BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana-Besëlidhja dhe Skënderbeu-Teuta, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Tirana-Besëlidhja dhe Skënderbeu-Teuta, gjysmëfinalet e

Dje u hodh në Federatën Shqiptare të Futbollit shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, i cili njohu çiftet që do të përballen në këtë fazë të aktivitetit të dytë të rëndësishëm futbollistik në vend, pas Kategorisë Superiore. Besëlidhja-Tirana dhe Skënderbeu-Teuta janë çiftet që kanë dalë nga goglat në shortin e hedhur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sekretari i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i garave Lysien Nurishmi në praninë e medias dhe të drejtuesve të katër klubeve kanë caktuar nëpërmjet shortit çiftet që do të përballen për të synuar finalen e madhe. Surpriza e këtij edicioni Besëlidhja ka qenë e para e shortuar, teksa përballë shorti i vuri Tiranën, që do të ketë favorin e skuadrës pritëse në sfidën e kthimit. Për çiftin e dytë goglat ishin të rëndësishme për të vendosur se cili do të kishte avantazhin e sfidës së kthimit. Në përfundim drejtuesit e klubeve të pranishëm në short janë shfaqur të kënaqur, me presidentin e Besëlidhjes, Gjok Noka që premton se do të jenë surpriza e vërtetë e këtij edicioni.

Reagimi i klubeve

Besëlidhja-lezhjanët kanë një short të pranueshëm, të paktën kështu e quajtën ata vetë, duke thënë se Skënderbeu është skuadër më e fortë dhe nuk do ta donin në gjysmëfinale. Për këtë arsye ata janë të kënaqur që në këtë raund do të kenë përballë Tiranën, të cilën e mendojnë relativisht më të lehtë dhe në gjendje krize. Prandaj ata besojnë se mund ta kalojnë edhe këtë raund për të shkuar në finale. Pas hedhjes së shortit ka folur përfaqësuesi i klubit, Gjok Noka, i cili nuk e fshehur lumturinë për atë që dhuruan goglat në hedhjen e shortit. “E dëshironim Tiranën, mendoj që shorti na kënaqi. Do t’i shkojmë deri në fund këtij turneu”, u shpreh Noka.

Tirana-Për bardheblutë dhe ambiciet e tyre në këtë aktivitet foli Drejtori Sportiv Devi Muka, i cili kujtoi se Tirana do ta marrë seriozisht Besëlidhjen dhe nuk do të neglizhojë aspak duelin me lezhjanët. Sipas tij, Tirana ka ambicie të shkojë në finale dhe pranoi se Kupa është opsioni i vetëm që Tirana të shpëtonte sezonin e saj. “Besëlidhja duhet marrë në konsideratë, pasi ka eliminuar skuadra të mëdha. Ne do ta marrim seriozisht pasi nuk është e lehtë”, theksoi Muka.

Teuta-Një tjetër skuadër që ka arritur në gjysmëfinale është Teuta, e cila do të përballet me Skënderbeun. Ky është një short i vështirë për durrsakët, të cilët, sikurse dhe Tirana, dëshirojnë trofeun e kupës për të shpëtuar sezonin e tyre dhe për të marrë pjesë në Europa League. Në emër të klubit durrsak ka folur Eduart Salillari, i cili kujtoi se Teuta përballë Skënderbeut bën gjithmonë ndeshje të mira dhe uron që të përsërisë këtë traditë edhe një gjysmëfinale. “Ndaj Skënderbeut kemi bërë ndeshje të mira dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë”, tha Salillari.

Skënderbeu-Nuk kishte si të mungonte në këtë short për gjysmëfinalet e Kupës edhe qëndrimi i kampionëve në fuqi të Superiores, Skënderbeut, i cili këtë sezon i synon të dy trofetë e mëdhenj të kampionatit tonë. Në kampionat gjërat për të duken të vështira, pasi Kukësi dhe Partizani po tregohen shumë të fortë dhe përballë tyre ka lëshuar pak terren, por korçarët kanë një mundësi të artë në Kupë, fitimi i së cilës do të përmbushte mjaft mirë qëllimet e sezonit. “Ne synojmë edhe kupën edhe kampionatin. Skënderbeu do të vlerësojë gjithçka deri në fund”, tha një nga zyrtarët e klubit i pranishëm në hedhjen e shortit. Ndeshjet e para do të luhen në datën 5 prill, ndërsa ato të kthimit dy javë më pas, më 19 prill. Ndërkohë, finalja do të luhet më 31 maj, me shumë mundësi në Elbasan.

 

Adriatik BALLA