BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Teodor Vaso: Ndeshjet e fundit të kombëtares të shkëlqyera, por detyra kryesore tani është të kontrollojë euforinë

Teodor Vaso: Ndeshjet e fundit të kombëtares të shkëlqyera,

Ekipi përfaqësues ka pasur muajt e fundit një ecuri fantastike në eliminatoret e Euro-2024, duke mbajtur momentalisht vendin e parë në grupin E, me 10 pikë. Por mbeten dhe tri ndeshje të tjera që trajneri Silvinjo i cilëson si finale. Euforia është e lartë, por specialistët apelojnë që euforia të kontrollohet, se mund të rezultojë e dëmshme. Duke folur për sukseset e fundit të ekipit, ikona e futbollit korçar dhe shqiptar, Teodor Vaso, thotë se me mbi 80% kualifikimi është i realizueshëm, ndërkohë që bën një rezyme të të gjithë faktorëve që sollën tek suksesi ekipin e trajnerit Silvinjo. Fjala e Vasos ka peshë, pasi ai është ndër emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar. Është futbollisti i vetëm i përfaqësueses tonë të cilin e ka kërkuar në takim trajneri i madh i Gjermanisë Perëndimore në vitin 1970, Shen, ndërkohë që po i njëjti i ka dhënë dorën Vasos në stadiumin “Qemal Stafa” në shkurt 1971, në prani të 20 mijë vetave, duke dëshmuar një vlerësim maksimal për lojtarin e Shqipërisë të atyre viteve. Në këtë intervistë ne mësojmë edhe shumë gjëra rreth pengjeve nga karriera e tij. Teodor Vaso mbushi para pak ditësh 82 vjeç, e me këtë rast gazeta “SOT”, që e sjell në këtë intervistë, i uron jetë të gjatë!

 

- Kombëtarja ka regjistruar muajt e fundit disa rezultate të mira që kanë ngjallur entuziazëm. Kjo atmosferë nuk është rastësore, pasi duhet të pranojmë se trajneri Silvinjo ka sjellë ndryshime që maten me rezultate, mbi të gjitha ka një frymë në ekip që është premtuese, por edhe afrime lojtarësh. Psh. Asani aty ishte, por s’e kishin pikasur trajnerët e tjerë. Vjen Silvinjo dhe i gjen një rol në fushë ku lojtari është mjaft efikas. Ka dhe prurje të reja sigurisht, por mbi të gjitha ka lojë të disiplinuar, bindëse dhe natyrisht me rezultate. Cili është mendimi juaj?

Kombëtarja nën drejtimin e Silvinjos ka bërë ndryshime, por para se të flasim konkretisht, ne duhet ta dërgojmë analizën në ata komponentë sportivë që i japin kuptim futbollit. Në fakt, futbolli në fushë është produkt i aftësive mendore (e konceptimit të përgatitjes fizike, teknike e taktike të trajnerit). Trajneri është personi që zgjedh lojtarët. Zgjedhja bëhet mbi bazën e aftësive të lojtarëve dhe që i përshtaten filozofisë së trajnerit. Në këtë aspekt, rreshtimi është i rëndësishëm dhe po e japim me shembuj. Nëse trajneri zbaton skemën 3-5-2, atëherë dy lojtarët anësorë ngarkohen me detyra shtesë, specifike. Por këto detyra ndryshojnë krejtësisht në skemën 4-4-2. Ndaj e theksoj se rreshtimi është i rëndësishëm. Një tjetër element që ndikon është kushtëzimi që vjen nga koha në dispozicion të trajnerit, p.sh. 10 ditë. Në këtë kohë të shkurtër, trajnerit i bie barra e përgatitjes së ekipit në planin fizik dhe taktik (sepse teknika kërkon 10 vite të përvetësohet). Ky element ka shumë rëndësi, pasi ekipit i duhet të përgatitet dhe ku gjendja e grupit duhet t’i përgjigjet 90 minutave në fushë. Ky element i duhet vetë lojtarit dhe skuadrës në të njëjtën kohë. Situata bëhet më e vështirë kur luhen në 3-4 ditë kalohet nga një ndeshje në tjetrën, ku duhen marrë parasysh shumë faktorë. Jo të gjithë trajnerët bëjnë punë njëlloj.

Një tjetër faktor që do të theksoja ka të bëjë me elementin e përzgjedhur, pra zbulimi i lojtarëve që duhet të jenë futbollistë që i përshtaten rolit. Psh. dy qendërmbrojtësit duhet të kenë aftësi shumë të mira mbrojtëse, por ata duhet të kenë cilësi shumë të mira edhe të lojës në ajër. Për këtë marr si shembull ndeshjen e fundit të Skënderbeut me Tiranën, ku sulmuesi i Tiranës shënoi golin e barazimit të përkohshëm atëherë kur nuk mendohej. Një tjetër pikë e rëndësishme është njohja e aftësive të kundërshtarit, ku duhet bërë njohja sipas individëve dhe në tërësi e grupit kundërshtar. I përmenda të gjithë këta elementë pasi një trajner i merr parasysh në punën e tij. Dhe kur ekipi funksionon do të thotë se trajneri, e bashkë me të ekipi, i ka bërë mirë detyrat. Parë në këtë kuadër, ne tani kemi një ekip që i bën mirë detyrat e tij, që futet në lojë. Golat e realizuar gjatë ndeshjeve të fundit, janë edhe mendim i trajnerit, natyrisht, pasi është gjetur lojtari në rolin e duhur për të shënuar gola të tillë të stilit Del Piero. Asani është lojtar i majtë që luan nga krahu i djathtë, e kur del në mesin e 16 metrave ai godet dhe ka saktësi në goditje. Është lojtar që ka kualitetin për të bërë goditjen e duhur në momentin dhe vendin e duhur.