BREAKING NEWS

Nga batutat e Ramës tek pjesëmarrja e Vangjush Dakos, çfarë nuk u pa sot nga Kongresi i PS (FOTOT)

Nga batutat e Ramës tek pjesëmarrja e Vangjush Dakos,
x

Sport

Tension e barazim në Ballsh mes Bylisit e Vllaznisë, Laçi i Cungut rimerr vendin e tretë

Tension e barazim në Ballsh mes Bylisit e Vllaznisë, Laçi i

Në Ballsh gjyqtarët e ndeshjes Bylis-Vllaznia u detyruan të dalin nga stadiumi të shoqëruar me forca policie, pasi tifozët vendas dhe stafi i klubit ballshiot ishin të acaruar për tërheqjen nga një penallti e akorduar më parë por që gjyqtarët vendosën ta anulojnë në momentin e fundit. Ajo penallti do t’i jepte Bylisit fitoren nëse realizohej, por në fund vendasit dalin nga stadiumi me një pikë, ashtu si shkodranët, të cilët barazuan 2-2 në transfertë. Ishte një nga ndeshjet më rivalizuese të kësaj jave, por njëherësh dhe një nga më të tensionuarat, pasi ballshiotët dëshiron me çdo kusht fitoren. Duhej të ishte një ndeshje normale futbolli, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore, ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë, por që u shoqërua me një tension të jashtëzakonshëm dhe tërësisht të pajustifikueshëm nga ana e vendasve. Të ndjerë të vjedhur nga dy takimet paraardhëse, futbollistët ballshiotë protestonin ashpër pas çdo vendimi në arbitrit nga kryeqyteti Orlando Kuka, duke ia hequr nga kontrolli ndeshjen këtij të fundit, që për pak akordoi një 11-metërsh skandaloz në minutat e fundit për vendasit, por e anuloi atë si duket nga një “sinjal” prej jashtë fushës, domethënë nga delegati i ndeshjes, i cili në ritransmetim kishte konstatuar se penalltia ishte e paqenë, pasi topi nuk kishte prekur dorën e mbrojtësit të Vllaznisë, por kurrizin e tij. Pra kjo ndeshje u mbyll 2-2, skuadrat ndanë nga një pikë, por të dy klubet do të jenë pjesë e hetimit nga Komisioni Disiplinor i FSHF-së dhe me gjasë Bylisi edhe mund të penalizohet për shkak të hyrjes në fushë të personave të paautorizuar.

Ndeshja

Dueli i djeshëm në “Adush Muça” të Ballshit i pati të gjitha, gola, tension etj, por nuk pati fitues. Sfida nisi me një gol të shpejtë të Vllaznisë, ku pas zhvillimeve të një goditjeje nga këndi, ishte Renato Malota ai që gjuajti saktë nga brenda zonës dhe mposhti portierin e ballshiotëve Isli Hidi. Megjithatë reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë dhe në aksionin pasardhës Valentino Murataj u harrua i lirë në zonë dhe gjuajti menjëherë duke mposhtur portierin Alen Sherri dhe rikthyer baraspeshën. Katër minuta më vonë ishin sërish vendasit, që shfrytëzuan maksimalisht një mefshtësi të shkodranëve për të larguar topin dhe arritën të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Edison Ndrecës. Pak minuta më vonë, ishte pikërisht Ndreca që ndali me dorë Gligorov, gjatë një debutimi në zonë, por për arbitrin Kuka nuk ka 11-metërsh, ndërsa me kalimin e minutave ritmi i ndeshjes erdhi në rënie. Megjithatë në minutën e 43-të, shkodranët pretenduan për një tjetër 11-metërsh, pas dyshimeve për prekje të topit me dorë nga ana e një mbrojtësi të ballshiotëve, por arbitri nuk kishte të njëjtin mendim, ndërsa në vazhdimin e aksionit, ishte Gilman Lika që shënoi një gol spektakolar me një goditje nga distanca. Pjesa e dytë pa Bylisin më kërkues dhe Vllazninë që menaxhonte lojën, përpiqej të ulë ritmin dhe të godasë me anë të kundërsulmeve të shpejta, por pa ia dalë të vënë në vështirësi serioze Isli Hidin. Momenti kulminant erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur pas një aksioni të gjatë të vendasve, erdhi një goditje drejt portës, që u ndal në shpinën e Behar Ramadanit, por arbitri Orlando Kuka akordoi 11-metërsh për Bylisin. Protesta të ashpra të shkodranëve, që në një moment kërcënuan edhe me daljen nga fusha e lojës, por pas konsultimit me anësorin, arbitri Kuka shpëtoi veten dhe anuloi vendimin, duke bërë që protesta të niste nga kampi tjetër. Por s’ka ndryshim dhe mbyllet në barazim 2-2.

Laçi thyen 1-0 Skënderbeun, rimerr vendin e tretë

Dueli tjetër i kësaj jave ishte ai mes Laçit dhe Skënderbeut, mbyllur me fitoren 1-0 të kurbinasve, një fitore e ngushtë, por me vlerë tri pikë që e ngjisin ekipin e trajnerit Armando Cungu në vendin e tretë të renditjes. Duhet pranuar që Laçi, po vuan “shterpësinë” e sulmuesit Nuabueze, por sot ishte Redon Xhixha ai që shënoi në portën e korçarëve dhe u dha fitoren. Ky rezultat ngjit Laçin në vendin e tretë me 32 pikë, vetëm 3 pikë më pak sesa Kukësi kryesues dhe dy pikë më pak se Tirana e vendit të dytë.