BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Tirana duket se ka hequr dorë nga titulli, fokusi mbetet vetëm Kupa e Shqipërisë

Tirana duket se ka hequr dorë nga titulli, fokusi mbetet vetëm Kupa e

Kupa është një aktivitet që siguron trofe, por edhe të drejtën e pjesëmarrjes në Conference League, në kushtet kur gara për titullin nuk shihet si opsion fort bindës, për disa klube Kupa është varianti i vetëm që e shpëton sezonin nga dështimi. Me sa duket kjo ndodh me Tiranën, skuadër që ka pasur oscilacione të pabesueshme këtë edicion, që ndodhet në vend të pestë me shkëputje të ndjeshme nga top-4 dhe praktikisht në pozitë të vështirë për të qenë në “Final Four” dhe për të rivalizuar për titullin kampion, në një kohë që klube si Egnatia, Vllaznia e Partizani janë më afër këtij qëllimi. Në këto rrethana, Kupa duket opsion më bindës dhe më i lehtë për t’u realizuar, por e njëjta gjë vlen edhe për Kukësin, skuadër që rrezikon rënien në kampionat, por ka mundur të kualifikohet në Kupë dhe shpreson madje të bëjë surprizën e madhe.

Situata dhe ambiciet në Kupë

Tirana u mund në shtëpi nga Teuta në përballjen e javës së 29-të duke shfaqur dhe një herë se e ka të vështirë që të ketë stabilitet dhe vazhdimësi në rezultate. Bardheblutë ndodhen për momentin jashtë zonës “Final 4”, me garën për vendin e katërt që pritet të jetë shumë e fortë deri në fund. Në të tilla rrethana, skuadra e Erbim Fagut mendon, siç thamë, edhe për Kupën e Shqipërisë, si një rrugë më e shkurtër drejt Europës. Në gjysmëfinale, Tirana do të sfidojë Kukësin, që edhe pse ndodhet në fundin e klasifikimit nuk duhet nënvlerësuar. Verilindorët kanë treguar një tjetër nivel me Devollin trajner. Pasi eliminoi Partizanin në çerekfinale, Kukësi mundi edhe Vllazninë në kampionat. Gjithsesi, te Tirana duan që të sigurojnë finalen. Ndeshja e parë në “Kukës Arena” do të ketë një rëndësi të madhe. Mobilizimi është maksimal për kryeqytetasit, të cilët do përqendrojnë gjithë energjitë te dueli i parë ndaj verilindorëve. Që në krahun tjetër nuk kanë çfarë të humbasin. Dhe do të bëjnë maksimumin për të mbërritur në ndeshjen e fundit të këtij turneu.

Dueli me Kukësin angazhon grupin

Tirana ka vazhduar për përgatitet për sfidën me Kukësin. Skuadra mund të ketë disa ndryshime. Kështu, me shumë mundësi nga minuta e parë do të aktivizohen Najdovski dhe Patrik. Lojtarët edhe në sfidën e fundit nuk e nisën nga minuta e parë, por në Kupë do të jetë ndryshe. Po kështu mbetet për t’u parë se cili nga titullarët do të mbetet jashtë. Nëse aktivizohet Najdovski, mund të ketë një ndryshim në rreshtimin e mbrojtjes, e cila mund të bëhet me tre dhe të sakrifikohet një mbrojtës. Dilema tjetër është sulmi. Janë katër titullarë për 3 vende ose për dy nëse luhet me tre. Fagu këto ditë duhet të vendosë se cilët do të jenë titullarët për Kukësin në Kupë. Bardheblutë vjet shkuan në finalen e Kupës, por humbën kundër Egnatias, pasi nuk kishin gjysmën e ekipi të dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë, në kampionat Tirana mban vendin e pestë me 39 pikë, po kaq sa Dinamo që mban vendin e gjashtë. Ndërkohë, ndodhet 1 pikë më pak se Skënderbeu që aktualisht ndodhet në top-4, renditje që siguron pjesëmarrjen në “Final Four”. Ajo që e ka penalizuar ekipin e Tiranës këtë sezon është mbrojtja, e cila ka pësuar më shumë se çdo skuadër tjetër, plot 46 gola. Thuhet mbrojtja, pasi Tirana k sulmin më të mirë me 49 gola, por vendimtar për keq ka rezultuar mbrojtja.