
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

"Tërbuan" Serbinë, Zvicra ia ndalon Xhakës dhe Shaqirit shqiponjën dykrenare në Botërorin e Katarit

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shtator 2022

Pas gjesteve të shqiponjës dykrenore nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në “Botërorin 2018”, në fitoren e bujshme ndaj Serbisë, u krijua një çështje e vogël. Në Zvicër, për FIFA dhe veçanërisht në Serbi, këto gjeste shkaktuan shumë diskutime dhe indinjatë. Dy skuadrat do të takohen sërish më 2 dhjetor në Botërorin e Katarit. Shqiponja dykrenore nuk duhet të jetë më problem atje.
Këtë e siguron drejtori i kombëtareve helvete Pierluigi Tami. Menjëherë pas shortit të grupeve më 1 prill 2022, Tami dhe delegacioni zviceran takuan trajnerin e kombëtares serbe, Dragan Stojkovic. “Ai na tha: Është dëshira jonë e përbashkët që kjo ndeshje të jetë e gjitha për futbollin”, – tha Tami për “Aargauer Zeitung”.
Në maj të këtij viti, presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit Dominique Blanc dhe sekretari i përgjithshëm Robert Breiter u takuan më pas me homologët e tyre nga Federata Serbe e Futbollit. Gjatë bisedës, serbët përsëritën se ekipi serb duhet të merret vetëm me futbollin. Megjithatë, është e paqartë nëse fansat dhe politikanët, gjithashtu do t’i përmbahen asaj. Kujtojmë se Xherdan Shaqiri është fyer nga tifozët serbë gjatë gjithë ndeshjes së vitit 2018.
Tami specifikon: “Nuk duam të bëjmë më të njëjtat gabime. Ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar”.
Pra, a do të thotë kjo se Zvicra ka vendosur ndalimin e shqiponjës dykrenare? Tami sqaron: “Nuk duhet të ketë as fjalë, as gjeste dhe as sjellje të përgjithshme që provokojnë ndjeshmëri të tjera. Kur brohorasim, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”.
Në vitin 2014, tashmë kishte një njoftim të ngjashëm nga shefat e federatës helvete. Granit Xhaka kishte postuar më herët një foto në Instagram, ku shoqëruesit e tij formonin me duar shqiponjën dykrenare shqiptare. Pak më herët, Xhaka kishte pozuar me fanellën e Gladbach me shqiponjën dykrenare. Ashtu si ish-kolegu i tij i “Nati”, Pajtim Kasami, i cili po ashtu bëri të njëjtin gjest me fanellën e Olympiacos.
Çështja u trajtua më pas në një takim në hotelin e kombëtares zvicerane dhe u deklarua e zgjidhur… deri në shqiponjën dykrenore, sërish në vitin 2018.
Më të lexuarat


Kuqezinjtë në Itali me notë të lartë, Broja titullar në humbjen e Çelsit

Tirana dhe Laçi bëjnë “paqe” në Kurbin, Vllaznia mund Dinamon dhe kap vendin e pestë

Lojtari i Barcelonës rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024, dëmtimet e pësuara nuk e lejojnë të jetë aktiv

Pas vetëm 6 minutash lojë, Mirlind Daku mahnit me golin e bërë në Rusi

Moment i artë për Brojën, e nis titullar në Premier League

Festë bardheblu në Kurbin, Florent Hasani kalon në avantazh Tiranën

Ibrahimoviç hedh hije dyshimi mbi rikthimin te Milani: Ta shohim se çfarë do të ndodhë

Zikaltërit mposhtin bindshëm Udinesen me “poker” golash dhe rimarrin kreun e Serisë A

Atalanta “gjunjëzon” Milanin mes spektaklit, Muriel vendos ndaj kuqezinjve, pesë gola në Bergamo

Pioli nuk dorëzohet, e sheh Milanin më lart se vendi i katërt në Serie A
