BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Ter Shtegen: Reali nuk do të na lerë të qetë, por Barça e di rrugën e suksesit në La Liga dhe Champions League

Ter Shtegen: Reali nuk do të na lerë të qetë, por

Portieri gjerman i skuadrës katalanase optimist për arritjen e objektivave në të dy frontet. I trembet faktit që Reali është afër dhe ushtron presion

Barcelona është gati jo vetëm të kthehet në fushë, por edhe të fitojë trofetë që janë në garë për këtë sezon. këtë e vërtetojnë edhe fjalët e lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit. Kështu, portieri i Barcelonës, Mark-Andre Ter Shtegen, dha një intervistë së fundi ku i komentoi gjasat e Barcelonës për t’u shpallur kampione e La Ligës, përderisa edhe tentoi t’u japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Përhapja e koronavirusit në botë bëri që të pezulloheshin të gjitha aktivitetet sportive në mars. Përveç stërvitjeve dhe ndeshjeve, edhe negociatat mes shumë palëve e pësuan të njëjtin fat. Ngjashëm ndodhi edhe me negociatat mes Barcelonës dhe portierit gjerman, pasi që dy palët vendosën t’i pezullojnë bisedimet deri të normalizohet situata. E përkundër që Ter Shtegen s’ka nënshkruar ende kontratë me katalonasit, ai pretendon se do të qëndrojë edhe më tutje në “Camp Nou”. “Nuk është e mundur që unë të largohem këtë verë. Në një moment kur shumë njerëz janë të shqetësuar për jetët e tyre, ne vendosëm t’i shtyjmë negociatat. Ndihem mirë në Barcelonë, pasi që edhe familja ime ndihet mirë”, u shpreh portieri i Barcelonës. Më pas Ter Shtegen tha se është bërë gati për rinisjen e kampionatit të La Ligës së shpejti, përderisa Barcelona e mban kreun e La Ligës me dy pikë më shumë sesa rivali Real Madrid. “Fizikisht, ne rrallë herë kemi qenë në një nivel kaq të lartë. Në aspektin psikologjik, ne do të jemi edhe më të përqendruar në ndeshjet që na kanë mbetur deri në fund. Ndeshjet pa tifozë nuk janë më tërheqëset të mundshme, mirëpo topi vazhdon të rrokulliset dhe ne e shijojmë këtë. Përkundër faktit që ne jemi në një pozitë mjaft të mirë, Real Madridi nuk do të na falë asgjë. Sa i përket Ligës së Kampionëve, ne kemi mundësi të mira për ta kaluar këtë rund dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, shtoi Ter Shtegen. Ndërkohë, bashkëlojtari i Lionel Mesit në Barcelonë, Zhordi Alba, ka thënë se entuziazmi i kapitenit argjentinas është ngjitës, përderisa katalanasit po përgatiten të kthehen në fushën e lojës pas krizës së koronavirusit. Pasi u suspendua në mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë, La Liga do të rinisë më 11 qershor, kur ndeshja e parë që do të zhvillohet do të jetë derbi mes Seviljes dhe Real Betisit. Barcelona, që ishte dy pikë para Real Madridit në tabelën e La Ligës kur u pezullua sezoni 2019/20, do të kthehet në fushën e lojës si mysafir kundër Real Majorkës, në ndeshjen që do të zhvillohet më 13 qershor. Kapiteni dhe gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë, Mesi, thuhet se ka qenë shumë i motivuar për rinisjen e ligës.  “Ai është një lojtar kyç për ne dhe ne duhet ta shijojmë faktin që e kemi atë me në gjatë gjithë kohës”, ka thënë Alba, në një intervistë për TVE. “Ta shohësh Leon me entuziazmin me të cilin është kthyer në skuadër… kjo është ngjitëse për pjesën tjetër të skuadrës”, shtoi ai. Mesi ka qenë golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon, me 19 gola të shënuara, ndërsa pas tij është Karim Benzema i Real Madridit me 14 gola