BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana fiton mes tensionit në 99’, ballshiotët kapin për “fyti” gjyqtarin Jorgji

Tirana fiton mes tensionit në 99’, ballshiotët kapin për

Tirana ishte skuadra e vetme nga pretendentet e mëdha që ia doli të fitojë në javën e 18-të të Kategorisë Superiore, ku mposhti Bylisin me rezultatin 2-1, një fitore që erdhi në mënyrë dramatike në sekondat e fundit dhe ironikisht në minutën e 99-të, pasi u akorduan shumë minuta shtesë nga gjyqtari Enea Jorgji. Kjo ishte përballja e fundit e kësaj xhiroje, që shënoi dhe fundin e fazës së dytë dhe gjysmës së parë të Superiores, tashmë me një skuadër bardheblu që i afrohet kreut sërish, vetëm një pikë larg Kukësit kryesues, ndërsa zbret një vend më poshtë Bylisin që ka 30 pikë.

Ballshiotët bënë mbrëmë një ndeshje të mirë, luajtën si të barabartë dhe luftuan deri në fund të dilnin me pikë nga stadiumi “Selman Stërmasi”. Por nuk ia dolën, kjo jo vetëm për meritë të Tiranës, por me sa duket dhe nga vendimet e arbitrave që për palën ballshiotë ishin në favor të skuadrës vendase. Me pak fjalë, Tirana fitoi zyrtarisht, por ballshiotët e lanë fushën mbrëmë mes protestave të fuqishme, pasi pretenduan se të dy golat e Tiranës ishin të parregullt. Sidoqoftë, bardheblutë fitojnë 2-1 dhe marrin një trepikësh me mjaft vlerë për vazhdimësinë. Këto rezultate vetëm sa e kanë ngjeshur dhe më tej kryesimin, ku janë një numër i madh skuadrash që pretendojnë titullin dhe garë më e hapur për trofeun nuk kishte ndodhur për shumë vite në futbollin tonë elitar.

Ndeshja, goli i Majkëll Ngo hap polemika

Tirana kishin një sens sulmues më të mirë se Bylisi në ndeshjen e djeshme dhe ishte dukshme më kërkuese, por bardhebluve u mungoi qetësia në finalizim. Sidoqoftë, Elton Kale kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 17-të. Ai dribloi disa lojtarë por në momentin fundit e ndihmoi pak dhe dora për të dalë i vetëm përballë portierit Hidi dhe ku shënoi golin e epërsisë për bardheblutë. Golin e kontestuan ballshiotët, por për gjyqtarin ishte i rregullt. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0 për Tiranën. Në pjesën e dytë Bylisi doli nga rreshtimi mbrojtës dhe u pozicionua në formacion sulmues për të shënuar dhe pas shumë përpjekjesh ia doli që të barazonte me 11-metërsh, ku realizoi një ish-bardheblu, konkretisht portieri Isli Hidi. Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, ndërsa penalltinë e shkaktoi mbrojtësi Doka që preku topin me dorë brenda zonës. Në minutën e 73-të Bylisi mbetet me 10 vetë në fushën e lojës, pasi Mellugja merr karton të kuq. Në epërsi numerike në fushë Tirana hidhet në sulm për të gjetur golin e fitores, por ballshiotët mbrohen me mjaft guxim për shumë minuta.

Në fund, u akorduan gjashtë minuta shtesë, por ndeshja shkoi deri në minutën e 99-të për shkak të ndalesave. Pikërisht në sekondat e fundit, Tirana gjeti golin e fitores me anë të Majkëll Ngo. Topi i krosuar në zonë grushtohet fillimisht nga portieri Hidi por sërish kthehet me kokë pranë zonës së portierit nga një lojtar bardheblu. Pikërisht pranë vijës fatale Majkëll Ngo kërcen mbi të tjerët duke goditur me kokë e në fund në rrëmujë e sipër e shtyn topin në rrjetë, duke ngritur peshë bardheblutë, ndërsa ballshiotët të bashkuar i vërsulen gjyqtarit Jorgji ta anulonte golin si të parregullt, me pretendimin e Ngo ishte fillimisht në pozicion të parregullt e më pas e kishte prekur sipas tyre topin me dorë.

Pati dhe ndërhyrje të pjesëtarëve të stafit në fushën e lojës që i kërkuan “llogari” gjyqtarisë, por rezultati nuk ndryshoi dhe Tirana fitoi 2-1, duke marrë një trepikësh të vështirë, por me mjaft vlera për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në fushën e lojës, ndërsa Bylisi zbret në vend të tretë, por dukshëm i pakënaqur nga arbitrimi, pasi edhe pas fërshëllimës së gjyqtarit Jorgji protestoi tek gjyqtaria për episode të paracaktuara. Moviola do ta trajtojë më mirë këtë ndeshje, por sido që të jetë, asgjë nuk e ndryshon faktin që Tirana ngjitet në vend të dytë me 31 pikë, vetëm një pikë më pak se Kukësi i vendit të parë, ndërsa Bylisi zbret në vend të tretë me 30 pikë. Padyshim ë Tirana është skuadra më e fituar e kësaj jave, pasi nga të gjithë pretendentët për titull është e vetmja që ia doli të marrë maksimumin këtë javë.