BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Sport

Thellohet kriza tek Vllaznia, trajneri Jonuz braktis ekipin dhe lë një letër lamtumire

Thellohet kriza tek Vllaznia, trajneri Jonuz braktis ekipin dhe lë një

Vllaznia nuk po gjen qetësi. Edhe një herë tjetër kthehet në qendër të vëmendjes me zhvillimet e saj aspak normale, ku së fundmi, “anijen kuqeblu” e ka braktisur edhe “kapiteni” i saj, trajneri Mirsad Jonuz. Justifikimi i trajnerit lidhet me kushtet kontraktuale që mbarojnë në fund të majit, por duket se kjo lëvizje shkon përtej kontratës. Lojtarët dhe stafi kanë kohë pa u paguar dhe kjo situatë më tej nuk shtyhej dhe si duket trajneri, duke kuptuar situatën e rëndë me lojtarët, ka zgjedhur vetë i pari të braktisë Vllazninë, për t’u kthyer në vendlindjen e tij në Maqedoni dhe të lerë në klub një letër lamtumire që mbart shumë enigma. Kështu, referuar dhe informacionit që vjen nga Shkodra, menjëherë pas fitores 1-3 në Vlorë përballë Flamurtarit, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz kishte udhëtuar për në atdheun e tij, Maqedoninë e Veriut, prej ku ka njoftuar sot drejtuesit e klubit shkodran për dorëheqjen nga posti që mbante. Vendimin për largimin, trajneri Jonuz e ka komunikuar nëpërmjet një letre për drejtuesit e klubit dhe veçanërisht administratorin Suad Lici, ndërsa shkak duket se është bërë përfundimi i kontratës së tij me shkodranët. Trajneri nga Maqedonia e Veriut kishte një kontratë të vlefshme deri më 31 maj me klubin e Vllaznisë, por mungesa e një oferte për rinovim dhe problemet me dhënien e pagave, pasi pretendohet se ai nuk paguhej prej 4 muajsh. Natyrisht që largimi i Jonuz vjen në një moment tejet të papërshtatshëm, pasi të dielën Vllaznia do të udhëtojë drejt laçit për të luajtur takimin e parë të fazës së fundit, ndërsa synimi është që t’i largohen sa më shumë vendit të tetë dhe të sigurojnë mbijetesën në mënyrë direkte, pa pasur nevojën për ndeshje shtesë. Si të mos mjaftonin problemet ekonomike, që lanë skuadrën disa ditë pa stërvitje, tani në Shkodër do të duhet të bëjnë llogaritë edhe me largimin e trajnerit, ndërsa faza e fundit pritet të jetë vërtetë e komplikuar për Vllazninë.

Kontratat mbarojnë, Vllaznia në hall të madh

Çështja e pazgjidhur e kontratave ishte theksuar dhe nga kapiteni Gilman Lika pas ndeshjes me Flamurtarin dhe tanimë trajneri i shkodranëve ishte i pari që e vuri në zbatim, aq më tepër që duket se nuk ka kapërdirë edhe mospagesën e katër muajve nga ana e klubit. Jonuz e mori drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit me Vllazninë që për disa momente u duk sikur po rivalizonte dhe për Europën përpara se çështja e pagesave të fillonte të bëhej e dukshme në klubin shkodran, me lojtarët që pas rikthimit në stërvitje pas pandemisë së Covid-19 bojkotuan disa ditë stërvitjen pikërisht për shkakun e mospagesës dhe mungesës së një zgjidhjeje nga bashkia e Shkodrës.

Laçi, prova e madhe e Vllaznisë për të pretenduar Europën

Edhe pse në krizë të thellë, Vllaznia, me fitoren që korri në Vlorë përballë Flamurtarit, ia doli të ngjitet mjaft në renditje, duke parakaluar Bylisin dhe duke pretenduar, pse jo, zonën europiane. Teorikisht ka shanse të mira, dhe nëse merr pikë të mjaftueshme mund t’ia dalë të realizojë një objektiv madhor për këtë edicion, por me situatën që po kalon duket shumë e vështirë. Testi i parë i vërtetë për shkodranët do të jetë sfida e së dielës në Kurbin, përballë Laçit, një duel që i mat forcat reale të skuadrës shkodrane. Kurbinasit kanë barazuar pak ditë më parë me Teutën dhe do të tentojnë fitoren për të kapur vendin e dytë ose të tretë, për më tepër që luajnë në fushën e tyre. Kurse kuqeblutë shkodranë do të ishin të kënaqur dhe me një barazim, që i mban në vallen e objektivave. Nëse do ta përballojnë me sukses këtë sfidë, për të dalë me pikë nga fusha e vështirë e Kurbinit, atëherë kjo Vllazni do të thotë se di të përballojë krizat dhe ka lojtarë me dinjitet, që pavarësisht se nuk janë paguar, luajnë për fanellën, për grupin dhe egon e tyre.