BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Tendenca negative në merkato, cilësorët po largohen drejt Kosovës, Superiorja po mbushet me të huaj

Tendenca negative në merkato, cilësorët po largohen drejt

Kampionati elitar shqiptar i futbollit, Kategoria Superiore, do të rikthehet këtë të martë në fushë, me interes si për vetë skuadrat, ashtu dhe për sportdashësit, pasi rikthimi vjen pas lëvizjeve kryesore në merkato dhe zhvillimit të fazës përgatitore dimërore që ka impakt për vazhdimësinë. Por gara nuk pritet të ketë shumë ndryshime në cilësi, pavarësisht forcimit apo dobësimit të ndonjë ekipi. Kjo pasi kampionati shqiptar i futbollit ka kapacitete të kufizuara, sidomos në kualitete. Më të mirët e braktisin futbollin shqiptar dhe shkojnë jashtë vendit, duke luajtur në skuadra më cilësore, ndërkohë që vetë klubet tona këtë boshllëk të krijuar e kompensojnë në dy mënyra, ose me prurje nga akademitë, pra nga moshat, ose me lojtarë të huaj. Është fakt që vitet e fundit më së shumti kanë dominuar lojtarët e huaj, pasi presidentët e klubeve nuk janë të interesuar të presin produktet e akademive të tyre, por të marrin lojtarë të huaj që bëjnë diferencë në funksion të objektivave afatshkurtra.

Kjo e ka “vrarë” jo pak Superioren, e cila nuk i kushton vëmendje akademive të klubeve dhe janë pikërisht këta të fundit që kanë anashkaluar një nga kriteret e forta të projektet dhe strategjinë afatgjatë të zhvillimit të futbollit, duke nxjerrë “të tepërt” lojtarët e rinj. Shumica ballafaqohen me një konkurrencë të pandershme, ndërsa të tjerë as u bie të luajnë pasi të huajt shihen si më adapt për objektivat e momentit e për këtë arsye futbolli ynë mbetet në vend numëro, pa elementë dhe figura të mëdha. Kjo është arsyeja që tifozët nuk mbajnë mend gjatë lojtarët e skuadrës së zemrës, sikurse ndodhte dekada më parë, ku lojtgarët e një skuadre dilnin nga akademia e klubit dhe kishte kaluar një sërë hallkash para se të mbërrinte në skuadrën e parë. Kjo mani për të marrë lojtarë të huaj në vend që të investojnë në ekipet zinxhirë, është projekt mendjeshkurtër e aspak serioze e vetë presidentëve të klubeve, që bëhen kështu, indirekt, shkatërrues të futbollit shqiptar dhe të ardhmes së tij. Sidoqoftë, nga kjo analizë nuk përjashtohen episodet e mira të punës në shumë klube.

Pretendentët u kënaqën me pak në merkato

Merkato po shkon drejt fundit. Pati lëvizje afruese dhe larguese, por pretendentët për titull më shumë nxitën studim të “thelluar” për lëvizjet e kundërshtarëve, sesa menduan të bëjnë vetë lëvizje serioze e afatgjata për vazhdimësinë e tyre në këtë edici9on e më tej. Kështu, Partizanit iu larguan dy lojtarë që kishin peshë, Jasir Asani që shkoi në Suedi, si dhe i vogli Ekuban që u lagua pikërisht dje pasi ishte në huazim për 6 muaj dhe nuk vazhdoi më tej. Kukësi ka bërë lëvizje, por afrimet nuk kanë ndonjë emër të spikatur në listë dhe në këtë mënyrë goditjet e Kukësit mbeten për t’u parë.

Nga Kukësi ka pasur largime cilësore dhe drejtimi i lëvizjes ka qenë drejt Kosovës, pasi dihet që kampionati kosovar po i thith më të mirët e Superiores tonë, pasi klubet atje paguajnë më shumë, ose opo përjetojnë një moment më të mirë. Teuta po pret të bëjë dy goditje të forta në ditët e fundit të merkatos, ndërsa Tirana ka qenë një kantier i hapur, por pa asnjë prurje të nivelit të lartë, përkundrazi, largimi i Kërçikut por edhe ndonjë tjetër ka sjellë një situatë disi të paqëndrueshme për vijimin e sezonit. Vllaznia, Luftëtari, Bylis dhe Laçi kanë pasur objektiv lojtarë të huaj, dëshmuar më së miri me situatën e krijuar në Vlorë, ku asnjë lojtar nuk pranon të qëndrojë, pasi nuk ka siguri për të nënshkruar kontratë. Me pak fjalë në Vlorë ka krizë. Kurse në Ballsh disa lëvizje afruese nga kryeqyteti kanë sjellë optimizëm dhe Bylis mund të vijojë deri në fund të jetë surpriza e madhe.

E vetmja skuadër që shihet me lëvizje vetëm dalëse është Skënderbeu, që me kualitetet e tij po furnizon të tjerët, pasi vetë ende është në pritje të vendimit që do të japë gjykata federale e Zvicrës, dhe në këtë mjedis të pasigurt lojtarët cilësorë e shohin veten larg Skënderbeut, drejt skuadrave që kanë shanse të luajnë në kupat e Europës.