BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Sport

Tirana bën gati grupin për Champions, Partizani prezanton bluzën e sezonit te ri

Tirana bën gati grupin për Champions, Partizani prezanton bluzën

Ndeshjet e UEFA Champions League, të turit të parë paraeliminator pritet të startojnë së shpejti, e në këtë raund merr pjesë edhe Tirana, e cila është në short përballë Dudelanzhit luksemburgas dhe ku do të kërkojë të bëjë më të mirën e saj. Natyrisht, situata duket premtuese për bardheblutë që tani e kanë gati grupin dhe janë me pretendime. Në kampin tjetër kryeqytetas, Partizani po përpiqet të lerë gjurmë në Conference League, pasi shorti e ka vendosur përballë gjeorgjianëve të Saburtalos. Edhe “demat” synojnë raundin tjetër, ndërkohë që kliubi do të prezantojë bluzat për sezonin e ri.

Tirana formon grupin, gati për Chammpions

Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e vajtjes së raundit të parë të kualifikuesve të Champions League ndaj Dudelanzh, kampionëve të Luksemburgut. Bardheblutë do të luajnë në datën 6 korrik në transfertë sfidën e parë, për të diskutuar më pas në “Air Albania” një javë më vonë kualifikimin për në raundin tjetër. UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që bardheblutë kanë federuar për takimet e këtij raundi. Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni. Ajo që bie në sy është që në këtë listë mungon emri i sulmuesit Michael Ngoo. Shtatlarti anglez nuk është zyrtarizuar si i larguar nga 26 herë kampionët e Shqipërisë, por të paktën për këto dy ndeshje që do të luajë Tirana nuk do të jetë me skuadrën. Në rast kualifikimi, ekipi kryeqytetas do të ndeshet në raundin tjetër me fituesin e çiftit Pyunik (Armeni)-CFR Cluj (Rumani). në rast se aventura në Champions do të ndalet në këtë raund, atëherë bardheblutë do të zhvendoseshin në Conference League, aty ku do të përballeshin me ekipin që eliminohet nga përballja Zrinjski (Bosnje)-Sherif Tiraspol (Moldavi).

Partizani zgjedh 4 lojtarë për fanellat e reja

Partizani ka prezantuar fanellat e sezonit 2022/2023. “Demat” kanë zgjedhur katër lojtarë për të pozuar me fanellat e reja: mbrojtësin Eneo Bitri, mesfushorin Matondo, sulmuesin Xhuliano Skuka dhe portierin Vokli Laroshi. Bluzat janë dizenjuar nga “Macron”, kompania e njohur e veshjeve sportive. Skuadra e Mehmetit do të veshë për herë të parë këto fanella në sfidën e parë të raundit të parë të Conference League.

Siç dihet, Partizani është rikthyer në kryeqytet pas fazës përgatitore në Slloveni, aty ku zhvilloi edhe 3 takime miqësore: duke fituar një e barazuar dy të tjerat. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë zbuluar sponsorin e ri të klubit, që është Macron, kompania e njohur e veshjeve sportive.“FK Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me ‘Macron’. Kompania e njohur e veshjeve sportive ‘Macron’ do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023.  Partizanit i vuri shorti përballë gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi. Ndeshja e parë do luhet më 7 korrik në kryeqytetin gjeorgjian, ndërsa takimi i kthimit më 14 korrik në “Air Albania”.