BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Sport

Tifozët e PSG-së kërkojnë largimin e Mesit, Ronaldo kthehet në radhët e Portugalisë

Tifozët e PSG-së kërkojnë largimin e Mesit, Ronaldo kthehet

Dy prej lojtarëve më të mirë në botë në të gjitha kohërat, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, rivalë të përjetshëm mes tyre, ndodhen në një pozitë të vështirë aktualisht. Kjo ndodh për shkak se lojtarëve u ka humbur freskia e dikurshme dhe nuk janë më në qendër të vëmendjes, paçka se vijojnë të jenë më të paguarit në treg dhe kanë një imazh të fuqishëm. Madje Mesi s’ka pak kohë që ka fituar Botërorin. Por problemi i argjentinasit është dështimi me PSG-në, kurse i Ronaldos se ka përfunduar në një kampionat dytësor si ai i Arabisë Saudite. Sa i takon Mesit, mund të thuhet se kur gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve tifozët të vihen kundër. Kështu, tifozët e Paris San Zhermenit janë zemëruar me ekipin e zemrës për dështimin e radhës në Champions League. Edhe pse drejtuesit nuk po kursehen në afrimin e lojtarëve të mëdhenj, në fushë nuk kanë munguar problemet. Skuadra e Galtier tregoi fare pak ndaj Bajernit të Mynihut. PSG nuk shënoi dot gol në asnjë nga dy ndeshjet ndaj kampionëve të Gjermanisë dhe e meritoi eliminimin. Fitimi i Champions League është kthyer në fiksim në kryeqytetin francez, pasi PSG nuk e ka fituar kurrë më parë këtë trofe. Tifozët nuk kursejnë as Leo Mesin, në hije gjatë dueleve me Bajernin. Një sektor i rëndësishëm i ultrasve të PSG-së po përgatisin të fajësojnë argjentinasin gjatë ndeshjes së fundjavës. “Ne do ta vërshëllejmë atë gjatë ndeshjes me Renes. Ai paguhet shumë krahasuar me atë që jep në fushë. Nuk duam që ai të vazhdojë të jetë pjesë e PSG-së”, shprehen disa nga anëtarët ultras të kampionëve të Francës. Prej ditësh flitet për një transferim të “pleshtit” në Arabinë Saudite, aty ku do të shijojë një “pension” faraonik. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo do të përfshihet në skuadrën e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 këtë muaj kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut. 38-vjeçari Ronaldo ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij me kombëtaren pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Maroku. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid është larguar nga Evropa për t’u bashkuar me Al-Nasr të Arabisë Saudite, por ai mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar vendin e tij. Ai do të ftohet nga selektori i Portugalisë, Roberto Martinez. Mediumet në Portugali kanë bërë të ditur se Martinez është takuar me Ronaldon përpara se të vendoste të thërriste sulmuesin e klubit arab. Ronaldo ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje për Al-Nasr. Ai është efikas, por në jo pak raste stadiumi ngrihet në këmbë e brohoret emrin e Mesit, si për të dashur ta vërë në vështirësi.