BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Teksa Ronaldo luante në fushë, grabitësit hyjnë dhe i vjedhin në shtëpinë luksoze

Teksa Ronaldo luante në fushë, grabitësit hyjnë dhe i

Kristiano Ronaldo ishte në fushë ditën e djeshme, në ndeshje e Portugalisë me Spanjën, e cila u mbyll në barazim 0-0.

Megjithatë gjatë kohës kur sulmuesi ishte duke luajtur, një hajdut ka përfituar dhe është futur në shtëpinë e tij në Portugali për të vjedhur.

Pasi u fut në shtëpinë e 35-vjeçarit, grabitësi u largua nga ajo duke marrë disa gjëra me vlerë jo shumë të madhe, sipas asaj që raporton “Diario”. Gjithashtu ajo që tërheq vëmendjen e të gjithëve, është se hajduti kur u largua mori një bluzë të Juventusit me emrin e Ronaldos, e cila kishte pikërisht autografin e sulmuesit.

Vlera e fanellës nuk është shumë e madhe, teksa ajo shkon në 200 euro. Polici a menjëherë ka hapur kamerat dhe po punon për të zbuluar hajdutin.