BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

Tifozët e Çelsit, kërkojnë kthimin e Brojës në Londër, e cilësojnë më efikas se Lukaku

Tifozët e Çelsit, kërkojnë kthimin e Brojës në

Në radhën e legjionarëve kuqezi, ai që spikat më shumë është Armando Broja. Djaloshi 20-vjeçar shqiptar po shkëlqen me Sauthemptonin, pasi shënjon sa herë që aktivizohet në fushën e lojës. Edhe pse vinte nga dëmtimi, ai shënoi sërish dhe pavarësisht se skuadra e tij nuk ia doli të fitojë, Broja ka marrë zemrat e tifozëve anglezë për lojës cilësore që bën dhe natyrisht golat me vlerë për Sauthemptonin e tij. Kështu, Armando Broja shënoi në sfidën ndaj Brightonit golin e tretë në Premier League me fanellën e Sauthemptonit. Performancat e 20-vjeçarit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve të Çelsit, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit. Broja është shndërruar idhull në “Saint Mari Stadium”, ndërsa fansat e bluve të Londrës janë të zhgënjyer që një si Romelu Lukaku, që ka kushtuar më shumë se 115 milionë euro, nuk po shfaqet aq klinik sa sulmuesi kuqezi, të cilin drejtuesit e Çelsit e huazuan që t’i jepnin mundësinë për të fituar përvojë në elitën e futbollit anglez. Në humbjen 3-2 të Çelsit ndaj Uest Hem Junajtid, si Ksavi Havertz ashtu edhe Romelu Lukaku bënë paraqitje poshtë pritshmërive dhe iu desh të shënonin Thiago Silva dhe Mason Munt. Armando Broja, i cili po shkëlqen si me Sauthemptonin ashtu si në Kombëtaren Shqiptare, mund të jetë “ylli” i radhës tek i cili do të mbështetet trajneri Thomas Tuhel. Tifozët e Çelsit që tani kanë nisur t’i kërkojnë trajnerit gjerman që të kthejë sa më parë Brojën, madje mundësisht që në janar. Nuk mungon ironia e tifozëve të bluve të Londrës në “Tuiter”. “Broja duhet të merret në janar dhe Lukaku të ulet në stol”, shkruan një nga tifozët. “E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Verner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”, shkruan me ironi një tjetër. “Unë do të merrja Broja para Lukakut në çdo ditë të javës”, shkruan një tifoz fanatik.  “Armando Broja pa papërvojë, të cilin e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut, ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon, në më pak minuta”, shkruan në “Tuiter” një tjetër tifoz i Çelsit. “Anuloni huazimet e Brojës dhe Gallagher dhe kthejini sa më shpejt! Broja ka të njëjtin numër golash ??si Lukaku”, shkruajnë disa tifozë të tjerë.

Po çfarë bëri Broja në barazimin e Sauthemptonit?

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Armando Broja realizoi një gol shumë të bukur në ndeshjen Sauthempton-Brajtonit, për llogari të javës së 15-të në Premier League, që përfundoi në barazim 1-1. Sulmuesi i talentuar shqiptar, veproi bukur në zonën kundërshtare pas topit të marrë nga Redmond, dribloi me finte një mbrojtës mik, dërgoi topin në rrjetë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Goli i tretë në Premier League me “Shenjtorët” për 20-vjeçarin nga Malësia e Madhe dhe i pesti sezonal me ekipin ku është huazuar nga Çelsi. Nëntë minuta nga fundit, trajneri Ralf Hasenhutl e zëvendësoi Brojën. Rezultati ishte 1-0 për vendasit dhe tifozët vendas i dhuruan një “standing ovation” talentit të kombëtares shqiptare. Momente emocionuese në “St. Mary’s Stadium” me tifozët e Sauthempton që duartrokitën gjatë Brojën, eurogoli i të cilit nuk i dhuroi fitoren ekipit të tij. Kujtojmë që edhe tifozët e Kombëtares e kanë kritikuar Edi Rejën që nuk i dha mundësinë të luante në përfaqësuese si titullar.