Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana barazon me Kastriotin, komplikohet dhe më tej mbijetesa

Postuar: 19/05/2019 - 07:59

Tirana e ka komplikuar së tepërmi pozitën e saj në Kategorinë Superiore, pasi, edhe pse ruan distancën me dy pikë ndaj Kastriotit, barazimi i djeshëm me krutanët në kryeqytet e vë në rrezik ekipin bardheblu, gjithmonë nëse Kastrioti ia del të fitojë dy ndeshjet e fundit. Në fakt, kalendari duket më i lehtë për krutanët dhe shumë më i vështirë për bardheblutë, të cilët do të përballen javën e ardhshme në Kurbin me Laçin. Edhe pse është dy pikë para Kastriotit, skuadra e trajnerit Ardian Mema rrezikon mjaft rënien nga kategoria. Sidoqoftë, barazimi i djeshëm me vlerë një pikë është e keqja më e vogël, pasi një humbje do të shkaktonte automatikisht zbritjen në vend të fundit dhe rrezikun e rënies në kategorinë e Parë. Me këtë barazim, të paktën Tirana ruan pozitën e saj, duke mbajtur prapa Kastriotin në klasifikim. Por a do t’ia dalë në dy javët e fundit? Kjo mbetet për t’u parë. Sa i takon ndeshjes, ajo pati ritëm, raste, lojë e bukur por asnjë gol. Tirana dhe Kastrioti barazuan 0-0 mes tyre në finalen e parakohshme të mbijetesës në “Selman Stërmasi”, duke lënë gjithçka të hapur për 2 javët e fundit të kampionatit. Tiranës do t’i mjaftojnë edhe 4 pikë nëse Kastrioti fiton dy sfidat e mbetura ndaj Teutës dhe Kukësit. Ishte një ndeshje që duhej fituar kjo për Tiranën, por pa praninë e tifozëve në stadium bardheblutë gabuan shumë përpara portës ndërkohë që në pjesën e dytë u ndalën edhe nga shtylla. Majkëll Ngo ishte ai që shpërdoroi më tepër para portës kundërshtare, ndërkohë raste të mira pati edhe Kastrioti por që bardheblutë dolën të pamposhtur nga kjo sfidë dhe meritat shkojnë edhe për portierin Ilion Lika. Portieri veteran i rikthyer në formacionin titullar nga Ardian Mema bëri disa pritje shpëtimtare. Në këtë barazim pa gola të Tiranës dhe Kastriotit, festoi më shumë Luftëtari që falë fitores 3-0 ndaj Kamzës në tavolinë siguroi edhe matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me titullin në “xhep” Partizani u mposht në “Niko Dovana” nga Teuta me rezultatin 2-0. Skuadra e Shkëmbit me këtë fitore blindoi vendin e 3-të dhe tashmë vendos nën presionin Kukësin pasi ka vetëm një pikë më pak se verilindorët. Golat për Teutën nga një për çdo pjesë u realizuan nga Progni dhe Sherif Kallaku ndërkohë që në minutat e fundit Sidibe u ndëshkua me karton të kuq. Nga ana tjetër, kjo javë prodhoi edhe një rezultat tjetër surprizë. Një fitore e bujshme e Skënderbeut në Kamëz me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Kukësit. Skuadra e Shehit mbajti gjallë shpresat për të kapur Europa League falë golave të Muzakës, Bregut dhe Pervan. Kjo ishte dhe një hakmarrje e vogël e korçarëve ndaj Kukësit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Pavarësisht mungesave dhe problemeve të shumta vazhdon të surprizojë Flamurtari i Ilir Dajës që në Vlorë falë një goli të Idriz Bathës, mposhti 1-0 Laçin e Starovës duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të kurbinasve për të kapur Europën. Një sukses ky që e ngjiti Flamurtarin në vendin e 4-t, por jo aq të sigurt për të marrë pjesë në Ligën e Europës, ku Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu kanë tashmë më shumë shanse për sukses. Duhet thënë se kampionatit i mbeten dhe dy javë për t’u luajtur. Në krye nuk ka më dilema pasi Partizani e ka siguruar matematikisht titullin, sikurse dhe Kamza është e ikur me vendim disipline. Të vetmet dilema janë në fund të tabelës, ku pritet të mësohet emri i skuadrës që do të shoqërojë Kamzën më poshtë, pra njëra mes Tiranës dhe Kastriotit, kurse dilemat më të mëdha janë në pozicionet midis vendit të dytë dhe të gjashtë, ku pesë skuadra, Kukësi, Teuta, Flamurtari, Skënderbeu dhe Laçi luftojnë për dy vende që sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës dhe bëhet fjalë për pozicionet 2 dhe 3 në renditje.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.

Postuar: 18/06/2019 - 07:29

Françesko Toti tërhiqet nga Roma pas 30 vjetësh në shtëpi.

Postuar: 18/06/2019 - 07:27

Kombëtarja fitoi ndeshjen ndaj Moldavisë në kuadër të grupit H pë3r kualifikueset e Kampionatit E