BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Sport

Tërhiqet Liga, Duka: Bojkoti e bëri punën, së shpejti nis kampionati

Tërhiqet Liga, Duka: Bojkoti e bëri punën, së shpejti nis

Nuk ka më bojkot, dhe kampionati pritet të nisë së shpejti, fillimisht me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë e më pas me javën e parë të Superligës. Edhe pse nuk ka një marrëveshje, duket se takimi Duka-Rama i ka dhënë drejtim situatës së rënduar me pezullimin e aktiviteteve futbollistike. Kështu, Liga Profesioniste e Futbollit e mbledhur dje në orën 13:00, vendosi t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e Kategorisë Superiore më 4 nëntor. Vendimi erdhi pas përgjigjes zyrtare të të mandatuarit të qeverisë për negociatat, Fidel Ylli, i cili një ditë më parë siguroi se të gjithë kërkesat do të realizohen nga kryeministri Rama, por klubet duhet patjetër t’i japin fund bojkotit. Një lajm shumë i mirë ky për futbollin në vend, me topin që më në fund do të nisë të rrotullohet që këtë fundjave për raundit e parë të Kupës së Shqipërisë e mesjavën e ardhshme edhe në Superiore. “Liga Profesioniste e Futbollit vendosi ditën e sotme për nisjen e aktivitetit futbollistik të Kategorisë Superiore për edicionin 2020-2021. Presidentët janë informuar për ecurinë e mëtejshme të procesit dhe arritën në konkluzionin se bojkoti ka arritur qëllimin e tij duke sensibilizuar qeverinë dhe opinionin publik për rëndësinë jetike që kanë këto ndryshime ligjore për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Për këtë arsye si dhe për të ndihmuar futbollistët, të cilët kanë sakrifikuar në këtë periudhë, vendosën unanimisht fillimin e edicionit futbollistik me Kupën e Shqipërisë ditën e diel dhe javën e parë të Kategorisë Superiore të mërkurën”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Kryeministri/ Rama: Tani po, hajde e diskutojmë

Liga vendosi t’i japë fund bojkotit pas letrës së djeshme të negociatori të qeverisë, deputetit socialist, Fidel Yllit se kërkesat e tyre janë në tryezën e kryeministrit dhe kanë mirëkuptimin e tij. Kështu, kampionati do të startojë ditën e mërkurë, më datë katër nëntor. Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili është shprehur se pas ndërprerjes së tani mund të ulen dhe të flasin për të zgjidhur hallet me mirëkuptim dhe me mirëbesim. “E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën. Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati”, ishin fjalët e Ramës nga llogaria e tij në “Tuitter”.

Duka: Bojkoti e bëri punën e vet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm në mbledhje e Ligës Profesioniste të Futbollit, që i dha fund bojkotit, theksoi se bojkoti, e ka arritur qëllimin e tij. “Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve”, u shpreh kreu i FSJHF-së. Më pas Duka foli për mundësinë e nisjes së kampionatit. Më parë ai tha se do të nisin ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. “E vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, kur do të luhet raundi i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e mërkurë fillon kampionati. Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat. Ka dakordësi për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment”, nënvizoi më tej Duka. Në fund ai foli për problemet e tjera, kryesisht atë të stadiumeve që nuk plotësojnë kriteret, për më tepër në kushtet kur pandemia e koronavirusit po rikthehet me ritme të larta. “Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Problemet me stadiumet? Nuk jemi për herë të parë në vështirësi sa u përket stadiumeve. E vendosëm ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që t’i përgatisim të mërkurën”, përfundoi Duka.