BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Sport

Tirana dhe Kukësi skuadrat e “dështuara”, dueli direkt i fundjavës nxjerr njërën nga objektivat

Tirana dhe Kukësi skuadrat e “dështuara”, dueli direkt i

Në fundjavë, në kuadër të xhiros së 19-të të Kategorisë Superiore do të ketë një duel interesant, ai midis Kukësit dhe Tiranës, një duel që do të përcaktojë në një farë mase se cila prej këtyre dy skuadrave do të mund të mbetet në garë për trofeun e kampionatit, e cila do të dalë jashtë objektivave. Më e rëndë do të jetë humbja për Tiranën, pasi ka pak pikë dhe rrezikon të mbetet edhe jashtë zonës europiane. Kukësit do t’i mjaftonte një fitore minimale që të merrte tri pikë që do ta konfirmonin në zonën europiane dhe mund t’i jepnin shans për të pretenduar pse jo, titullin. Në fakt, Tirana ia ka dalë të marrë dy fitore nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, megjithatë prova e vërtetë për bardheblutë do të fillojë nga kjo javë. Kryeqytetasit në këtë sezon nuk ia kanë dalë në asnjë rast të bëjnë tre fitore radhazi, teksa të shtunën presin në shtëpi Kukësin e Mirel Josës. Një sfidë e vështirësisë maksimale, ndërsa dy javët e ardhshme i rezervojnë Tiranës edhe përplasjet me Teutën dhe Vllazninë. Ndaj, pas këtyre sfidave do të ketë me siguri një panoramë të qartë mbi pozicionin që kampionët në fuqi do të mbajnë në këtë sezon të Superiores. Kështu, do të mësohet nëse do të luftojnë për të mbrojtur titullin kampion apo për të prekur Kupat e Europës. Në fakt, Kukësi që tani drejtohet nga Mirel Josa, ka një grup me cilësi, por verilindorëve u mungojnë rezultatet e qëndrueshme. Kukësi fiton ndonjë duel të vështirë e pastaj lë pikë me ekipet e fundtabelës. Problemi i Kukësit këtë sezon është mungesa e vazhdimësisë dhe kjo nuk i jep përparësi. dueli me Tiranën pritet me interes, pasi, ose e rikthen Kukësin në garën për titull, ose e nxjerr përfundimisht jashtë saj.

Teuta, problem tek “djemtë e detit” është finalizimi

“Kur fiton, gjithçka harrohet”, ndoshta jo gjithçka, sidomos kur ke një problem që nuk gjen zgjidhje dhe që mund të kushtëzojë renditjen përfundimtare. Teuta fitoi 1-0 kundër Apolonisë dhe goli vendimtar erdhi nga e majta e një prej mbrojtësve më të mirë në Shqipëri, Rustem Hoxhës. Deri diku gjithçka “OK”, por shqetëson aspekti finalizues i skuadrës. “Djemtë e Detit” prodhojnë lojë falë Emiljano Vilës, Bregut, Lorenco Vilës, por në një mënyrë apo në një tjetër nuk ia dalin që ta dërgojnë topin në rrjetë me thjeshtësi. Teuta ka sulmin e 6-të të kampionatit me vetëm 17 gola të shënuar, në të njëjtën kuotë me Tiranën e Kastriotin, madje edhe Skënderbeu i vendit të fundit e ka gjetur rrjetën më shumë se durrsakët. Objektivi është titullin kampion. Thuhet që ndeshjet i fiton sulmi dhe titujt mbrojtja. Mbrojtjen e ka blind, i gjithë problemi është tek shprehja “ndeshjet i fiton sulmi”, sepse vështirë që sulmi i 6-të i kampionatit, ku më keq kanë bërë vetëm e Bylisi e Apolonia, në fund të të dërgojë te trofeu. Do punojmë për t’u përmirësuar është retorika e trajnerit Edi Martini, por deri më tani është një ekuacion që ende nuk po gjen një zgjidhje.

Mbijetesa, një garë treshe

Kategoria Superiore ka edhe dy faza deri në fund, megjithatë duket se tani gara për mbijetesë është mes vetëm tri skuadrave, dy prej të cilave do të rrëzohen direkt në inferiore, njëra do të duhet të luaj në play-out me një ekiop që do të vijë nga Kategoria e Parë për të qëndruar në elitë apo për t’iu bashkuar dy skuadrave të rëna një ligë me poshtë. Bylisi, Apolonia e Skënderbeu janë skuadrat që do të luftojnë për të evituar rënien e menjëhershme. 12 pikë për bardhekuqtë dhe ballshiotët, 13 për Apoloninë, që me ardhjen e italianit Cammarata ka shënuar rritje në lojë dhe rezultate. Do të jetë e ashpër beteja për mbijetesë dhe kjo është në të mirë të kampionatit. Në ndryshim nga sezonet e kaluara, asnjë skuadër nuk i ka thënë lamtumirë kampionatit që në janar dhe të gjitha janë në garë për objektiva. Asnjë ekip nuk do të mund të zbresë në fushë duke e menduar të fituar ndeshjen, ashtu sikurse ndodhte p. sh. me Luftëtarin e Flamurtarin e sezonit të kaluar, ku përgjithësisht ekipet e tjera i shikonin këto dy skuadra si llogari bankare, ku mund të tërhiqje pike kur të kishe dëshirë. Gara mes tri skuadrave për mbijetesë do t’i dhurojë një impuls më tepër këtij sezoni të Superiores.