BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Teuta mposht Partizanin në startin e kampionatit të ri, vendos një gafë e Alban Hoxhës

Teuta mposht Partizanin në startin e kampionatit të ri, vendos

Startoi zyrtarisht dje kampionati i ri kombëtar, me një ndeshje ndërmjet dy emrave të mëdhenj të futbollit tonë, sikurse janë Partizani e Teuta. Ky kampionat nisi vetëm pak ditë pas mbylljes së angazhimeve të Kombëtares në grupin I kualifikues për shtatorin, ku u bënë paraqitje të mira dhe u zbuluan lojtarë të rinj cilësorë që ngjallën shpresë. Për të treguar se edhe kampionati është po kaq i mirë, Partizani e Teuta e konceptuan këtë ndeshje si luftë e vërtetë, pasi në lojë ishte imazhi i klubeve, merkato verore e bërë prej tyre dhe natyrisht trepikëshi. Një nisje e mbarë do të ishte ogur i mirë për të dy kampet, por dje fati i buzëqeshi Teutës, e cila e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 1-0, duke e nisur mbarë edicionin, madje e nisi aty ku e la, si kampione. Durrsakët e zgjidhën ndeshjen në fillim të takimit, në minutën e 18-të, kur Gjeorgjiev shënoi për “djemtë e detit” dhe me këtë gol Teuta ia doli ta ruajë epërsinë deri në fund dhe të dalë nga stadiumi “Elbasan Arena” me tri pikë. Një start me fitore do të thotë shumë dhe Teuta në këtë aspekt ka marrë shumë, kurse Partizani, edhe pse bëri lojë më të mirë, e nisi me humbje, diçka që ngjan keq për një skuadër që ka bërë shumë lëvizje në merkaton e verës dhe që pretendon të fitojë titullin.

Ndeshje e nivelit të mirë, protagonist edhe VAR

Takimi ishte pritës për Teutën, por ndeshja luhej në stadiumin kombëtar në Elbasan, pasi stadiumi i Durrësit po rikonstruktohet. Për herë të parë në kampionatin tonë, u aplikua edhe videoasistenti i gjyqtarit, pra VAR, i cili u bë protagonist në disa moment të lojës, veçmas në akordimin e një penalltie për të kuqtë në fillim të pjesës së dytë. Në stadium, për herë të parë pas një kohe të gjatë pandemie, që la pasoja edhe në sport, u lejuan tifozët, në numër të kufizuar sipas rregullores (30%), ku dominonin tifozët e skuadrës së kuqe. Sa i takon ndeshjes, Partizani u tregua superior në treguesit sportivë, por në futboll ka vlerë rezultati dhe rezultati shkoi në favor të Teutës. Goli i Gjeorgjievit në minutën e 18-të erdhi pas një gafe të portierit Alban Hoxha, që mbajti topin më shumë se ç’duhet dhe në fund, në tentativë për ta larguar, e përplas tek lojtari kundërshtar dhe sfera përfundon në rrjetën e skuadrës së kuqe. Më pas loja e Partizanit gjallërohet dhe e dominon fushën në të gjithë dimensionin, por kjo s’mjafton. Në fillim të pjesës së dytë, falë edhe VAR-it, Partizani fiton penallti, por Stenio Junior gabon në gjuajtje duke e çuar sferën jashtë. Edhe pse trajneri Ilir Daja i luajti të gjitha kartat, duke aktivizuar Markun, Kaçen, Malën e lojtarë të tjerë cilësorë, nuk ia doli të barazojë dhe Teuta del nga Elbasani me tri pikë të çmuara ndaj një rivali për titull. Duhet thënë se është vetëm takimi i parë i sezonit dhe nuk ndikon për vazhdimësinë, por vlen si efekt për imazhin dhe humbja e penalizon Partizanin, i cili ka bërë shumë lëvizje, por grupit i duhet kohë të harmonizohet. Kurse Teuta, falë bërthamës së ruajtur dhe pragmatizmit të saj, konfirmohet si pretendente edhe këtë sezon. Sot dhe nesër luhen ndeshjet e tjera të javës së parë.