Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Telenovela “Ikardi” mund të ketë fund të lumtur, Juventus nis sulmin final për të marrë yllin argjentinas

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas Mauro Ikardi, mund të zgjidhet në ditët e fundit të gushtit. Në fakt, ka lajme kontradiktore, pasi vetë Ikardi dhe e dashura e tij pretendojnë se do të qëndrojë tek Interi, por mediat italiane këmbëngulin se Juventusi po ndërmerr në këtë moment hapin e fortë për ta marrë numrin 9 të Interit tek “Zonja e Vjetër”. Pra, e ardhmja e tashmë ish-kapitenit të Interit ende nuk është e qartë, e sigurt është që krisja me zikaltrit është e parikuperueshme. Juventusi prej kohësh kërkon një qendërsulmues i cili të qëndrojë pranë portës dhe të jetë i aftë ta dërgojë topin në rrjetë, Higuain nuk është në planet e askujt dhe edhe nëse qëndron nuk do të jetë titullar, në këtë mënyrë Ikardi ka CV-në që dëshiron klubi bardhezi. Në krahun tjetër edhe 26-vjeçari i ka shkelur me kohë syrin “Zonjës së Vjetër” madje për herë të parë konfirmoi se do të largohet. Në dalje të restorantit ku po festohej ditëlindja e Martinez me një fjalë të shkurtër pohuese “po” ai iu përgjigj pyetjes nëse do t’i thoshte lamtumirë Interit. Problemi qëndron tek kërkesa e klubit nga Milano që synon të përfshijë në bisedime Paulo Dibalën, në një kohë që presidenti i Juves, Anjeli ka vendosur vetëm një kusht, jo emri i Dibalës në negociata. Në këtë mënyrë kampionët e Italisë po studiojnë një tjetër plan për të mbërritur tek amerikano-latini. Juventusi po kërkon të të përfitojë menjëherë të ardhura për t’ia xhiruar zikaltërve dhe është shtuar intensiteti i bisedimeve me Romën për kalimin e Ruganit në kryeqytet, me valixhe në duar janë edhe Mario Mandzukiç e Bentankur, ndërsa po bisedohet edhe me Barcelonën për transferimin e Emre Xhan në Katalonjë, teksa në listë për t’u larguar është edhe Matuidi. Nëse realizohet gjysma e operacioneve në dalje atëherë klubi torinez do të kishte paratë e mjaftueshme për të paguar Interin pa qenë nevoja që në negociata të jetë emri i Dybalës, me klubin milanez që është i gatshëm të pranojë një ofertë prej 70 milionë eurosh. Ndërkohë që duket se është mbyllur përfundimisht pista Napoli për Maurito Ikardin i cili duhet t’i jepte një përgjigje të kaltërve dhe sipas mediave në Itali, përgjigjja ka qenë negative. Ndërkohë, e dashura e Ikardit, Uanda Nara, ka dhënë sinjale se argjentinasi mund të qëndrojë me Interin, duke qenë opsion i dëshiruar prej tij. Uanda Nara i ka thënë të gjitha por vetëm ka mbetur të konfirmohet zyrtarisht që Mauro Ikardi do të mbetet një lojtar i Interit, ashtu sikurse është raportuar më parë dhe se ai do të stërvitet me skuadrën e parë. Spekulimet se Ikardi do të largohet këtë verë janë ftohur dhe këtë e ka konfirmuar edhe Uanda Nara, agjente dhe gruaja e Ikardit gjatë një mbrëmja me gratë e tjera të futbollistëve të Interit, pasi që e dashura e Lautaro Martinez festoi ditëlindjen e 22-të mbrëmë. “Edhe një tjetër vit së bashku”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie. “Sport Mediaset” dhe “Sky Sport Italia”, në anën tjetër kanë raportuar që sulmuesi është ftuar sonte për të stërvitur në mbrëmje në “San Siro”. 26-vjeçari konsiderohet si person “non grata” dhe është stërvitur i vetmuar kur Interi ishte në International Champions Cup.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:01

Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0.

Postuar: 17/09/2019 - 22:01

Janë mbyllur në barazim pa gola pjesët e para të dy supersfidave në Champions, Napoli-Liverpool s

Postuar: 17/09/2019 - 20:58

Interi e nis me barazim aventurën e tij në Champions League dhe shkak është bërë një lojtar &lsqu

Postuar: 17/09/2019 - 20:41

Slavia e Pragës është duke befasuar Interin në San Siro.

Postuar: 17/09/2019 - 17:56

Sot në orën 16:55 Interi e pret në “San Siro” Slavia Pragan në ndeshjen e vlefshme pë

Postuar: 17/09/2019 - 17:40

Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, Real Madrid ka ndryshuar objektiv, por jo qytet dhe

Postuar: 17/09/2019 - 17:01

Stërvitja e fundit e Juventusit para nisjes në Spanjë ka kaluar me të qeshura të mëdha.