Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana “eliminon” edhe Skënderbeun, kreu vishet bardheblu edhe pas javës së 4-t

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Tirana përballë Skënderbeut, por për skuadrën korçare në një dimension tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim gjatë dekadës së fundit. Skënderbeu nuk është më i mëparshmi, ai ekipi që “shkelte” me këmbë çdo rival dhe nderoi futbollin shqiptar në Europë. Tirana fitoi dje në kryeqytet 3-1, por duhet pranuar se sado që ka probleme, Skënderbeu u paraqit mjaft mirë, duke rivalizuar denjësisht. E megjithatë, me këtë sukses Tirana konfirmohet tashmë si pretendente serioze për titull këtë sezon, ndërsa Skënderbeu regjistron humbjen e dytë rresht, duke dhënë shenjat e një krize jo të vogël. Sa i takon ndeshjes, skuadra bardheblu e trajnerit Ardian Mema u përball me një ekip që drejtohet nga tekniku me përvojë Ilir Daja, epror i Memës tek Skënderbeu dy vjet më parë. Pjesa e parë ishte deri diku e balancuar, pavarësisht se dominimi bardheblu në mbajtjen e topit dhe në përpjekjet sulmuese ishte evident. Por zhbllokimi i rezultatit do të vinte në fundin e pjesës së parë, kur i përhershmi Majkëll Ngo realizoi golin e parë për bardheblutë. Me këtë rezultat (1-0) u mbyll 45-minutëshi i parë, por në të dytën loja u bë interesante dhe fitorja e Tiranës u komplikua së tepërmi në minutën e 67-të, kur mbrojtësi i skuadrës korçare, Pollozhani, shënoi golin e barazimit. Gjithsesi, reagimi i bardhebluve ishte i vendosur dhe domethënës dhe pavarësisht se fitorja erdhi në 5 minutat e fundit, nuk mund të thuhet se bardheblutë nuk e merituan trepikëshin. Përkundrazi, janë 3 gola në fitoren e djeshme që e bëjnë Tiranën skuadër favorite për trofeun kryesor, paçka se gara është ende në fillimet e saj. Kështu, në 5 minutat e fundit, ishte Grent Halili, i aktivizuar në pjesën e dytë, që shënoi golin e avantazhit dhe vetëm 5 minuta më vonë (90’) ishte mbrojtësi Erjon Hoxhallari që shënoi edhe golin e tretë të bardhebluve, duke vulosur suksesin e tretë në katër javët e para për Tiranën, e cila shkëputet momentalisht e vetme në krye të renditjes, me 10 pikë në 4 takime, duke lënë pas Teutën e cila u ndal dje në barazim në Durrës përballë Vllaznisë, në një ndeshje domethënëse për të dyja skuadrat.

Mema: Jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, duke folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, theksoi se e gëzonte fitorja në një ndeshje të vështirë. “Më gëzuan 3 pikët, sepse e pata thënë që është ndeshje mjaft e rëndësishme. Kjo ka qenë fitore me vlera, edhe si rezultat, por edhe si lojë, ku bëmë mirë, edhe pse patëm probleme në momente të caktuara. Duhej të bënim disa gjëra më mirë, por do t’i shohim në analizë, sepse ekipi pati mundësi për të shënuar më shumë. Kemi falur shumë para portës dhe do punoj në këtë aspekt, pasi nuk mund ta mbajë ndeshjen pezull deri në fund”, theksoi Mema. Më tej trajneri ka kritika për Dokën në rastin e golit të Skënderbeut, por nga ana tjetër falënderon skuadrën e tij për grintën dhe suksesin e merituar. “E pashë golin dhe Doka e la kundërshtarin bosh, për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Nuk besoj se do ishte mirë që të përfundonte barazim me një episod. Luajtëm më mirë se Skënderbeu dhe e kërkuam fitoren. Megjithatë duhet të korrigjojmë gabimet në ndeshjen e radhës”, shtoi tekniku bardheblu. Në fund ai nuk e fsheh që vetëkënaqësia mund të shpjerë në dështime, prandaj insiston që Tirana duhet të jetë më e vëmendshme në duelet e saj dhe rivalëve të saj. “E shoh edhe në një aspekt tjetër. E shoh te një vetëkënaqësi që kanë lojtarët. Duhet të jenë më të thjeshtë dhe të administrojnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë të bëjnë golin e dytë dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 1-0 nuk kemi garanci”, përfundoi tekniku bardheblu, Ardian Mema.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh