BREAKING NEWS

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të ardhmen e “frikshme”

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH zbardh bilancin e 24 orëve të fundit

COVID në Shqipëri/ Më shumë se 900 raste të reja, MSH
x
BREAKING NEWS

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset për anëtarësim

Zgjerimi i BE, lajm i mirë për Shqipërinë, rriten shanset
x
BREAKING NEWS

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike të premten

Temperatura deri në 40 gradë, moti bën kthesën drastike
x
BREAKING NEWS

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr vendimin për Sokol Mjacajn, ia ‘hedh çelësat në det’

Vrau dy turistët çekë në Prekal, Gjykata e Lartë merr
x
BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x

Sport

Teuta u beson “ekuacioneve” për pjesëmarrje në Europë, Tirana frikë nga largimet

Teuta u beson “ekuacioneve” për pjesëmarrje në

Teuta ka zhgënjyer jo pak këtë sezon, ndërkohë që nuk bëhet fjalë të fitojë ndonjë trofe apo çmim. Por “djemtë e detit” ende besojnë se mund ta kapin Europën, paçka se shanset janë krejt minimale dhe varur nga ecuria e ekipeve të tjera. Durrsakët aktualisht janë në vendin e gjashtë, por ndodhen vetëm 3 pikë larg Kukësit dhe Vllaznisë që e shohin veten në vendin e katërt në kuotë të barabartë pikësh. Matematika e lejon Teutën që të shpresojë për të arritur Europën, por kualifikimi do të kërkonte një “ekuacion” perfekt. Vendi i tretë, që të dërgon direkt në Evropë, është i pamundur për tu arritur për vetë faktin se Teuta në ndeshjet direkte me Partizanin është mundur. Edhe në rastin se Partizani do i humbiste të dyja ndeshjet e Kukësi e Vllaznia të fitonin nga një, sërish durrsakët pas vetes do linin vetëm Kukësin. Opsioni i vetëm është vendi i katërt. Nëse Teuta do ti fitonte të dyja ndeshjet e saj dhe Kukësi e Vllaznia do të dështonin respektivisht në sfidat e tyre atëherë djemtë e detit më pas do të prisnin finalen e Kupës ku do të bënin tifo për Laçin. Në rast se Kukësi dhe Vllaznia do të fitojnë nga një ndeshje dhe Teuta merr 6 pikë të plota, atëherë Vllaznia do të mbante vendin e katërt përsëri, për shkak të golavarazhit më të mirë edhe pse do ishin në kuotë të barabartë pikësh të tria skuadrat dhe Kukësi do të dilte i gjashti. Skenari i radhës do ishte nëse Teuta do të merrte 6 pikë, Vllaznia të mos marrë më shumë se dy barazime e Kukësi të arrijë vetëm një fitore, do i jepte mundësinë durrsakëve të ishin në kuotë të barabartë pikësh me verilindorët e në ndeshjet direkte janë më superior e do u merrnin vendin e katërt. Llogaritë janë tepër të komplikuara, por kjo nuk do i ndalojë durrsakët që të tentojnë për të shpëtuar një sezon tepër të ngarkuar e me shumë luhatje.

Tirana nis punën për të mbajtur të bashkuar grupin

Ndërsa Teuta ka probleme me objektivat, duket se edhe Tiranës i ka filluar “dhimbja e kokës”. Largimet janë në prag të derës, por Tirana ka nisur nga puna për të ruajtur grupin e futbollistëve të këtij sezoni që u shpall kampion për të 26-tën herë në historinë e kryeqytetasve. Me kualifikueset e Champions League në horizont, drejtuesit e klubit bardheblu vijojnë punën për të blinduar elementët më të spikatur të organikës së trajnerit Orges Shehi ndërsa së fundmi kanë rinovuar kontratën me Filip Najdovskin. Maqedonasit i skadonte kontrata në fundin e këtij sezoni, mirëpo Tirana ka arritur të bindë mbrojtësin për të firmosur një kontratë dyvjeçare edhe falë termave financiarë të përmirësuar. Në këtë formë, Najdovski, do të mbetet një nga garancitë e Tiranës në prapavijë për Kupat e Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm. Sakaq, drejtuesit e bardhebluve po punojnë të sigurojnë rinovimin edhe me të tjerë futbollistë që iu përfundon kontrata në fundin e sezonit ndërsa synojnë të ruajnë boshtin e ekipit për të nisur një cikël fitues. Nga ana tjetër, vijon puna edhe nga fronti i merkatos teksa do të synohen goditje cilësore për të rritur nivelin e performancës së skuadrës në Champions League.