BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Tirana fiton titullin e 25-të në histori, pandemia i prish festën në “Air Albania”

Tirana fiton titullin e 25-të në histori, pandemia i prish festën

Tirana është shpallur zyrtarisht mbrëmë kampione e Shqipërisë, me 70 pikë të siguruara në 36 javë garë, duke e merituar plotësisht suksesin dhe duke siguruar trofeun e 25-të në historinë e futbollit shqiptar, një trofe që vjen si urim edhe për 100-vjetorin e themelimit të klubit dhe padyshim suksesit bardheblu gjatë sezonit. Në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit Tirana u përball në javën e fundit me Bylisin, por në një impiant të zbrazur, gjë që ia zbehu bukurinë festës së titullit, që u kufizua vetëm në ambientet e brendshme të impiantit nga stafi dhe lojtarët. Sa i takon ndeshjes me Bylisin, përfundoi 1–1 në “Air Albania”, ku u zhvillua një sfidë të hapur, me raste të shumta dhe të pastra në të dyja portat, por pa një fitues. Majkëll Ngo kaloi në epërsi vendësit minutën e 22-të, por atëherë ku sfida po i drejtohej fundit, Sallaku shkarkoi të djathtën pranë vijës së 16 metrave, duke mposhtur portierin veteran Lika. Tirana u shfaq më kërkuese në fillim të pjesës së parë derisa gjeti golin e fitores me Ngo, i cili shtyu ne me kokë drejt rrjetës një top të krosuar nga e djathta. Bylisi u zgjua në gjysmë e dytë të pjesës së parë, por pa mundur të tundë rrjetën, sidomos me Muratajn, që në një moment qethi shtyllën. Edhe më e hapur pjesa e dytë, me raste nga njëra portë te tjetra. Atëherë kur mendohej se goli i Ngosë do të mjaftonte për t’i dhënë fitoren Tiranës, Sallaku lëvizi bukur jashtë zonës dhe me një goditje rrafsh me tokën e detyroi Tiranën ta niste sërish topin nga qendra. Një barazim që zhgënjeu në fund trajneri Egbo, edhe pse vëmendja është përqendruar te finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës.

Skënderbeu i merr Teutës vendin e 4-t

Skënderbeu shkatërroi mbrëmë Partizanin në Korçë, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke shkuar në 58 pikë e praktikisht duke kapur vendin e katërt në klasifikim. Ishte një surprizë e bukur e javës së fundit, pasi me këtë pozicion dhe me Teutën si finaliste e kupës në Europë, korçarët kanë një shans të jenë në Ligën e Europës, gjithmonë nëse Gjykata Federale e Zvicrës do të japë vendim në favor të klubit korçar. Të gjithë golat u shënuan nga vendasit, ku në pjesën e parë ishte Gripshi dhe Krasniqi që realizuan për Skënderbeun, ndërsa pëllumbi shënoi autogol duke ngushtuar për momentin diferencën në fillim të pjesës së dytë. Por një dygolësh i Taipit në minutën e 54-t dhe 64-t “vulosi” përfundimisht fitoren korçare 4-1, duke e ngjitur Skënderbeun në vend të katërt. Sa i takon Partizanit, të kuqtë mbeten në vend të gjashtë me 53 pikë, duke mbyllur një sezon të dështuar si në kampionat dhe në Kupë, por me një ngushëllim jo të vogël pasi këtë vit punuan në kompleksin e ri sportiv të tyre në Tufinë. Një tjetër kryendeshje ishte ajo e luajtur në Durrës, midis Teutës dhe Laçit, dy skuadra që kanë shkuar kokë më kokë gjatë këtij sezoni. Fituan kurbinasit me rezultatin 3-2, në një takim ku nuk munguan kartonët e kuq. Dy gola shënoi E. Vila për durrsakët, një në pjesën e parë e një në të dytën, por nuk mjaftuan, pasi kurbinasit realizuan 3 herë, ku një dygolësh shënoi Teco, kurse një gol tjetër e realizoi me penallti Nuabueze. Ky i fundit la Laçin me 10 vetë në fushë në minutën e 60-të, pasi doli me karton të kuq. Me ndeshjen e Durrësit, uli tiparin Kategoria Superiore e këtij kampionati futbolli, 1që ishte i pazakontë në shumë aspekte, veçmas për faktin se një pjesë e rëndësishme e tij u luajt me vonesë dhe pa tifozë për shkak të pandemisë Covid-19. Në verdiktet e sezonit dallojmë: Tirana është kampione e merr pjesë në Champions, kurse Kukësi dhe Laçi, si vend i dytë dhe i tretë në renditje shkojnë në Europa League. Edhe Teuta si finaliste kupe e ka një shans më vonë. Dy skuadra bien direkt nga kategoria, Flamurtari e Luftëtari, kurse Vllaznia do të luajë në “play-out” me Besëlidhjen e Lezhës.