BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Tirana dhe Laçi bëjnë “paqe” në Kurbin, Vllaznia mund Dinamon dhe kap vendin e pestë

Tirana dhe Laçi bëjnë “paqe” në Kurbin,

Java e 16-të e Kategorisë Superiore nisi dje me duelet e para të saj, ku spikatën barazimet e Tiranës dhe të Laçit, që në duelin midis tyre prodhuan lojë cilësore dhe emocione, madje Tirana flirtoi me fitoren deri në minutat e fundit, por kurbinasit besuan se mund të merrnin pikë dhe ia dolën të barazojnë 2-2 dhe kështu të marrin një pikë justifikuese por që i la të pakënaqura të dyja palët. Dueli tjetër mes Erzenit dhe Kukësit nuk prodhoi ndonjë lojë të bukur e me gola, përkundrazi, u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë që i mban nga zona e ftohtë e tabelës. Kryendeshja e djeshme ishte ajo mes Vllaznisë dhe Dinamo Sitit, e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës e përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të shkodranëve, të cilët me fitoren e djeshme siguruan një trepikësh që i ngjiti në mënyrë të konsiderueshme në tabelë, pikërisht në vendin e pestë me 20 pikë, një më pak se Skënderbeu i vendit të katërt e tri më pak se Tirana e vendit të tretë. Sa i takon ndeshjes, ajo nisi e zjarrtë, ku Dinamo Siti kaloi në avantazh me anë të brazilianit Denison (4’), por Mehdi Çoba realizoi golin e barazimit pas shtatë minutave. Vllaznia festoi përsëri në minutën e 31-të, moment kur Ildi Gruda u shfaq në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë. Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që e dyta nisi me golin e Bekim Balajt (54’). Kapiteni shënoi një gol të bukur me kokë pas krosimit nga këndorja. I nënti sezonal për të në Superiore. Takimi nuk prodhoi më gola, me ekipin e Dritan Mehmetit që u ndal nga shtylla nëntë minuta përpara fundit.

Tiranës i ikën fitorja nga duart në Kurbin, Laçi i merr një pikë në fund

Laçi-Tirana ndajnë pikët në javën e 16-të të Kategorisë Superiore, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-2. Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të me Hasani që kaloi kryeqytetasit në avantazh. Ndërsa në minutën e 45+2’ Abazaj do të realizonte golin e dytë për Tiranën, duke bërë që “bardheblutë” të shkonin të qetë në dhomat e zhveshje. Megjithatë në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 59-të, një autogol i Najdovskit rihapi sfidën. Ndërsa sfida ishte në shtesë, në minutën e 90+2’ Kordeiro realizoi me një goditje nga distanca dhe i dha barazimin kurbinasve. 2-2 dhe Laçi renditet momentalisht në vend të shtatë me 17 pikë, teksa Tirana renditet në vend të tretë me 23 pikë.

Erzeni e Kukësi nuk dinë të shënojnë

Barazimet regjistrojnë rezultatet më të shpeshta këtë sezon, kjo vjen ngaqë diferencat mes skuadrave janë të pakta dhe rivaliteti është i madh. Por një tjetër arsye lidhet me mungesën e sulmuesve cilësorë, gjë që është evidente në kampionatin shqiptar. Ndërkohë, dje në kuadër të javës së 16-të të Superiores, pati “paqe” edhe në sfidën Erzeni-Kukësi, që u mbyll me porta të paprekura. Pavarësisht rasteve nga të dyja anët, në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-0, duke i lënë disi të pakënaqura skuadrat në fjalë. Pas javës së 16-të, Erzeni renditet në vend të nëntë me 17 pikë, teksa Kukësi në vend të gjashtë me 17 pikë.

Java 16

Të dielën

Erzeni-Kukësi             0-0

Laçi-Tirana                  2-2

Vllaznia-Dinamo City 3-1

Të hënën

Partizani-Skënderbeu 17:00

Teuta-Egnatia              17:00

 

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Egnatia         33

2.Partizani       30

3.Tirana           23

4.Skënderbeu 21

5.Vllaznia        20

6.Dinamo City19

7.Kukësi          17

8.Laçi              17

9.Erzeni           17

10.Teuta          14