BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Sport

Tension i lartë tek Inter, Alegri e Poçetino presin pas derës për shkarkimin e Kontes

Tension i lartë tek Inter, Alegri e Poçetino presin pas derës

Trajneri i Interi, Antonio Konte, mund të zëvendësohet me Mauricio Poçetinon ose Masimiliano Alegrin. Ai e përdori konferencën e fundit për media në ligë për të hedhur kritika të ashpra ndaj hierarkisë së klubit, duke u ankuar se klubi nuk i mbrojti aspak lojtarët dhe trajnerin. Mediat italiane, përfshirë “Sky Sport Italia”, “Sport Mediaset”, “La Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport”, raportojnë se dëmi është i pariparueshëm. Edhe pse shkarkimi nuk pritet të ndodhë, veçanërisht sepse Konte ka pagë vjetore në vlerë 12 milionë euro, pritet që Interi dhe Konte t’i ndajnë rrugët në pajtueshmëri pas vetëm një sezoni. Favorit për ta zëvendësuar atë shihet Maks Alegri, i cili tash e një vit është i papunë. Opsioni i dytë është Mauricio Poçetino, i cili u shkarkua nga Totenhemi në fillim të sezonit të kaluar dhe është i papunë që prej atëherë. Por, çfarë fshihet pas shpërthimit të ashpër të Antonio Konte në fund të ndeshjes Atalanta-Inter? Tekniku salentin siguroi se nuk ka asnjë objektiv merkatoje në qendër të shqetësimeve të tij. Fjalë që nuk e bindin plotësisht Paolo Di Canio, një ish-futbollist kontravers, që tani është komentator i “Sky Sport”, i cili në të vërtetë plas “bombën”. “Nëse Interi vërtet vendosi të provojë blerjen e Messit, nëse kishte thënë tashmë se do të bëjë gjithçka për ta marrë argjentinasin, a jeni të sigurt që Konte do ta donte atë tek Interi? Unë them jo. Kjo do të thotë që ne do të flisnim më shumë për Mesin sesa për Interin, siç ndodh me Kristiano Ronaldon te Juventusi apo edhe më shumë”, tha ai. Di Kanio më pas nënvizon seriozitetin e deklaratave të bëra nga Konte, të cilat, sipas mendimit të tij, shënojnë një krisje gati të parikuperueshme me klubin. “Shqetësimet që ngriti janë shumë serioze. Unë nuk e di pse Antonio i tha këto fjalë, por edhe nëse do të qëndronte tek Interi, problemet do të dilnin në pah përsëri”, nënvizoi më tej Di Kanio. Ndërkohë, trajneri i Atalanta, Xhianpiro Gasperini, beson se Interi është klubi i vetëm i cili mund ta rrëzojë Juventusin nga froni në Itali dhe shpreson se Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i zikaltërve. Atalanta u mposht 2:0 nga Interi në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, por komentet e ashpra të Kontes pas ndeshjes drejtuar hierarkisë së Interit i kanë nxitur thashethemet se ai do ta largohet nga “San Siro” në fund të sezonit. E ardhmja e Kontes në Inter është i pasigurt vetëm një vit pasi e mori drejtimin e zikaltërve me një projekt ambicion. Gasperini thotë s’e nuk e di çfarë ka ndodhur, por shpreson se Conte do ta vazhdojë projektin, i cili, sipas tij, ka kapacitet për ta rrëzuar Juventusin nga froni, i cili sivjet e fitoi titullin e nëntë radhazi në Itali. “Nuk e di çfarë ka ndodhur, e kam përcjell këtë histori paksa, por nga jashtë është e vështirë të gjykosh”, tha Gasperini. “Mendoj se Konte ka bërë punë të madhe, por në fund të sezonit të gjithëve na bie energjia paksa. Shpresoj se marrëdhëniet e tij me klubin do të rregullohen sepse Interi është ekipi i vetëm që mund ta rrëzojë Juventusin nga froni”, shtoi ai.