
Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Teuta zhyt “nëndetësen” dinamovite, Tirana nuk e lëshon kreun

Shkruar nga Adriatik BALLA 8 Dhjetor 2021

Java e 12-të e Kategorisë Superiore ka nisur keq për Dinamon e shumë mirë për Tiranën. Të dyja skuadrat kryeqytetase vinin në këtë xhiro të garës pas zhgënjimit të një jave më parë, prandaj u duhej të bënin kthesën e duhur. Dhe kthesën e bëri Tirana, e cila pati përballë një skuadër disi më të lehtë, Kastriotin, që e mundi me shifrat e thella 3-0 dhe ruajtur kështu të paprekur kreun e renditjes, kurse blutë dinamovitë, edhe pse vinin nga një zinxhir zhgënjimesh, nuk ia dolën përballë Teutës, në një ndeshje ku fitues ishin durrsakët me rezultat të ngushtë 1-0. Për Dinamon kjo është një humbje dëshpëruese dhe rrezikohet tashmë pankina e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Dinamon e ndëshkon më i miri, portieri Bakaj
Blutë zhgënjyen dhe një herë tjetër. Dje u mundën në duelin përballë Teutës në stadiumin “Elbasan Arena”, me rezultatin minimal 0-1. Në një sfidë ku pritej reagimi pas humbjes së thellë në Laç, kryeqytetasit u “tradhtuan” edhe nga më i miri i javëve të fundit, Edvan Bakaj. Portieri shpëtoi 3-4 herë kuadratin në pjesën e parë ndaj Teutës, por më pas bëri një grushtim katastrofal në fillim të pjesës së dytë dhe devijoi në rrjetë një krosim të ardhur nga këndi, duke u dhënë suksesin durrsakëve. Një autogol që e “vret” shumë Dinamon në rrugën e saj të pretenduar për titull. Nga ana tjetër, kjo ishte fitorja e parë e Renato Arapit si trajner dhe njëkohësisht rikthimi te suksesi i Teutës, që nuk fitonte prej 6 ndeshjesh, ndërsa Dinamo merr humbjen e dytë radhazi dhe tregon se është ende shumë larg pritshmërive. Për momentin Teuta forcon pozitat në tabelë, kurse dinamo po rrëshqet në zonën e ftohtë.
Tirana bindëse ndaj Kastriotit, vendimtar Seferi
Tirana e barti si duhet detyrën në këtë duel të javës së 12-të me Kastriotin, duke fituar 3-0 dhe duke marrë tri pikë me vlerë që i forcojnë pozitat në kryesim. Sinjalet e para të kryeqytetasve erdhën me anë të Vesel Limajt që provoi në minutën e 10 nga distanca e pastaj u ndal në hyrje të zonës nga mbrojtja kundërshtare. Megjithatë, Taulant Seferi zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, pasi u tregua i saktë në hyrje të zonës dhe mposhti portierin Sali. Bardheblutë nuk e ulën ritmin dhe vazhduan të ishin ofensivë në fushë. Në këtë formë, erdhi edhe goli i dytë me Majkëll Ngo që përfitoi nga një gabim i Karakaçit dhe nisi të vetëm përpara Seferin. Lojtari nga Kumanova edhe njëherë tjetër u tregua i ftohtë dhe shënoi të dytin për të tijtë në minutën e 45-të. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, kurse në fillim të pjesës së dytë Hoxhallari ishte pranë golit por e ndali traversa. Gjithsesi, për të vendosur pikët në kasafortë, mendoi Majkëll Ngo, i cili këtë herë u shërbye nga Seferi në minutën e 74-t dhe përballë Salit nuk e pati të vështirë për të shënuar. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe bardheblutë marrin fitoren e dytë radhazi duke ruajtur vendin e parë të klasifikimit me 27 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti zhytet në fund me vetëm 5 pikë të grumbulluara pas 12 javëve kampionat.
Më të lexuarat


Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi
