BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Sport

“T’i bëjmë të na respektojnë”, Reja flet për sfidën me Izraelin: Asnjë alternativë tjetër veç fitores

“T’i bëjmë të na respektojnë”, Reja flet

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka dalë sot para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp, për të folur për ndeshjen kundër Izraelit. Ajo mund të jetë përcaktuese për shanset e Shqipërisë për të siguruar vendin e parë në Ligën B, që garanton play-off të Europianit 2024, por edhe vazon e dytë në shortin e kualifikuesve të tij.

“Unë e njoh pak forcën e Izraelit se i njohëm në ndeshjen e parë. Është një ekip që ka padyshim cilësi, pavarësisht se kush mungon apo luan. Kushdo që luan do të jetë në maksimum, pasi edhe Izraeli e di që është një ndeshje vendimtare, të dy palët do të duam të fitojmë. Pastaj të shohim kush është vendosur më mirë në fushë, kush ka mentalitetin e duhur dhe kush ka dëshirën për të bërë rezultatin, kjo vlen. Këto jemi, do ta luajmë në fushë, urojmë të fitojmë.

E dimë se pikët janë këto, ata kanë 5 pikë, ne kemi 1. Nuk na mbetet gjë tjetër veç fitores nëse duam të shpresojmë për vendin e parë, se nuk ka alternativa. Atyre mund t’u mjaftojë edhe një pikë, ne do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Se kush zbret në fushë do të bëjë maksimumin, pastaj çdo ndeshje ka episode, ne do të mundohemi që episodet të na japin të drejtë. Kemi nevojë për një paraqitje të madhe, do të luajmë ndaj një presioni të lartë, pasi këtu do të ketë shumë njerëz. Edhe lojtarët kanë ritëm të lartë dhe nga kjo pikëpamje duhet të jemi të përgatitur, nuk duhet t’u japim hapësira. Pastaj do të bëjmë lojën tonë, kemi punuar një javë, kemi shfaqur vëmendje edhe në aspektin taktik dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë.

Duhet parë fryma si hyn në fushë, duhet parë gjendja fizike dhe mendore. Solomon e njohim se na penalizoi, por përpara kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm, përtej faktit kush luan apo jo, kanë cilësi. Siç kemi edhe ne, kemi pasur vështirësi me mungesat, por kemi bërë paraqitje të mira. Këtu ka pak diskutime, duhet hyrë në fushë dhe të luajmë si duhet, me vendosmëri e besim, duhet të bëjmë të na respektojmë. Të kemi personalitet si gjithmonë. Nëse i hedhim në fushë këto, sa herë e kemi bërë, kemi bërë paraqitje të mëdha dhe kemi bërë edhe rezultat. Nesër pres këtë nga skuadra”, tha Reja.