BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Sport

Tirana “ankand” për pasuesin e Ahmatajt, por deri më 31 dhjetor do të jetë Egbo

Tirana “ankand” për pasuesin e Ahmatajt, por deri më 31

Tirana nuk e gjeti trajnerin as dje, madje dhe kur pritej një emër në orët e fundit të ditës. Janë lakuar shumë emra, përfshi dhe ish-teknikët Mirel Josa e Sulejman Starova, por sërish nuk ka “tym të bardhë” në klubin bardheblu. E ndërsa në klub diskutohet për emrin që do të pasojë Julian Ahmatajn në pankinën bardheblu, ku lakohen një sërë emrash, ish-lojtarë e ish-trajnerë, por jo vetëm, duket se është vendosur paraprakisht një normë, që ekipin ta drejtojë deri në fund të dhjetorit portieri i Tiranës pak vite më parë, Emanuel Egbo. Dhe është fakt që menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit mes Julian Ahmataj dhe Tiranës, seancat stërvitore të bardhebluve u zhvilluan nën drejtimin e Emanuel Egbo. Ky i fundit tashmë mesa duket ka marrë besimin e drejtuesve të klubit për të qenë në krye të stolit deri në fund të muajit dhjetor. Egbo është prej kohësh është pjesë e stafit bardheblu, me konkretisht në rolin trajnerit të portierëve te Tirana, teksa tashmë është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga ana e drejtuesve të klubit. Kështu në derbin e së premtes Egbo do të përgatisë skuadrën në mënyrë që të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe drejtuesit e Tiranës do të marrin kohën e nevojshme për të vendosur se kush do të jetë pasuesi i Julian Ahmataj në krye të stolit, me shpresën që skuadra t’i rikthehet normalitet dhe rezultateve pozitive.

Omuri: Tiranës nuk ia kanë fajin lojtarët e trajnerët, por drejtuesit

Ndërkohë, në kuadër të derbit me Partizanin, ka folur një nga ikonat e klubit bardheblu, pikërisht Bedri Omuri. Ai ka edhe kritika për mënyrën se si funksionon skuadra, merkaton, lëvizjet e trajnerëve etj, por beson se në derbin me Partizanin bardheblutë do të tregojnë vlera e do të thyejnë pas shumë vitesh dominimin e Partizanit. Duke folur për “RTSH Sport”, ai tha se derbi do të jetë i fortë, pavarësisht gjendjes aktuale të skuadrave. “Si të jetë trajneri, si të mos jetë trajneri, skuadrat dhe lojtarët i kanë të qarta detyrat. Derbi do të mbetet i fortë. Pastaj, Tirana ka dy ditë pa trajner nuk ka një sezon, kështu që në derbi është radha e lojtarëve të Tiranës që të tregojnë veten. Shpresoj që të jetë ndeshje e bukur të ketë spektakël dhe një derbi vërtetë ashtu siç i ka hije të dy ekipeve. Partizani ka mungesa ashtu edhe Tirana”, tha ai. Më pas ai tha se problemet e Tiranës vijnë nga vetë drejtuesit e jo nga lojtarët e stafi. “Nuk e kanë fajin te Tirana trajnerët, e kanë komplet drejtuesit dhe klubi…”, shtoi ai më pas vjen dhe parashikimi për derbin, që sipas Omurit duhet të flasë për Tiranën, paçka se gjendja aktuale nuk është më e mira. “Mund të jetë një minus që Tirana ka gjashtë vite që nuk fiton derbin, por mund të kthehet në plus për Tiranën. Derbi mbetet derbi, kudo të luajnë ekipet, gara do të jetë e fortë dhe të dyja ekipet do të bëjnë në fushë atë që kanë bërë gjithmonë, lojë me grintë e pse jo spektakël”, nënvizoi më tej Omuri. Në fund ai pranon se kjo skuadër nuk mund të fitojë titullin, duke e lidhur me dobësitë që ka dhe Tirana, është fakt, ka probleme, prandaj dhe ndryshojnë shpesh stafet teknike. “Duan të gjithë të dalin kampion, por unë e shoh titullin pak larg Tiranës edhe këtë sezon. Kurrë mos thuaj kurrë, por skuadra ka bërë shumë gabime kur nuk është luajtur gjysma e garës”, përfundoi Omuri. Nuk është vetëm ai, pasi dhe figura të tjera të bardhebluve kanë evidentuar faktin se skuadra ka probleme dhe këto probleme janë të brendshme, që lindin nga raportet e drejtuesve me stafin teknik dhe ekipin. Lojtarët që ka Tirana nuk janë të dobët, përkundrazi ka emra të spikatur, por problemi bardheblu mbetet vazhdimisht në kanalet e brendshme të drejtimit dhe këtu shigjetat shkojnë për presidentin Halili, të cilit i mbetet barra e rëndë e menaxhimit në kushtet kur skuadra po rrëshqet pak nga pak dhe po i largohet objektivave.

Adriatik BALLA