Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teuta vijon me spastrimet në merkato, Tirana e nis me konfirmimin e stafit

Postuar: 12/06/2019 - 07:28

Tirana do të ketë edhe më tej Ardian Memën trajner të saj, pavarësisht se në ditët e para të qershorit kishte dilema për qëndrimin e mëtejshëm të Memës në krye të pankinës bardheblu. Por situata u përmirësua dhe raportet mes trajnerit dhe presidentit të klubit Refik Halili vijojnë të jenë të mira dhe referuar edhe medias së shkruar sportive midis Halilit dhe Memës ka bashkëpunim, një raport që e vendos trajnerin në ballë të punëve. Kuptohet, Mema do të kërkojë dorë të lirë në treg, për të bërë blerje cilësore, gjë që është e drejtë legjitime e tij, për të pasur nën komandë një grup konkurrues dhe që të luajë në kompeticionet e UEFA-s, por disa faktorë të brendshëm, por edhe të jashtëm, kanë ndikuar në këtë situatë jo dhe aq premtuese për ringritjen e Tiranës në nivelin e një pretendenteje për titull. Sidoqoftë, pozitiv është fakti që Tirana do të vijojë me trajnerin e mëparshëm, pra me Ardian Memën, edhe pse zyrtarisht Halili nuk ka dalë në konferencë shtypi për këtë çështje. Me Memën edhe grupi ndihet më mirë dhe skuadra e ka një bazë pune, ku elementët e dinë pozicionin e tyre në skemën taktike dhe detyrën në fushë në përgjithësi.

Teuta vijon spastrimet, por ka edhe afrime

Teuta e Durrësit vijon spastrimet në radhët e saj dhe pas Amadou Latif e Erlis Frashërit, sot ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit edhe me dy futbollistë të tjerë që veshën fanellën e ekipit gjatë këtij sezoni. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin shkodran Ditmar Bicaj dhe mesfushorin Sekou Kamara, të cilët iu bashkuan Teutës verën e kaluar, pasi lanë Flamurtarin. Në një postim në rrjetet sociale, Teuta ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me të dy këta futbollistë, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë sezonit që sapo u mbyll. Ndërkohë, paralelisht drejtuesit durrsakë vijojnë punën për t’u përforcuar në prag të garave europiane, ndonëse ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë futbollist. Ndërkohë, vetëm pak minuta pasi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Ditmar Bicajn dhe Sekou Kamara, Teuta lajmëroi se ka bërë edhe afrimin e parë për sezonin veror të merkatos. Në fakt bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi të mbrojtësit Rustem Hoxha, i cili është rritur në skuadrat e moshave te Teuta dhe ka mbrojtur ngjyrat e durrsakëve deri në verën e 2017-ës. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Luftëtarit në sezonin që sapo u mbyll, ku edhe dhuroi paraqitje mjaft të mira, duke bindur durrsakët ta rikthejnë sërish në gjirin e skuadrës.

Të huajt e Superiores po largohen, i presin klubet shqiptare në Kosovë

Merkatoja e verës ka nisur shumë aktive në Kosovë ku shumë skuadra kanë nisur përforcimet e verës. Skuadra e Gjilanit është ajo që pak ditë më parë largoi thuajse gjysmën e skuadrës ndërkohë që sot ka ardhur një zyrtarizim jo pak i bujshëm në Kosovë. Ish-mbrojtësi i Luftëtarit, Xhekson Ferreira ka firmosur zyrtarisht me Gjilanin, skuadër që drejtohet nga Gentian Mezani. Mbrojtësit të Luftëtarit i ka përfunduar kontrata vetëm ditën e djeshme dhe pak minuta më parë ka firmosur në Ipko-Superligën e Kosovës. Braziliani Xhekson i bashkohet në këtë mënyrë ish-trajnerit Gentian Mezani me të cilin kishte mundësi të punonte për disa javë te Luftëtari para se drejtimin e skuadrës ta merrte Ahmataj. Kujtojmë që Xhekson ishte një nga të përjashtuarit e Luftëtarit pak ditë para se të mbyllej kampionati, megjithëse ka qenë ndër më të dalluarit në fushën e blertë. “SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Xhekson Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm. Ferriera, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë edicionin e kaluar ishte pjesë e FC Luftëtarit në Kategorinë Superiore, derisa në të kaluarën ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Brazil dhe Greqi. SC Gjilani njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë shumë risi në afatin kalimtar të verës dhe në ardhjet e reja”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 15:57

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Postuar: 16/06/2019 - 09:04

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Postuar: 16/06/2019 - 07:56

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga t

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Lig

Postuar: 16/06/2019 - 07:53

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, natyrisht arritjet dhe mangësitë e veta.

Postuar: 15/06/2019 - 07:21

Kanë marrë fund dilemat për drejtimin e Milanit, sepse ish-tekniku i Sampdorias, Mario Xhiampaolo

Postuar: 15/06/2019 - 07:20

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Partizani ka arritur marrëveshje me Franko Lerdën, tekni