjalë të mos njohin sukses. Duket e habitshme, por vetëm Josa deri tani ka mundur të qëndrojë më gjatë dhe të krijojë një profil konkurrence të mirë, duke qenë ndër teknikët më jetëgjatë në krye të një skuadre në Kosovë. Kalimi i Mezanit në krye të Gjilanit mund të rezultojë e suksesshme, por e sigurt është se tekniku vlonjat do të hasë vështirësi, sepse grupi ka paqëndrueshmëri në lojë dhe rezultate. Sidoqoftë, është gjë e mirë që klubet kosovare u besojnë trajnerëve nga Shqipëria, sepse kështu rriten eksperiencat, por njëherësh edhe afrohet basketbolli në të dy anët e kufirit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 08:11

Liverpuli e Totenhemi ndodhen në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, kurse Çelsi dhe Arsenali janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League

Postuar: 20/04/2019 - 07:47

Edoardo Reja u prezantua pak ditë më parë në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke premtuar t

Postuar: 20/04/2019 - 07:44

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve për të dhënë mendimet e tij rreteh

Postuar: 19/04/2019 - 19:50

Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze p

Postuar: 19/04/2019 - 11:29

Jo më larg se para disa ditësh është zyrtarizuar trajneri i ri i Kombëtares,Edoardo Reja.

Postuar: 19/04/2019 - 09:57

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Granit Kaloshi vendosi të heqë përfundimisht dorë nga futbolli