BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Tirana e Vllaznia start më të mirë, por grupi i Partizanit mund të bëjë surprizën e sezonit

Tirana e Vllaznia start më të mirë, por grupi i Partizanit mund

Tirana dhe Vllaznia i fituan ndeshjet e tyre në kuadër të xhiros së parë të Kategorisë Superiore, duke dhënë sinjale të qarta se janë favorite për titullin. Shkodranët shënuan shumë gola, plot 5 të tillë kundër Laçit, ndërsa bardheblutë mundën 4-2 Skënderbeun. Në pamje të parë duket se ata kanë sulm shpërthyes, por diferenca me golat bëhet e vogël sepse edhe kanë pësuar shumë. Pra probleme në mbrojtje kanë dhe duhet të riorganizohen mirë në këtë repart. Gjithsesi, Tirana mbetet në pozita të forta, jo vetëm për bërthamën e grupit që e dispononte, por ajo e bazoi strategjinë e saj tek kthimi i lojtarëve që ishin më parë pjesë e skuadrës që doli kampion në vitin 2020. Bardheblutë kanë bërë më pak blerje se rivalët e tjerë, por me emra konkretë të dëshmuar në Superiore e madje dhe kthimin e sulmuesit Majkëll Ngo. Sa i takon Vllaznisë, me kalimin e pushtetit administrues edhe zyrtarisht me ankand në bashki tek sponsori Xhaferri, situata duket në përmirësim dhe shkodranët tani duan titullin. Sezonin e shkuar u mjaftuan me Kupën e Shqipërisë, por këtë edicion nuk do të ndalen me kaq, prandaj dhanë shenja që në javën e parë se duan trofeun kryesor të sezonit.

Partizani ka grupin që mund të bëjë surprizën

Të kuqtë janë skuadër cilësore dhe këtë do ta dëshmojë gara këtë sezon, por Partizani nuk e nisi mirë kampionatin, duke humbur ndeshjen e parë ndaj Teutës 1-0 në “Elbasan Arena”. Megjithatë, “demat” nuk e humbasin toruan dhe do të dinë të reflektojnë. Në klub janë të bindur se blerjet që kanë bërë janë jo vetëm cilësore, por nga ata që bëjnë diferencë dhe skuadrës thjesht i duhet kohë që të harmonizohen elementët, pasi blerjet e mëdha janë bërë në ditët e fundit të merkatos së verës. Megjithatë, humbja me durrsakët ka prishur pak imazhin. Kjo humbje ka bërë që stafi teknik i Partizanit të marrë masa. Synohet përgatitje më e fortë fizike. Në fakt, Partizani ka zhvilluar dy faza përgatitore gjatë tre muajve të verës, fillimisht para ndeshjeve të Ligës së Konferencës në Ohër, e më pas në Pogradec, për një përudhë dyjavore, ku kryen edhe disa ndeshje miqësore. “Demat” nuk kishin justifikime për të mos qenë gati për sfidën e parë të sezonit, përveç afrimeve të reja, kështu që stafi ka vendosur të shtojë dozën e stërvitjes, në mënyrë që kundër Skënderbeut të jenë në formë dhe të shmangin ndonjë të papritur në rezultat.

Kaçe i lumtur që po luan futboll

Mesfushori i ardhur tek Partizani në orët e fundit të merkatos, Ergys Kaçe, ishte një prej afrimeve më të bujshme në treg këtë verë. Partizani siguroi firmën e 28-vjeçarit, pasi oferta e tyre prej 120 mijë eurosh pagë sezonale u pranua nga mesfushori i Kombëtares. Që në ndeshjen e parë kundër Teutës, Kaçe debutoi me fanellën e kuqe, duke luajtur 20 minutat e fundit. Edhe pse ekipi i Partizanit nuk arriti të përmbyste humbjen, Kaçe u shpreh i lumtur që në aspektin personal, më në fund u rikthye në fushat e blerta, pas 4 muajsh mungesë. Në rrjetet e tij sociale, Kaçe publikoi një foto të tij me fanellën e Partizanit gjatë ndeshjes, me mbishkrimin: “Më kishte munguar kjo ndjesi. I lumtur që u riktheva të luaj pas 4 muajsh mungesë”.