BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Sport

Tirana dhe Partizani hyjnë në garë për kualitetet e fundit në qarkullim, Seferi mund të quhet i larguar

Tirana dhe Partizani hyjnë në garë për kualitetet e fundit

Partizani dhe Tirana po bëjnë përpjekjet e fundit në treg për të formatuar skuadrën e sezonit të ri. Duke qenë se janë dy klube me pretendime dhe në fakt kanë skuadra të mira, të dy klubet dëshirojnë të jenë në top-formë dhe gati për sezonin e ri, sezon që nis në fundjavë me ndeshjet e para. Padyshim që Partizani dhe Tirana pretendojnë trofetë, por rivaliteti me klubet e rretheve e konkretisht Vllazninë, Kukësin e Laçin, pa harruar Teutën dhe ekipet e tjera, do të jetë i madh. Për të mundësuar diferencën e nevojshme me rivalët, dy klubet janë duke shfrytëzuar ditët dhe orët e fundit të merkatos për të sjellë lojtarë cilësorë dhe Partizani një goditje të rëndësishme për sezonin e ri e bëri pikërisht dje. Kurse Tiranës i janë larguar humb lojtarë dhe ka nevojë urgjente për përforcime. Gjithsesi, trajneri Shehi nuk është nxituar, duke besuar se klubi do t’i afrojë në kohën e duhur elementët e duhur.

Seferi largohet, afrimet nuk bindin aq shumë

Bardheblutë duhet të vendosin nëse do të shesin yllin e tyre të skuadrës apo do të shohin diçka tjetër. Vorskla Poltava, ka bërë një ofertë që mendohet se është prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij, por edhe një rrogë të majme. Autori i 19 golave sezonin që shkoi është duke medituar për ofertën ashtu si dhe drejtuesit e klubit, të cilët duhet të vendosin deri në fund të javës. E sigurt është që Seferi nuk llogaritet si pjesë e Tiranës në këtë sezon, veç përmbysjes së situatës. Po kështu, Tirana pret të bëjë edhe dy goditje. Një është mbrojtësi i djathtë, Albion Marku, për të cilin gjërat duken pothuajse të mbyllura. Për lojtarin ka derbi me Partizanin, pasi edhe të kuqtë po e kërkojnë. Ndërkohë, në fund mund të afrohet edhe një futbollist tjetër për të plotësuar bardheblutë. Kujtojmë që në Europë, Tirana koleksionoi 4 humbje rresht.

Partizani zyrtarizon Viktor Da Silvën

Mesfushori brazilian, Viktor Da Silva është goditja e radhës e Partizanit në merkato me palët që pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen në ditën e sotme, pra me prezantimin e lojtarit. 27-vjeçari mbërriti në Tiranë për firmën në kontratën me klubin kryeqytetas, ky zyrtarizimi i marrëveshjes është tashmë i përfunduar. Da Silva rikthehet kështu në Superiore, ku më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë për të startuar një aventurë të re me Partizanin nën urdhrat e Xhovani Kolelës. Në fakt, dje pasdite, lojtari brazilian ka hyrë në fushë duke biseduam me trajnerin Kolela, i cili kishte insistuar për ta patur në radhët e ekipit. Pasi është sqaruar me trajnerin për stërvitjen dhe gjendjen, radhën e kishte “sqarimi” me shokët e rinj të skuadrës. Edhe Da Silva i është nënshtruar traditës së krijuar në ekipet e futbollit ku lojtarët i presin afrimet e reja me tunelin e famshëm. Futbollistët e të kuqve janë rreshtuar dhe Da Silva ka kaluar në mes të tunelit duke u “përshëndetur” me shpulla nga shokët e skuadrës që e kanë bërë në këtë mënyrë pjesë të tyre futbollistin brazilian i cili ka qenë një ndër më të spikaturit në Superiore në dy sezonet e kaluara, kur veshte fanellën e Vllaznisë.