BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Sport

Teodor Vaso: Para se të ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës, duhet së pari të fitojmë trofe madhor me klube

Teodor Vaso: Para se të ëndërrojmë të fitojmë

Mbrëmjen e sotme kryeqyteti i vendit, Tirana, do të jetë në qendër të vëmendjes në kontinentin europian, pasi ekipet e Romës dhe të Fejnordit do të përplasen mes tyre në “Air Albania” për trofeun e UEFA Conference League. Padyshim ky është një imazh i mirë për Shqipërinë. Kështu mendon edhe një prej ikonave të futbollit tonë, më i miri i shekullit në futbollin korçar, protagonist i disa prej ndeshjeve epokale të futbollit shqiptar (ku veçohet ndeshja e madhe me Gjermaninë në vitin 1967),Teodor Vaso. Të rrallë janë figurat e futbollit që analizojnë aq mjeshtërisht gjendjen e futbollit tonë dhe të japin ide zgjidhjeje për një të ardhme të sigurt. Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, Vaso ndalet në dy elementë mjaft domethënës që i japin futbollit dimensionin e duhur në plan afatgjatë: kërkimi shkencor dhe orientimi i politikave sportive të bazuara në punë studimore dhe, elementi i dytë, suporti shtetëror në infrastrukturë dhe financa, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Intervista mori spunto kryesisht nga qëndrimet e kryeministrit Rama ditët e fundit kur deklaroi se “një ditë, edhe Shqipëria mund ta fitojë kupën e Botës....”.

- Këtë të mërkurë luhet finalja e Conference League. Sipas jush, sa ndikon në imazh dhe në cilësinë e futbollit tonë kjo ngjarje?
Jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe për një ngjarje të jashtëzakonshme. Kjo ka rëndësi sepse në botë del që Shqipëria hyn në një fazë të re zhvillimi në sport. Nuk mund të ndodhte më parë pasi mungonte infrastruktura. Por investimet e fundit mundësuan që infrastruktura jonë e futbollit t’i përgjigjej nivelit ndërkombëtar. Së dyti, Shqipëria është vend mikpritës dhe finalja nuk jep elementë negativë. Zhvillimi i një finaleje të tillë në “Air Albania” tregon se jemi në kohën e duhur dhe kjo vlen sepse reklamon vlerat e futbollit tonë dhe vetë imazhin e vendit tonë, por edhe anën e jashtme të tij, sjelljen e tifozëve etj. Prandaj, në këtë kontekst, rëndësi marrin masat e organizatorëve, sepse sportdashësit në tërësi japin stimuj për ekipet. Megjithatë, unë mendoj se nuk do të ketë probleme dhe do ta bindim botën se ne dimë të organizojmë ngjarje të mëdha.
- Kryeministri Rama, gjatë ekspozimit në Tiranë të Kupës së Botës, tha ndër të tjera se një ditë mund ta fitojë edhe Shqipëria. Ëndërr e bukur sidomos për futbollistët, apo jo?
E theksoj, kemi të bëjmë me një kohë të re në futbollin shqiptar. Thënë nga Rama, kjo është një fjali e madhe, një thënie e veçantë e jashtëzakonshme, në dukje ëndërrimtare, por kjo bëhet e besueshme nëse investohet. Sepse futbolli ndikohet nga investimet e qeverive në çdo vend. Por, si mund ta fitojmë kupën e Botës? A mundemi ne, realisht, ta realizojmë këtë ëndërr? Do ju jap një shembull. Në vitin 1998 isha në një seminar ndërkombëtar dhe referatin e mbajti trajneri i Francës. Atje mësova diçka që dua ta ndaj me ju. Vite më parë, presidenti Zhak Shirak kishte pyetur drejtuesit e sportit në vend si mund ta fitonin Kupën e Botës. Ai këtë e ngrinte si çështje pasi vende të tjera të mëdha europiane si Gjermania, Anglia apo Italia, kishin fituar kupë bote e Franca jo (në thelb, edhe deklarata e Ramës ngjan me “kërkesën” e Shirakut). Dhe ekspertët francezë i dhanë përgjigje, duke radhitur disa pika të rëndësishme. I thanë së pari se duhet të rritësh masivitetin cilësor. Për ta ilustruar këtë kam një ngjarje ku kam qenë vetë prezent. Pas ndeshjes tonë me Gjermaninë më 1967, ku pas barazimit gjermanët nuk u kualifikuan, zv/presidenti i UEFA-s atëherë tha “kam parë një ndeshje interesante, ku në fushë u futën dy 11-sha. Njëri përfaqësonte 1.5 milionë njerëz, kurse 11-shi tjetër përfaqësonte 1.5 milionë futbollistë”. Ja pra, kjo ka domethënie të madhe. Ne na duhet masiviteti cilësor. Në kushtet ku jemi ne mund të kapim masivitet. Pyetja lind: A ka mundësi ta kapim tani? Kapet sigurisht, por me 1.5 ose 2 mijë lojtarë nuk arrihet në masivitet me cilësi. Së dyti, duhet të rritet infrastruktura, pra terrenet sportive. Janë bërë përparime, por duhet ende shumë punë. Së treti, duhet të rritet niveli cilësor i stafeve teknike. Ne kemi trajnerë të mirë, por jo trajnerë të nivelit botëror, pra me eksperiencë në ndeshje të niveleve të larta. Pra duhet masivitet në cilësi edhe tek trajnerët. Së katërti, duhet të rritet cilësia shkencore e organizmave që merren me përgatitjen atletike, pra të futet kërkimi shkencor. Franca me këto pika e nisi dhe pas 10 vjetësh doli tek titulli botëror, më 2018 fitoi titull tjetër, pra janë zbatuar pikat e një projekti afatgjatë. Por a mund ta fitojmë ne një kupë Bote? Unë mendoj se para se të shkojmë tek ky objektiv, Shqipëria duhet të punojë fort në kampionatin e saj dhe me klubet e saj që të jenë klubet fillimisht që të kapin nivel europian, pra të fitojnë trofe në Europë. Pastaj mund të mendohet për kupë Bote. Dhe e para fare është që klubet tona të kenë sukses në Champions.
- Një shembull është kualifikimi ynë në Euro-2016...
Ishte e lavdishme që ne u kualifikuam në Europian pak vite më parë me Canën etj, por mos harroni nuk ishte hera e parë që shkuam kaq lart. Si herë e parë mund të llogaritet viti 1964, ku ne ishim në grup me Greqinë dhe Danimarkën. Me grekët i fituam të dy ndeshjet në tavolinë sepse ata refuzuan të luanin me ne, kurse me danezët fituam një ndeshje këtu e humbëm atje. Pra ky mund të quhet edhe kualifikimi i parë, paçka se situata në Europë dhe në futbollin europian krahasuar me ato vite ka ndryshuar rrënjësisht. Këto ngjarje sporadike duhet të jenë më të shpeshta dhe të shërbejnë si frymëzim.
- A mund të bëhet futbolli ynë si ai në botë? Thua janë pjekur kushtet për këtë?
Këtu ndikojnë klubet private, sepse jetojmë në kohë krejt tjetër nga e mëparshmja. Megjithatë, kohë më parë kryeministri ka përmendur klasat sportive. I ka futur edhe Rumania. Nuk është e thënë që të gjitha shkollat të kenë klasa sportive, por ato që kanë terrene mund ta bëjnë këtë. E dyta duhet që qeveria të ndërthurë veprimet e saj me federatën, sidomos në ndërtimin e fushave dhe kalçetove të ndryshme. Këtu nuk është fjala për gjëra të jashtëzakonshme, por me gjëra të vogla e nga pak mund të bëhet një kala e madhe. Brazili shquhet për prodhim lojtarësh që dalin nga rruga, plazhet etj, mund të dalin edhe nga ne nëse bëhen kalçeto e fusha gjithandej. Por nga ana tjetër duhen edhe njerëzit, se kudo të jenë këto fusha duhen trajnerët të orientojnë stërvitjen dhe seleksionimin. Por shoh që ka dhe elementë frenues.
- Për çfarë bëhet fjalë?
Është cenuar numri i fëmijëve që merren me futboll. Kjo ndodh ngaqë ka pagesa për zhvillimin futbollistik të fëmijës, me nga 50 mijë lekë e më shumë në muaj. Ata që kanë para e marrin këtë shans, por ata që s’kanë të paguajnë nuk e marrin. Që të rritësh masivitetin cilësor, s’mund ta bazosh të ardhmen vetëm tek fëmijët që kanë mundësi të paguajnë. Po ashtu për stafin që duhet punësuar në rrethe dhe këtu duhet të hyjë në lojë FSHF. Pra ajo paguan njerëz që i stërvisin këta fëmijë pa pagesë. Ky mund të jetë një projekt i realizueshëm, por shoh që është lënë në dorë të klubeve. Skema e tanishme i përjashton të varfrit të angazhohen zyrtarisht në futboll. Kjo pakëson numrin e lojtarëve cilësorë që mund të dilte nga ky kontigjent.
- Të kthehemi tek finalja e Conference League. Cili mund të jetë pozicioni i figurave të mëdha të futbollit?
Këtu kisha diçka për të shprehur. Si është e mundur që në këtë finale, personalitetet e sportit (ku hyj edhe unë), nuk kanë marrë ftesë? Ne pensionistët s’kemi mundësi të udhëtojmë e jo më të blejmë biletë. Çfarë morali u japim të rinjve?! Jam fitues i anketës 5 sportistët më të mirë të vitit 1967 me ekipin kombëtar të ndeshjes me RFGJ dhe i dekoruar nga Ministria e KRS-së me “Medalje të Artë”, futbollist i Skënderbeut të Korçës, Partizanit e Kombëtares... Më thonë hajde në Francë, po me çfarë të shkoj atje? Nga ana tjetër, bëhet festë e Skënderbeut, organizuar nga klubi shumësportësh me rastin e 100-vjetorit të Vëllazërisë së Korçës, dhe shefja e klubit T.M. heq foton time nga historiku e vihet një tjetër. Po si mund të ndodhë një gjë kaq e shëmtuar? Kjo është më shumë se tragjikomike. Mua më ndalon gjithë qyteti, më përshëndet, më do, më respekto, del një zyrtare dhe bën këtë veprim të ulët... Pra, dua të them, figurat e futbollit janë vlerë dhe vlerat duhen respektuar.
- Superliga po shkon drejt fundit, keni ndonjë mendim për kampionatin?
Patjetër që mund të shpreheshim gjatë për të gjitha ekipet, por unë, nëse më lejoni, do të vija theksin tek një fenomen që më duket shqetësues. Erdhëm në një kohë që jugu i Shqipërisë ka stakuar të prodhojë futboll. Këtu flas për disa klube të traditës, duke nisur nga Elbasani, Kavaja, Lushnja, Berati etj, qytete që i kanë dhënë shumë futbollit tonë. Se di se si arritëm në këtë gjendje. Unë mendoj se FSHF-së i duhet të nxjerrë konkluzione, për të përcaktuar faktorët që kanë çuar në një situatë të tillë. Situata ka shkuar aq keq sa në stadiumin e Kavajës kullotin delet. Këtu përgjegjësi kanë edhe vetë qytetet, por së pari FSHF duhet të nxjerrë përfundime të sakta. Edhe vende të tjera kanë kampionat me 10 ekipe, por ama në kategoritë inferiore kanë infrastrukturë e nivel sportiv.
Intervistoi: Adriatik BALLA