BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Sport

Teuta ka humbur sharmin e kampiones, mbrojtja fut ujë, pozitat të dobësuara

Teuta ka humbur sharmin e kampiones, mbrojtja fut ujë, pozitat të

Teuta fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, një triumf që vinte pas 27 vjetësh, duke qenë se titullin e fundit e kishte fituar në vitin 1994. Marrja e titullit i dha asaj mundësinë të luante në Champions e pasi u eliminua nga Liga ne Kampioneve luajti në Konference League, duke arritur deri në turin e tretë. Natyrisht që pati përfitime të mira nga kjo ecuri dhe për shkak të cilësive të grupit që e ka ruajtur, blerjeve që bëri në verë dhe situatës së mirë financiare skuadra durrsake qëndroi me pretendime edhe këtë sezon, por pas mbylljes së nëntë javëve të para Teuta ka grumbulluar 13 pikë e ndodhet në vendin e 4-t, me vetëm një pikë më shumë se Laçi i vendit të pestë dhe dy pikë më shumë se Egnatia e vendit të gjashtë. Kuptohet, nuk është jashtë objektivave sezonale, por nuk ka dhënë shenja që mund ta fitojë këtë kampionat përballë rivalëve si Tirana, Kukësi, Vllaznia e madje dhe Laçi, i cili llogaritet si kockë e fortë dhe që mund të jetë përcaktues në fazën e fundit.

Statistikat e fazës së parë

Duke vërejtur statistikat e ndeshjeve të saj, kupton që Teuta është më mirë në sulm se një vit më parë, por asaj i fut ujë mbrojtja, e cila nuk është e vendosur mirë dhe ka probleme. Për pasojë, edhe pse ka pikë të njëjta, ajo nuk është aspak bindëse sikurse ishte një vit më parë, pasi edicionin e shkuar përcaktuese doli mbrojtja e saj pothuajse e pathyeshme. Në fakt, Teuta është e vetmja skuadër që rezulton se në raport të pikëve me sezonin 2020-2021 nuk ka asnjë ndryshim. Djemtë e detit kanë marrë 13 pikë, aq sa dhe në nëntë javët e para të kampionatit të shkuar. Ajo që bie në sy është numri i golave të shënuar dhe atyre të pësuar, me durrsakët që një edicion më parë kishin realizuar 5 gola, ndërsa këtë edicion kanë shënuar më shumë se dyfishin, ndërsa për numrin e golave të pësuar diferenca është akoma dhe më e madhe, pasi prapavija është treguar më e brishtë këtë sezon me 11 gola të pësuar, ndryshe nga një vit më parë kur kampionët kishin mbrojtjen më solide me vetëm 3 gola të pësuar. Balanca midis sulmit dhe mbrojtjes, me 11 gola të shënuar e po aq të pësuar, e nxjerr diferencën 0 gola, që do të thotë se Teuta ka probleme serioze. Një vit më parë, ky tregues ishte +2, që do të thotë se skuadra kishte bilanc pozitiv e në progres e jo në “ajër” si tani.

Rikthimi i të dëmtuarve

Siç e shprehëm edhe më lart Teuta është duke vuajtur në këtë edicion të Superiores, të paktën në javët e fundit ka qenë një ecuri për tu harruar. Ekipi kampion në fuqi ka tre ndeshje pa marrë pikë të plota. Së fundmi, durrsakët u ndalën në një barazim 2-2 ndaj Skënderbeut, në një takim ku trajneri Edi Martini vuante mungesa të rëndësishme si pasojë e pezullimeve me kartonë. Megjithatë, këtë javë, ku Djemtë e Detit do të përballen me Partizanin, trajneri shkodran do të ketë sërish në dispozicion lojtarë të cilët konsiderohen titullarë fiks. Fjala është për Adolf Selmanin, Albano Aleksin, Xhekson dhe Ruben Aquah. Kështu, në ambientin durrsak janë të motivuar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive, teksa Partizanin ia dolën ta mposhtnin edhe në fazën e parë.