BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x
BREAKING NEWS

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të plotë po i mbush xhepat me para Vladimir Putinit, ja prapaskenat e bujshme

Kina mashtron Perëndimin, Xi Jinping në fshehtësi të
x

Sport

Tirana fiton derbin me Dinamon dhe “ngrin” në fundtabelë “nëndetësen”

Tirana fiton derbin me Dinamon dhe “ngrin” në fundtabelë

Ndeshja derbi midis Dinamos dhe Tiranës luajtur mbrëmë në stadiumin “Air Albania” në kuadër të takimit të fundit të javës së 17-të, nxori fitues bardheblutë, që e mposhtën “nëndetësen” 1-0 me golin e Xhixhës në minutën e 69-të. Ishte një ndeshje e mirë, por në një ambient të ftohtë e të zbrazur që ia prishi disi bukurinë. Kjo fitore në derbi rrit moralin e Tiranës për titullin, pasi e çon sërish në 6 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, Laçin e Kukësin. Tirana aktivizoi që nga minuta e parë blerjen e re të merkatos së dimrit, Devid Da Silvën dhe në minutën e 5-të të ndeshjes braziliani krijon një moment të bukur shënimi me Seferin, por finalizimi mungoi sepse nuk u kombinuan në momentin vendimtar. Dy minuta më pas është Bardhi i Dinamos që i afrohet golit, por pa sukses. Në minutat 17-të dhe 18-të Tirana krijon dy raste me anë të Xhixhës, por ai nuk e kaloi dot mbrojtësin Imami, duke mbetur një gol në tentativë. 20 minutat në vijim ka përplasje të forta në mesfushë, faulle dhe kartonë të verdhë, me skuadrat që përpiqen të çajnë në mbrojtjet kundërshtare por hasin vështirësi, duke ia humbur disi bukurinë lojës por edhe duke bërë që të bjerë ritmi ofensiv. Në minutën e 42-të Seferi merr topin nga e djathta dhe pasi gjen hapësirë në qendër, lëshon një gjuajtje drejt portës. Simoni është përsëri në pozicion dhe kontrollon me qetësi. Pjesa e parë do të mbyllej me një moment të diskutueshëm, pikërisht në minutën e 45-të, kur pati një pasim për Xhixhën në thellësi. Simoni del jashtë zonës dhe rrëzon sulmuesin, sferën e merr Seferi i cili gjuan në portën e boshatisur, por mbrojtësit e Dinamos e largojnë topin para se të kalonte vijën fatale. Protesta bardheblu, pasi kërkohet i kuq për portierin, por Hamiti i jep të verdhë duke shpjeguar se nuk ishte lojtari i fundit. Fraksioni I pare mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë, spektakël i madh në “Air Albania”

Pjesa e dytë e ndeshes nis me të dyja skuadrat hidhen në sulm në kërkim të golit. Portieri Simoni priti një gjuajtje të Xhixhës në minutën e 55-të. Tri minuta më pas, Dinamo kalon në avantazh por goli anulohet pas ndërhyrjes së VAR-it. Teknologjia konstaton se dinamoviti ka prekur topin me dorë para se të shënonte. Loja ndizet dhe ekipet rrisin presionin. Në minutën e 59-të Hoxhallari trondit Dinamon me gjuajtjen e tij nga goditja e dënimit, pasi sfera përplaset në shtyllë. Në të 66’ Xhixha kalon edhe portierin Simoni, por e shtyn topin aq shumë sa nuk ka më kohë ta kontrollojë. Por i njëjti lojtar, pra Xhixha, nuk do të gabonte 3 minuta më pas, në të 69’, kur sulmuesi, pas pasimit perfekt të Seferit, mposht portierin me një devijim të saktë. Minutat në vijim trajnerët Shkëmbi i Dinamos dhe Shehi i Tiranës bëjnë shumë zëvendësime. Në minutën e 80-të Tirana i afrohet golit të dytë, me Gjumsin, por portieri Simoni kontrollon në dy kohë. Dinamo përpiqet të përmbysë, ku edhe mbrojtësit dalin para për të ndihmuar në sulm, por Tirana u mbrojt me kujdes në minutat e fundit, duke e fituar ndeshjen 1-0 dhe duke marrë një trepikësh që e shkëput ndjeshëm në klasifikim.