BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat
x
BREAKING NEWS

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’
x
BREAKING NEWS

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet,
x
BREAKING NEWS

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë,
x
BREAKING NEWS

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/  Nis hetimet pasurore
x
BREAKING NEWS

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për
x
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur
x

Sport

Tirana dhe Kukësi për titull, të dy klubet shpresojnë të bëjnë diferencën me blerjen “x” në orën e fundit të merkatos

Tirana dhe Kukësi për titull, të dy klubet shpresojnë

Tirana dhe Kukësi janë ekipet që kanë bindur më shumë në 17 javët e para të kampionatit elitar shqiptar. Natyrisht ka dhe një surprizë në këtë rrugëtim rivalizues, që është Laçi, po me 31 pikë sa Kukësi, por kurbinasit po i marrin “zvarrë” të gjitha skuadrat e tjera të kampionatit duke u futur ethshëm në garën për titull. Ardhja e trajnerit Mirel Josa ka rritur volumin e kurbinasve në garë dhe sidomos rezultatet kanë qenë fantastike, aq sa Laçi llogaritet edhe nga specialistët si një “mace e zezë” për dy ekipet e tjera që lakmojnë kreun. Tirana është padyshim favorite kryesore, sidomos pas fitores së fundit ndaj Dinamos, ku mori një fitore me vlerë në derbi dhe që tani e kanë avancuar në kryesim, me 6 pikë diferencë nga Kukësi ndjekës. Tirana ka kontigjentin më të mirë, ka stabilitet të grupit, por edhe uri për të fituar, dëshmuar dhe me disa lojtarë të rinj që kërkojnë të thyejnë barrierat dhe të jenë kompetitivë për të pasur një “pasaportë” për jashtë vendit. Tirana ka bërë një lëvizje në treg, duke afruar brazilianin Da Silva, të cilin e morën nga liga e dytë portugeze ku aktivizohej me Kovilhën. Da Silva luajti në ndeshjen e fundit me dinamovitët, por nuk ka gjurmë kushedi. Por kjo ndodh se ai ende nuk është përshtatur mirë me grupin. Tirana ka deklaruar se do ta shfrytëzojë merkaton deri në orën e fundit, për afrimin e një futbollisti që bën diferencë. Me pak fjalë, Tirana po kërkon lojtarin “x”, i cili mund ta bënte të sigurt fitimin e titullit.

Edhe Kukësi kërkon lojtarin “x”, Shkurtaj mund të rezultojë i tillë

Kukësi i ka marrë Partizanit dy lojtarë, Mostën dhe Glikorovin, por verilindorët nuk u ndalën me kaq, ata sollën nga Kina ish-sulmuesin e tyre para disa sezonesh, Vasil Shkurtajn, i cili firmosi me Kukësin dhe tani kjo skuadër është realisht një pretendente. Shkurtaj rezultoi vendimtar javën e fundit në duelin me Skënderbeun, pasi shënoi në minutën e 78-të, me prekjen e parë të topit, golin e fitores, një fitore që e mban Kukësin në pozita të mira pretendimi. Por Kukësi nuk ka deklaruar mbyllje të merkatos, përkundrazi, në kampin verilindor besojnë se mund të vijë një goditje e fundit, një lojtar që bën diferencë, pra “lojtari x”, që ngjashëm si Tirana mund të rrisë Kukësin në objektiva. Është fare e qartë tashmë se Kukësi do titullin dhe në kushtet kur ka dalë nga Kupa e Shqipërisë, po ngjashëm si Tirana, të gjithë fokusimin e ka në kampionat.; në këto rrethana, rivaliteti me Tiranën do të jetë i spikatur në javët e ardhshme. Midis tyre është luajtur deri tani vetëm një duel, nga katër të tillë që ofron formula e Superiores. Pra 3 ndeshjet direkte midis këtyre di skuadrave do të jenë vendimtare për fatet e titullit, prandaj Tirana dhe Kukësi po insistojnë deri në orën e fundit për blerjen e lojtarit “x”, lojtar që mund të bëjë diferencën në rrugëtimin drejt titullit. Për momentin, Tirana ka 37 pikë në renditje, kurse Kukësi ka 31 pikë. Ky gjashtë pikësh nuk shihet problem, pasi Kukësi do të ketë tri shanse direkte për ta përmbysur, nisur nga dueli i radhës në javën e 18-të, prandaj dhe Tirana nuk fle e qetë në këtë kampionat dhe po bën çmos të krijojë një epërsi javë pas jave që i jep garanci për objektivin titull.