Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Teutën e nderon një “Sherif”, durrsakët marrin kreun e Superiores

Postuar: 19/10/2019 - 07:16

Dje startoi java e 8-të e kampionatit kombëtar, Kategoria Superiore, me vetëm një takim, Teuta-Flamurtari, ndërkohë që katër ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje do të luhen pasditen e kësaj të shtune. Dueli i djeshëm i luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Durrësit ishte i fortë dhe me rivalitet të spikatur, por dukshëm të dyja skuadrat u përpoqën të bënin më të mirën e tyre në aspektin rezultatit. Teuta ishte në grupin e kreut, në kuotën e 12 pikëve, kështu që dueli merrte rëndësi të veçantë për kreun e renditjes. Dhe e fituar doli Teuta e trajnerit Bledi Shkëmbi, e cila me trepikëshin e djeshëm shkon në 15 pikë, në vend të parë përkohësisht, por duke lënë pas rivalët direkt që do t’i luajnë sot ndeshjet e tyre. Kjo Teutë është e gatuar si pretendente për titull dhe ky sezon, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, do të ketë një rivalitet të spikatur për trofeun, pasi përveç dy skuadrave të kryeqytetit, Tiranës e Partizanit, të deklaruar si pretendentë për titull nga rrethet janë Teuta, Kukësi dhe Skënderbeu, ndërsa çudirat kanë ndodhur që në javët e para, sepse Bylisi e Vllaznia kanë marrë shumë pikë dhe po rivalizojnë për kreun, duke e bërë garën më të bukur e më interesante. Sidoqoftë, niveli i garës në tërësi lë për të dëshiruar.

Ndeshja, Teuta merr përkohësisht kreun

Pra, niveli i garës mbetet në tërësi jo në lartësinë e kërkuar, por grimca emocionesh shfaq çdo ndeshje dhe këtë e pati mbrëmë edhe dueli i luajtur në Elbasan. Kështu, Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në “Elbasan Arena” dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Superiore në kuotën e 15 pikëve. Java e 8-të e kampionatit nisi me suksesin e skuadrës së Bledit Shkëmbit që në fushën asnjanëse të Elbasan iu fal një gol të liderit të ekipit Sherif Kallaku për të thyer vlonjatët. Në fillimin e pjesës së dytë talenti i kombëtares Shpresa bëri gjithçka në mënyrë perfekte brenda zonës duke realizuar një gol shumë të bukur që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Teutës. Vazhdon të mos shoh dritë në fund të tunelit Flamurtarit që nuk njeh ende fitore dhe në këto 8 javë ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Me këtë humbje të radhës trajneri Dritan Sadedini rrezikon shkarkimin. Flamurtari nuk bëri një ndeshje të keqe por, pavarësisht përpjekjeve, nuk kishte kualitetet e duhura për t’i bërë dëm Teutës ndërkohë që durrsakët iu falën yllit të tyre, Sherif Kallakut për të marshuar të vetëm në krye.

Shkëmbi: Dëshiroj të mbajmë kreun deri në fund

Trajneri Bledi Shkëmbi u shfaq i gëzuar pas ndeshjes së djeshme të fituar ndaj Flamurtarit, duke thënë se kreu duhet mbajtur deri në fund. “Komplimente futbollistëve se kemi gjithë javën që kemi punuar, kemi kërkuar të jemi seriozë duke e ditur që ishte ndeshje e vështirë, ose më saktësisht e dimë që më të vështira janë të ashtuquajtura të lehta. Jam i kënaqur nga futbollistët, kanë kërkuar maksimumin, por kemi pasur situata jo të mira ndonjëherë e janë normale në një ndeshje. Teuta duhet të vazhdojë të luajë si në pjesën e dytë ku patën më shumë raste, pastaj të punojmë që katro raste të shënojmë ndonjë gol më tepër se asnjëherë në futboll nuk ndodh që të gjitha rastet të shënohen gola. Kemi punuar për këtë mënyrë loje me krosime të Çyrbjes, më vjen keq që nuk u shfrytëzuan. Vazhdoj të kem besim dhe do të punojmë që të përmirësohemi më shumë. Sa i përket Avdylit, nuk diskutohet që në krah nuk është roli i tij më i mirë, por nuk mendoj se shkoi keq. Në vend të parë duhet të jesh në ndeshjen e fundit, nuk ka rëndësi gjatë kampionatit. Por sa më shumë të rrish lart, aq më shumë ambientohesh dhe shpresojmë që të qëndrojmë sa më gjatë aty”, theksoi Shkëmbi./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:56

Bota e futbollit italian është tronditur nga një skandal seksual. I prekur është futbolli italian, ku portieri i Reggiana, Matteo Voltolini, është bërë protagonist i një vide seksuale.

Postuar: 21/11/2019 - 14:26

Pas Edi Reja, rinovimi i kontratës me trajnerin e kombëtares konfirmohet edhe nga Federata Shqipt

Postuar: 21/11/2019 - 11:52

Prestigjiozja italiane i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së inaugurimit të stadiumit

Postuar: 21/11/2019 - 10:34

Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-ës por ti dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku ital

Postuar: 21/11/2019 - 07:24

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi i Totenhemit,

Postuar: 21/11/2019 - 07:23

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e d

Postuar: 21/11/2019 - 07:21

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në grupin H kualifikues të Euro-2020, që Shqipëria luajti k