BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë: Ja cili është kryebashkiaku që nuk do rikandidojë dot në zgjedhjet e ardhshme pasi do të jetë nën hetim

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

“Po bën avokaten e Klodian Zotos, s’do flasësh më”, Monika Kryemadhi kapet keq me Klodiana Lalën: Mos bëni zhurmuesin, ik shko në..

“Po bën avokaten e Klodian Zotos, s’do flasësh
x

Sport

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë

Tirana e kishte siguruar titullin kampion në Kategorinë Superiore, por ajo tentoi ta shndërronte ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kukësit, të luajtur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet në një festë të vërtetë, për të mundësuar kështu një spektakël në këtë fundsezoni. Dhe festë pati, madje dhe spektakël, por Tirana e humbi ndeshjen me Kukësin me rezultatin 3-2, por pa dëme për verdiktin final të sezonit. Sa i takon ndeshjes, ajo pati episode shumë të veçanta, pasi dy nga golat e pësuar Tirana i shënoi vetë, pra autogol, njëri në pjesën e parë nga Vehitraçe e tjetri në pjesën e dytë nga portieri Bekaj. Por golat e Seferit dhe të Beshirajt në mesin e pjesës së dytë barazuan gjithçka. Megjithatë, Basa shënoi golin e fitores për Kukësin në minutat e fundit, për t’i dhënë një shpresë skuadrës së tij për Europën. Në fakt, Kukësi e mbylli në vend të katërt, pas Partizanit, por ky pozicion nuk të çon në Europë. Por verilindorët kanë shpresën tek Laçi, pasi kurbinasit që e kanë siguruar Europën nga kampionati kanë për të luajtur edhe finalen e Kupës së Shqipërisë dhe një fitore e tyre do të sillte që Kukësi të shkonte në Europë në vend të tyre nga Superliga.

Halili konfirmon trajnerin Shehi

I lumtur është parë pas takimit edhe presidenti Refik Halili, i cili përgëzoi skuadrën për fitimin e kampionatit, duke thënë se ata e merituan këtë sukses. “Çdo trofe ka vlerën dhe bukurinë e vet, ka gjithë sakrificën e bërë nga futbollistët. Unë i jam mirënjohës çdo futbollisti për kontributin që kanë dhënë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistësh, siç kanë qenë edhe grupet e tjera. Por ky ka qenë një kampionat i vështirë dhe shumë i bukur dhe kjo është meritë edhe e Tefik Osmanit e Orges Shehit. Këtë fitore ia dedikoj tifozëve familjes sime, familjes së madhe “bardheblu”, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve”, tha presidenti bardheblu. Më tej Halili komentoi pozicionin e trajnerit Orges Shehi, duke thënë se do të vazhdojë me klubin. “Shehi do të jetë pjesë e skuadrës sonë, kjo është e padiskutueshme, kemi gjetur një marrëveshje të shpejtë pasi të dy ne duam ta çojmë këtë skuadër sa më lartë. Unë i falënderoj shumë të gjithë”, nënvizoi ai.

Partizani në Europë

Partizani fitoi dje ndaj Laçit me rezultatin 4-3, në një ndeshje me shumë gola, duke marrë një trepikësh me mjaft vlerë për pozitën e tij në renditje, sepse siguroi përfundimisht vendin e tretë dhe me këtë pozicion skuadra e kuqe realizon të paktën një objektiv sezonal, atë të pjesëmarrjes në Europë. Pra Partizani u kualifikua në Conference League dhe do të mendojë për këtë aktivitet menjëherë pas mbylljes së sezonit, kur të caktojë fazën përgatitore për duelet në Europë.