Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana e Vllaznia bëjnë “paqe”, bardheblutë humbin shansin të marrë kreun

Postuar: 09/11/2019 - 07:18

Tirana iu afrua disa herë golit ditën e djeshme në kryederbin e Shqipërisë me Vllazninë, por nuk ishte e thënë që sfera të përfundonte në rrjetë. Ajo u ndal ose në vijën fatale ose në shtyllën horizontale, duke bërë që Tirana të mos e tundte rrjetën e për pasojë të mos e fitojë ndeshjen. Pra dueli i madh me Vllazninë përfundoi në “paqe” me shifrta e barabarta 0-0, duke bërë që të dyja skuadrat të dalin nga stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë me nga një pikë, një rezultat që i shkon për shtat shkodranëve që vinin nga një humbje shokuese në javën e 11-të me Bylisin, ndërsa duket e humbur Tirana, e cila pati shansin ideal për të marrë kreun e renditjes, të paktën përkohësisht, duke barazuar Partizanin (21 pikë), gjë që nuk ndodhi dhe do të duhet të mbajë vendin e tretë me 19 pikë, e kërcënuar sot nga Kukësi e Teuta që kanë shans ta parakalojnë në klasifikim.

Ndeshja

Derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia u luajt nën dritat e prozhekotërve por pa tifozë, mosprania e fansave në stadium për shkak të dënimit që ka marrë Tirana ndikoi edhe në lojën e skuadrave në fushë me bardheblutë dhe kuqeblutë që nuk prodhuan shumë edhe pse traversa dhe shtylla u mohuan golin në nga një rast. Në minutën e 21-të ankthi ishte i gjithi në portën e Ilion Likës pasi traversa i tha jo golit të brazilianit Hygor. Reagimi i Tiranës nuk mungoi pasi pjesa e parë që nga momenti i traversës së Vllaznisë foli vetëm për Tiranën që iu afrua portës së kuqebluve në disa raste por pa patur rrezikshmërinë e duhur. Edhe pjesa e dytë startoi disi më mirë për Vllazninë dhe më pas frenat e lojës në dorë i morën vendasit. Në minutën e 51-të, Ardit Krymi humbi një penallti në lëvizje pasi nuk u koordinua siç duhet në goditje. 2 minuta më pas fati i ktheu reston Tiranës pasi Ngo u ndal nga shtylla. Në minutat në vazhdim Batha iu afrua golit por goditja e tij nga distanca kaloi ngjitur me shtyllën ndërkohë që Shtubina në një kundërsulm të shpejtë të Vllaznisë u vonua shumë në goditje i vetëm përballë Likës dhe gaboi. Në të 93-ën Renato Malota bëri heroin për tu dhënë një pikë shkodranëve pasi hoqi topin mbi vijën fatale pas goditjes së Dunga me Sherrin të mundur. Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat, 1 pikë që i shërben më shumë Vllaznisë sesa Tiranës që në rast fitoreje të Partizanit në Vlorë të dielën pritet të humbasë akoma më shumë terren me kreun pasi këtij barazimi të dytë rresht.

Trajneri/ Ahmataj justifikon zhgënjimin e Tiranës

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli pas ndeshjes së djeshme ndaj Vllaznisë dhe barazimin 0-0 që e la të pakënaqur, duke justifikuar në një farë mase skuadrën e tij. “Në momente të caktuara skuadra nuk funksionoi për presionin e rezultati dhe e prisnim me padurim. Kemi punuar dhe ishte ndeshja e parë. edhe pse pa tifozë, duhet të punojmë për të qenë në ekuilibër dhe për të punuar atë që duam të jemi. Pa rezultat duket se puna bie poshtë dhe e kam unë përsipër këtë pjesë dhe duhet të çojmë skuadrën ku duhet. Kemi të njëjtat pretendime sepse edhe në fazën e parë grumbulluam 15. Në këtë fazë janë mbledhur 5 pikë në 3 ndeshje. Duhen më shumë pikë dhe të jemi më të fortë. Nuk kemi pësuar shumë gola dhe janë gjëra pozitive, kemi pësuar vetëm me një devijim por ka edhe gjëra që duhen përmirësuar”, theksoi Ahmataj. Më pas ai foli për zëvendësimet e bëra dhe gjendjen e grupit. “Duhej të rregullonim diçka. Çelhaka dhe Ismajlgeci kanë luajtur 2 ndeshje dhe kanë ngarkesë psikologjike dhe fizike. Kishin vështirësi në organizim por nuk i vë para përgjegjësisë. Duheshin më me eksperiencë. Ismajlgeci është i shpejt por duheshin me eksperiencë. Vangjeli është i shpejtë dhe Osmani është ndër qendërmbrojtësit më të shpejtë në Shqipëri. Imami ka pak problem shpejtësinë por është pozicional. Duhet të kisha rregulluar ekuilibrin por nuk kemi pasur shumë kohë. Duheshin dy mesfushorë ofensivë. Doka në të majtë ishte për futjet nga brenda dhe krosimet e sulmuesve. Duhej të bënim më mirë por duhet kohë për të ardhur atje ku duam. Ka shumë gjëra pozitive sepse po bëhemi të fortë”, vijoi Ahmataj.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 12:23

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht rreth çështjes së inaugurimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, ditën e dielë ndaj Francës.

Postuar: 14/11/2019 - 07:26

Dueli i Juventusit me Milanin i dha “Zonjës” tri pikë të vështira në Torino, por të n

Postuar: 14/11/2019 - 07:24

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si skuadër favorite për të fituar titullin, nisur nga kual

Postuar: 14/11/2019 - 07:23

Taulant Xhaka ka refuzuar të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.