Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana bie në kryeqytet, Kukësi fiton dhe ruan të paprekur vendin e dytë

Postuar: 21/04/2019 - 07:52

Java e 30-të e kampionatit, Kategoria Superiore, nuk pati ndonjë surprizë të mirëfilltë, por mund të thuhet me plot gojën që prodhoi rezultate që dëmtojnë objektivat e Tiranës, e cila sot pësoi disfatë në kryeqytet përballë Kukësit, i cili fitoi 2-0 dhe ruajti jo vetëm vendin e dytë, por tani ka nisur të mendojë t’i bëjë sërish presion Partizanit për kreun. Një duel direkt mes tyre këtë fazë të katërt, disa përplasje me rivalë shumë të fortë si Flamurtari e Tirana apo dhe ndonjë tjetër, mund t’i sjellin ekipit të Skënder Gegës dhimbje koke. Për sa kohë këtë gjë e pranon dhe trajneri Ernest Gjoka, duke besuar rivalitetin deri në fund, atëherë pse të mos shpresohet për surpriza të orës së fundit? Gjithsesi, disfata e Tiranës është me pasoja, pasi Kastrioti është vetëm 5 pikë larg dhe kur mendon se krutanët kanë dhe një duel në tavolinë me Kamzën, gjërat bëhen serioze për mbijetesën dhe Tirana ka nisur të kuptojë se aleancat dhe konjukturat në kampionat po sjellin tronditje. Këtë konjukturë dhe këtë “film” e kishte kapur prej ditësh trajnerit Ardian Mema, i cili kujtoi se rivalët (këtu ishte fjala për Kastriotin dhe Luftëtarin si rivalë mbijetese) po merrnin pikët me lehtësi në duelet e tyre. Një deklaratë që nuk kaloi pa bërë bujë, por siç ndodh në Shqipëri, çudia më e madhe tri ditë zgjat. Pikërisht, disfata e sotme në kryeqytet dhe kalendari i vështirë mund të minojnë objektivat e Tiranës për mbijetesë. Sidoqoftë, bardheblutë e kanë vetë në dorë fatin e tyre, pasi janë dhe shumë ndeshje në dispozicion dhe mund të rikuperohen pikët. Sa i takon ndeshjes së djeshme në “Selman Stërmasi”, duhet pranuar se Tirana ka “harruar” si fitohet përballë Kukësit në, pasi edhe dje në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatin e sezonit, u mposht nga verilindorët me rezultatin 0-2. Bardheblutë e Memës e nisën mjaft mirë takimin, duke krijuar disa mundësi shënimi, të cilat u shpërdoruan nga futbollistët, ndërsa Kukësi zhbllokoi rezultatin pas një kundërsulmi të shpejtë, me anë të sulmuesit Vasil Shkurtaj. Tirana u përpoq të reagojë, por një herë traversa dhe 4-5 herë të tjera portieri Stivi Frashëri, u mohuan golin kryeqytetasve, ndërsa në minutat shtesë, Shkurtaj shënoi edhe golin e dytë për Kukësin. Me këtë fitore, verilindorët provojnë të ringjallin shpresat për titullin kampion, ndonëse Partizani ka plot 10 pikë më tepër, ndërsa Tirana komplikon edhe më shumë mbijetesën, tani që Kastrioti është vetëm 5 pikë mbrapa. Ndërkohë, në Vlorë u luajt dje në mbrëmje një tjetëre duel i rëndësishëm për fatet e mbijetesës. Luftëtari ia doli dhe këtë herë të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën dhe e bën këtë nga stadiumi i Vlorës, aty ku gjatë javëve të fundit kanë dalë të gjithë të mundur. Kështu, Luftëtari arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertën vlonjate përballë Flamurtarit, duke shtuar edhe një pikë në tabelën e renditjes, mjaft e vlefshme sa i përket misionit të mbijetesës. Në stadiumin “Flamurtari” u zhvillua një 90-minutësh spektakolar, me vlonjatët që kaluan të parët në avantazh, pas një goli të shënuar nga sulmuesi Andi Ribaj, në fillim të pjesës së dytë. Megjithatë, gjirokastritët e Ahmatajt nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 89-të, me anë të sulmuesit Realdo Fili, duke u kthyer në shtëpi me një pikë më shumë në renditje. Tani Luftëtari ka 38 pikë, dy më shumë se Tirana, por 7 më shumë se kastrioti dhe është pikërisht kjo renditje që e vë Tiranën nën presionin e krutanëve. Habia mb i të gjitha është se në ndeshjet e 10 javëve të fundit, Kastrioti dhe Luftëtari kanë marrë më shumë pikë sesa Partizani kryesues, një “anomali” shqiptare që e gjen shpjegimin në marrëzitë konjukturale që ndodhin në kampionatin shqiptar. Sidoqoftë, në fund vlen renditja dhe Tiranës i duhen shumë pikë për të siguruar pa probleme mbijetesën./ Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rën