BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Sport

Tirana e shkarkoi, por Egbo zgjidhet “Trajneri i Vitit” në Nigeri

Tirana e shkarkoi, por Egbo zgjidhet “Trajneri i Vitit” në

Tirana fitoi titullin e 25-të kampion vitin e kaluar, titull që korrespondoi me 100-vjetorin e themelimit të klubit. Në këta 100 vjet të ekzistencës së tij, Tirana ka fituar 25% të titujve të futbollit shqiptar, diçka e jashtëzakonshme për një klub. Por ndër vite ambienti bardheblu prodhon ehe kriza dhe gjatë viteve të fundit këto kriza të brendshme nuk e kanë lënë skuadrat të ruajë stabilitet e të jetë në majën e kampionatit. Trajneri që nxori Tiranën kampione ishte nigeriani Emanuel Egbo, i cili, pavarësisht suksesit që pati me bardheblutë si në kampionat dhe në kupat e Europës, u shkarkua brenda javëve të para të garës, duke lënë një shije të hidhur tek të gjithë sportdashësit të cilët e vlerësuan afrikanin për punën e bërë dhe sukseset që pati me bardheblutë. Më pas erdhi Nevil Dede e më pas Orges Shehi, por skuadra nuk ka gjetur qetësi dhe nuk ndodhet në pozita të mira sikurse sezonin e kaluar. Por ndërsa Tirana nuk e vlerësoi si duhet Emanuel Egbonë, teknikun e respektojnë në vendin e tij, Nigeri, ku është shpallur trajneri i vitit.

Vlerësimi i Egbosë

Siç thamë, tek Tirana nuk vlerësuan ashtu siç duhet, duke mos ia njohur plotësisht meritat që riktheu titullin kampion në shtëpinë bardheblu pas 11 vitesh, duke e kthyer në një festë të madhe 100-vjetorin e themelimit të klubit. Emanuel Egbo u shkarkua nga stoli i Tiranës në fillim të këtij sezoni pas vetëm 3 ndeshjesh në të cilat regjistroi 2 rezultate negative një humbje ndaj Teutës në kampionat dhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë nga Korabi, dhe tashmë bardheblutë po vuajnë pasojat e këtij ndryshimi me skuadrën që nuk po përgjigjet në fushë dhe për momentin është jashtë objektivave sezonalë. Gjithsesi në vendlindjen e tij Nigeri ja dinë vlerën Emanuel Egbosë i cili u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë. Së fundmi Egbo është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të “The Ballers Aëards 2020”, ku vlerësohen futbollistët dhe trajnerët më të mirë nigerianë gjatë vitit të fundit. Te Tirana me siguri janë penduar që e kanë shkarkuar gjithsesi Egbo tani mund t’i gëzohet arritjeve të tij në sezonin debutues si trajner i parë në krye të një skuadre të madhe si Tirana.

Fitorja me Vllazninë ishte kthesë pozitive e Tiranës

Një fitore mjafton ndonjëherë që të bësh kthesën e madhe, por që të ndodhë kjo duhet një fitore e “peshave të rënda”. Pikërisht një fitore të tillë korri Tirana në fundjavën që lamë pas, e cila largoi për momentin hijet e krizës së rëndë që e ka mbërthyer këtë sezon, shprehur me pozitën e gjashtë në renditjen e Kategorisë Superiore. Ajo ndaj Vllaznisë nuk ishte thjeshtë një fitore e zakonshme për Tiranën, ishte një sukses i arritur në një përballje derbi. Rrjedhimisht vlera është edhe më e madhe dhe shkon përtej 3  pikëve. Përpara sfidës, tekniku Orges Shehi u shpreh se kërkon që skuadra të zbresë në fushë me mentalitetin e një ekipi kampion. Dhe kështu ndodhi. Ndoshta fakti që kuqeblutë nuk po përjetojnë një moment të mirë, ndikojë që bardheblutë të merrnin 3 pikët, por në një garë shkaqet dhe arsyet për të arritur diçka vlejnë pak, e rëndësishme është të përmbushet qëllimi. Shpenzimet e tepërta në merkato duhet të përkthehen në rezultate. Pas dy humbjeve radhazi ky suksesi ndaj Vllaznisë ishte përgjigja ideale për një skuadër si Tirana që po përjeton një sezon me ulje dhe ngritje. Sigurisht ky sukses duhet të shërbejë si një motivimin për të ardhmen sepse nëse nuk ndodh kështu, atëherë kënaqësi e 3 pikëve në derbin e Shqipërisë do të zbehet shpejt. Kualiteti në radhët e bardhebluve nuk mungon, pavarësisht se humbni klasin e një sulmuesi si Ernest Muçi, por individi nuk bën dot diferencën nëse ekipi nuk ka frymë grupi.