BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Teuta e Vllaznia luajnë Europën në Kupë, Laçi mbetet “macja e zezë” e Superiores,

Teuta e Vllaznia luajnë Europën në Kupë, Laçi mbetet

Shumë skuadra pretendojnë një nga tri vendet e para në renditjen e Superiores, por një pjesë e pretendentëve kanë shans të vetëm nga Kupa dhe po e vlerësojnë maksimalisht këtë aktivitet. Këtë gjë e dinë më mirë Teuta dhe Vllaznia, skuadra të traditës që luajnë ndoshta takimin më të rëndësishëm të sezonit, teksa përplasen për një biletë në gjysmëfinale pas barazimit 2-2 në sfidën e parë. Ai gol në frymën e fundit nga Dejvi Kapllani në “Loro Boriçi” vë në pozita komode bregdetarët. Teutës në “Niko Dovana” i mjafton në fakt edhe një barazim pa gola ose 1-1 për të kaluar mes 4 më të mirave të kompeticionit. Edi Martini, gjithsesi e di mirë se një ndeshje nuk mund të luhet për tu barazuar pasi rrezikon shumë, i duhet të hedhë “në tapet” Vllazninë e tij skuadrën që i ka dhënë aq shumë si lojtar, por në futboll ka pak vend për nostalgjinë, profesionalizmi thërret. Nuk është çudi që të jetë një tjetër shkodran që ndëshkon sërish Vllazninë, ka ndodhur jo rrallë sezonet e fundit, këtë herë mund të jetë Rubin Hebaj, ndaj Luftëtarit gjeti një gol që e ndihmon në aspektin psikologjik dhe mbetet një sulmues nga i cili presin shumë, gjithsesi rreziku numër një mbetet Sherif Kallaku, protagonist një kampionati që pse jo e reklamon drejt një hapi të madh në të ardhmen, për momentin duhet të bëjë liderin për Teutën e tij. Edhe në kampin shkodran e shohin Kupën si një shans të artë, edhe pse të angazhuar në një luftë të vështirë për t’i shpëtuar “play-out”-it në kampionat, kompeticioni i dytë futbollistik për nga rëndësia është i vetmi ku mund të bëjnë një mrekulli duke gjetur Europën. Te Teuta është një objektiv i paracaktuar, dhe në skuadrën durrsake ndoshta mënyra më praktike për të gjetur kompeticionet kontinentale, në një kampionat ku rivaliteti për një biletë europiane është i jashtëzakonshëm. Të dyja skuadrat janë luhatur mes oshilacionesh këtë sezon, edhe pse klasifikimi thotë gjithmonë të vërtetë dhe avantazhon bregdetarët, ashtu si dhe forma momentale e skuadrave, Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh, Teuta vjen pas dy sukseseve, e vetmja skuadër në këto muajt e fundit që ja doli ti vërë stërkëmbëshin Tiranës, dhe më pas u shkarkua me një goleadë ndaj Luftëtarit, megjithatë çdo ndeshje bën një histori më vete, dhe kjo e kësaj çerekfinaleje Kupe, është mjaft interesante.

Bylis përballë Skënderbeut, rivaliteti është në disa qendra

Nëse Teuta dhe Vllaznia e kanë shans të vetëm për Europën, e njëjta gjë duket e vlen dhe për Bylisin, por jo për Skënderbeun që ka pozita më të mira në renditje. Luftohet për trofe dhe për Europa League. Goli i Bajramajt e mban Bylisin në vallen e kualifikimit, por gara mbetet e hapur, sidomos përballë një Skënderbeu që ka dhënë provat se është i aftë të bëjë edhe përmbysje. Në një futboll që ndryshon shpejt, Skënderbeu nuk ka më statusin e padronit të Superiores, por Europën e kërkon, edhe pse duke shpresuar një anulim, apo qoftë edhe një reduktim të dënimit që e mban jashtë saj në Gjykatën Federale të Zvicrës, nëse ja dalin edhe aty, me shumë mundësi do të kemi mundësinë të përjetojmë një tjetër epokë si ajo që mbyllën dy sezone më parë. Megjithatë të tëra këto janë, shpresa e ndoshta dhe plane, për momentin, sytë te Kupa. Për Bylisin skuadër e ngjitur këtë vit në elitë, duket mundësia më reale për të bërë surprizën e madhe, nisur edhe nga karakteristikat e kompeticionit, 4 ndeshje që të çojnë në Europë, përkundër një kampionati që ofron shumë më pak shanse për të gjetur dritaren europiane. Skuadra e Dovedan vjen pikërisht pas një fitoreje të freskët ndaj Skënderbeut, 1-0 fundjavën e kaluar po aq sa në çerekfinalen e parë të Kupës, por mbetet gjithçka e hapur, dhe në kampin mallakastriot e dinë se duhet të djersijnë fort për të kaluar turin. Ilir Daja dhe stili që po aplikon me këtë Skënderbe mbetet në fakt kundërshtari më i rrezikshëm, një skuadër cinike që shfrytëzon më së miri rastet e krijuara dhe një moment shpërqendrimi të rivalëve, karakteristika fatale për një sfidë me eliminim të drejtpërdrejtë.