BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Sport

Tirana e Partizani me fat në shortin e UEFA-s, turi i dytë i arritshëm

Tirana e Partizani me fat në shortin e UEFA-s, turi i dytë i

Skuadrat shqiptare kanë pasur fat dje në procesin e hedhjes së shortit për garat kualifikuese të kompeticioneve të UEFA-s, sikurse janë Champions League dhe Conference League. Goglat u dhuruan ekipeve tona rivalë përgjithësisht të pranueshëm, ndoshta më të mirët në listën e rivalëve që ishin brenda goglave, dhe në aspektin relativ mund të thuhet se për të gjitha ekipet tona shorti ishte i mirë dhe shanset për të kaluar turin janë të mëdha. Kuptohet, në Europë nuk mund të shkohet me “duar në xhepa”, pasi duhen bërë blerje dhe për tu paraqitur sa më mirë duhet bërë fazë përgatitore cilësore, por ekipet tona e kanë një farë eksperience tashmë dhe mund të arrijnë diçka nëse bëjnë goditjet e duhura në treg dhe nëse e vlerësojnë si duhet këtë aventurë të re në Europë. Tirana konsiderohet favorite për ta kaluar raundin, por në nivelin e Champions League nuk ka rivalë të lehtë, prandaj lipset që bardheblutë të punojnë fort për të arritur kualifikimin, për më tepër ndaj një rivali që ka shkaktuar surpriza gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, edhe Partizani e Laçi kanë short të pranueshëm sa u përket emrave, por kalimi i turit nuk mund të ndodhë me deklarata e fjalë të mira, prandaj duhet punuar shumë në fazën përgatitore.

Tiranës i bie me Dudelanzhin luksemburgas, shans për të kaluar turin

Tirana, Ballkani dhe Shkupi kanë evituar skuadrat më të vështira të mundshme që kishin përballë në vazot e tyre dhe kanë kundërshtarë në këtë tur ekipet më të përballueshme me shanse reale për kualifikimin. Tirana ka evituar skuadra si Ferencvarosh, Ludogorets e Maribor teksa ka peshkuar Dudelanzh të Luksemburgut, një skuadër me eksperiencë në Europë, por jo në nivelin e skuadrave të mësipërme. Tirana konsiderohet favorite, por duhet thënë se Dudelanzhi luksemburgas është ajo skuadër që ka shkruar histori vitet e fundit, duke shkuar shumë larg në kompeticionet e UEFA-s, diçka që nuk mendohej më parë. pra Tirana konsiderohet favorite, por ajo duhet ta vlerësojë kundërshtarin në të kundërt do të zhgënjehet tej mase në aventurën e saj të këtij edicioni në UEFA Champions League.

Partizani ka fat me goglat

Goglat ishin në tërësi fatsjellëse dje për ekipet e Superiores tonë. Kështu, me fat ishte edhe Partizani, që ka “peshkuar” gjeorgjianët e Saburtalos , teksa ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë më 7 korrik dhe të kthimit një javë më vonë në Shqipëri. Të kuqtë e trajnerit Mehmeti në fakt nuk e kanë konsideruar shumë të lehtë këtë short, madje nuk ka qenë ndër ekipet e preferuara nga goglat, por në kushtet kur të gjitha janë të vështira, relativisht mund të thuhet se ishte një short i pranueshëm. Partizani është në një fazë përtëritje, pasi ka pasur largime e afrime, por besohet e do të organizohet si duhet e do të stabilizohet kur të vijë momenti i përplasjeve në Europë, teksa klubi ka nisur të bëjë goditjet e para në treg, sikurse ishte kthimi i Bruno Telushit, “ushtarit” që aq shumë do ta inkurajojë skuadrën në Europë, pasi ka cilësi dhe përvojë.