BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Tirana e Partizani “djegin” stadiumin “Air Albania” në derbin e madh, por barazimi u jep nga një pikë

Tirana e Partizani “djegin” stadiumin “Air Albania”

Kryendeshja e xhiros së 15-të të Kategorisë Superiore, Tirana-Partizani, e luajtur mbrëmë në “Arena Kombëtare” e kryeqytetit, regjistroi duelin e fundit të xhiros së 15-të të Kategorisë Superiore. Ishte një ndeshje e denjë për emrin dhe cilësinë e këtyre klubeve, por edhe për pozitat që kanë të dyja skuadrat në këtë moment të kampionatit. Në stadiumin “Air Albania”, si Tirana, ashtu dhe Partizani, shpalosën nëpërmjet tifozerive të tyre banderola të shumta dhe një koreografi pikante që i shkon për shtat historisë së ballafaqimeve mes tyre. Natyrisht që favorit konsiderohej Partizani, jo vetëm si kampion në fuqi, por edhe si skuadër më e qëndrueshme në garë, dëshmuar me ecurinë e mirë në ndeshjet e deritanishme dhe pozicionin më të mirë në klasifikim. Por Tirana, duke ardhur në këtë duel si sfiduesja, bëri maksimumin e saj, për të dalë me pikë të plota nga ballafaqimi i zjarrtë. Ishte në tërësi një derbi klasik mes tyre. Kuptohet, rezultati është thelbësor në një ndeshje futbolli dhe rezultati 1-1 zhgënjeu më shumë Tiranën.

Pjesa e parë

Takimi nisi zyrtarisht 8 minuta me vonesë, për shkak të fishekzjarrëve të shumtë. Më pas loja nisi e zjarrtë, me dekore dhe spektakël në tërësi nga tifozeritë ultrase të të dyja skuadrave, ndërkohë që më kërkues në sulm gjatë fraksionit të parë të ndeshjes ishte Tirana. Duhet thënë që në minutën e parë pati përplasje të rënda në fushë që sollën ndërprerje, ndërkohë që tifozeritë vijonin të provokonin e të krijonin probleme. Tirana ishte disi më këmbëngulëse dhe krijoi më shumë raste, por nuk kishte qartësi në veprimet finale. Gjithsesi, në minutën e 28-të, pas një krosimi nga e djathta në zonë, Florent Hasani u gjend në pozicionin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar një gol mjaft të bukur në gjysmë-roveshatë që shkoi ta festonte pranë tifozëve bardheblu. Në këtë moment nga kampi i tifozëve kundërshtarë hidhen copa stolash që dëmtojnë Najdovskin. Kundërpërgjigjet pala tjetër që godet portierin Qirko. Takimi ndërpritet disa herë në intervale kohe të shkurtër.

Pjesa e dytë

Takimi nisi me një rast të artë për Tiranën, në minutën e 48-të është Latifi që ka shansin të dyfishojë për Tiranën, por ai me portën e boshatisur bën më të vështirën, e nxjerr sferën jashtë. Gjithsesi, me kalimin e minutave Partizani nis ta marrë veten dhe të këmbëngulë për golin e barazimit, por edhe “demat” kanë probleme në finalizim, e sidomos me pasimin e fundit. Në të dy kampet ka lojë individuale nga disa lojtarë, që duke mos dhënë pasim në kohën e duhur zbehën shanset e shënimit në portat respektive. Në minutën e 69-të në fushë ka tension. Përplasen Doka e Rrapaj pas një ndërhyrje të ashpër të mesfushorit të Partizanit. Pas rrëmujës në fushë, gjyqtari u tregon të dyve kartonin e verdhë. Më tej vijojnë sulmet e furishme të skuadrës së kuqe, kjo dhe për zëvendësimet në këtë repart të trajnerit Abilaliaj. Dhe loja intensive jep rezultat, pasi në minutën e 79-të vjen goli i barazimit. Murataj nga e majta gjen një korridor në zonë ku Keko i vetëm nuk gabon duke barazuar shifrat në 1-1. Deri në fund ekipet u përpoqën, por nuk e gjetën rrugën e rrjetës, duke bërë që edhe ky derbi të mbyllet në barazim, me Partizanin që mbetet i dyti e Tirana e treta në renditje, 7 pikë më shumë për të kuqtë në tabelë.