Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tekniku/ Ventura s’pranon dorëheqjen, Ançeloti gati ta zëvendësojë

Postuar: 15/11/2017 - 07:52

Suedia i shkaktoi një dramë Italisë mbrëmjen e së hënës Italisë, duke e eliminuar nga “play-off”-i dhe duke siguruar për vete kalimin në Botërorin e Rusisë. Ishte një mbrëmje e trishtë për futbollin italian dhe në qendër të kritikave përveç lojtarëve, ka përfunduar sigurisht trajneri Xhiampiero Ventura, i cili shihet si përgjegjës për mosrealizimin e objektivave. E thënë shkoqur: Italia nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë verën e ardhshme dhe ky është një dështim i madh për këtë përfaqësuese. Trajneri Xhan Pietro Ventura ka përfunduar nën akuzë dhe largimi i tij nga drejtimi i axurrëve është skenari më i mundshëm, ndërkohë që emrat e trajnerëve që do e pasojnë janë disa. Ventura ka kontratë deri në 2020, por ka edhe një klauzolë që e bën atë të ikë pas dështimit të fundit. Kandidatët për ta pasuar janë emra të njohur si Antonio Konte, Roberto Mançini, Maks Alegri dhe Karlo Ançeloti. Njëri prej tyre me shumë mundësi në verë do të marrë drejtimin e ekipit. Deri atëherë në krye të Italisë pritet të emërohet Xhixhi Di Biaxho. Emri i ri i trajnerit do të vendoset në ditët e ardhshme, por e sigurt është se Ventura po i acaron italianët, pasi nuk ka pranuar të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, nëse ai nuk pranon të japë dorëheqjen, federata italiane i ka bërë gati letrën e shkarkimit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:40

Serie A e këtij sezoni njeh shumë skuadra që rivalizojnë për titullin. Natyrisht, një nga favoritet është Juventusi, skuadër që ka fituar shumicën e trofeve të futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke bërë ligjin në “Scudeto”.

Postuar: 23/11/2017 - 07:39

Barazimi i Liverpulit ndaj Seviljes mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve nuk ka kaluar pa debate dhe polemika të shumta, sepse anglezët ishin duke udhëhequr në pjesën e pa

Postuar: 23/11/2017 - 07:38

Liga e Kampioneve mbylli duelet e xhiros së pestë në fazën e grupeve, ku edhe një herë tjetër konfirmohen skuadrat e mëdha, por këtë herë pati dhe surpriza, pasi Bazeli i Taulan

Postuar: 23/11/2017 - 07:35

Klubi i Kukësit po kalon një krizë në këtë periudhë, shprehur me mungesën e fitoreve në ndeshjet e fundit.

Postuar: 23/11/2017 - 07:34

Fitorja e Partizanit në duelin e javës së 11-të kundër Kukësit ka kthyer shpresat e të kuqve për një rivalitet të ethshëm në garën për titull, dëshmuar me afrimin në renditje ka

Postuar: 23/11/2017 - 07:32

“Gjithçka për fëmijët”, sepse gjithçka duhet të nisë nga ata që futbollin e jetojnë me pasion.

Postuar: 23/11/2017 - 07:31

Kapiteni Gilman Lika ishte një nga më të dalluarit në takimin e Vllaznisë përballë Lushnjës, ndërsa shënoi edhe golin që zhbllokoi sfidën, në minutën e 5-të të takimit.