Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana frenon Skënderbeun, barazimi komplikon kreun e renditjes së Superiores

Postuar: 23/09/2018 - 07:49

Java e 5-të e Kategorisë Superiore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë midis Skënderbeut dhe Tiranës, dy prej emrave të spikatur të futbollit tonë, një ndeshje e luajtur në stadiumin e Korçës. Edhe pse Skënderbeu shihej favorit absolut për ta fituar takimin, statura e fuqishme e Tiranës dhe pesha e fanellës bënë që të kishte një duel të pazakontë për pikë, ku kryeqytetasit shënuan të parën në pjesën e parë me anë të Hasanit në minutën e 20-të, kurse në pjesën e dytë barazoi Oto Xhohn në minutën e 85-të, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë. Për Tiranën u duk si humbje sepse po e fitonte takimin dhe i iku fitorja nga duart në minutat e fundit, kurse për Skënderbeun mund të jetë gëzim sepse mori një pikë në një përballje që po e humbiste deri në minutën e 85-të. Nga një pikë për secilën skuadër u duk rezultat i drejtë, por për Tiranën kjo pikë ka vlerë morale për vazhdimësinë, sepse deri tani vetëm Tirana ka mundur ta frenojë ekipin korçar. Gjithsesi, Tirana nuk i ikën zonës së ftohtë të renditjes, pasi mbetet në vendin e tetë me 5 pikë, ndërsa Skënderbeu ruan kryesimin me 11 pikë, por dukshëm tani renditja është e ngjeshur dhe barazimi i djeshëm e komplikon së tepërmi situatën në klasifikim.

Ndeshja

Tirana ishte më e qartë në veprimet e saj në minutat e para të lojës. Edhe pse aksioni i parë u regjistrua nga Skënderbeu, ku Dejvi Bregu u shfaq para portës por në pozicion jashtë loje, më pas për minuta të tëra ligjin në fushë e bëri Tirana. Për t’u shënuar është ai i minutës së 6-të, kur Blazhevski del i lirë dhe i vetëm para portierit Teqja, por ndërhyrja e Lulajt e gabuar e ndërpreu atë. Gjyqtari e fal Lulajn, sepse duhej të ndëshkohej me karton të kuq, por i tregohet vetëm kartoni i verdhë. Në goditjen e dënimit vijuese, Teqja ndal sferën e gjuajtur nga Blazhevski. Për të parë Skënderbeun në fushë u desh minuta e 17-të, ku Muzaka u ekspozua në zonë, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe u prit pa probleme nga portieri Iljon Lika. Në minutën e 20-të vjen dhe ndëshkimi për Skënderbeun. Ishin minuta të tëra që flisnin për Tiranën, e cila i kishte marrë ekipit vendas mesfushën. Tirana arriti të shënojë me Hasanin. Ishte një harkim i gjatë në zonë nga e djathta, Hasani me kokë goditi saktë dhe e dërgon topin në portë, pasi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare. Ishte një avantazh në rezultat dhe në aspektin psikologjik për Tiranën. Pas një përpjekje të dështuar të Muzakës që gjuajti gabimisht me kokë jashtë kuadratit, në minutën e 27-të vjen një tjetër moment i diskutueshëm i lojës. Blazhevski po shkonte drejt portës dhe Radas e ndal topin me dorë. Gjyqtari habit me vendimin e tij duke i dhënë të verdhë, në një kohë që meritonte të kuqen si lojtar i fundit. Muzaka dhe Gripshi u përpoqën të barazonin rezultatin, por pjesa e parë mbyllet 0-1 për Tiranën. Në pjesën e dytë Skënderbeu bën ndryshime që rregullojnë lojën në mënyrë thelbësore. Aksionet sulmuese të skuadrës korçare ndjekin njëra tjetrën, teksa trajneri Shehi futi në fushë edhe Filin, për t’i dhënë impuls lojës ofensive. Përpjekjet e Muzakës dhe të Vangjelit nuk japin rezultat, sepse mbrojtja bardheblu është hermetike dhe nuk lë hapësira. Tirana nis të mendojë seriozisht të mbrojë rezultatin, pra tërhiqet prapa, kurse korçarët nxisin të tyret të japin më shumë forcë në sulm. Nga ana tjetër, gjyqtari Orlando Kuka vijo të gabojë dhe jep karton atje ku nuk duhet, siç ndodhi në përplasjen mes Vangjelit dhe Imamit. Portieri Lika dhe mbrojtja shtrëngohen fort në minutat e fundit përballë sulmeve të fuqishme korçare. Kur vjen minut6a e 80-të, trajneri Orges Shei luan kartën e fundit. Fut në fushë sulmuesin oto Xhohn, duke e bërë mbrojtjen me tre vetë dhe duke hedhur ekipin përpara. Lëvizja ka efekt pozitiv, pasi Oto Xhohn shënon golin e barazimit në minutën e 86-të. Pas një harkimi nga e djathta, topi devijohet me kokë nga sulmuesi i cili barazon shifrat. Në minutat e fundit të takimit, të dyja skuadrat patën nga një rast shënimi, sidomos Tirana në minutën e 4-t shtesë, ku Blazhevski shfaqet i vetëm para portierit, por Teqja i ndërhyn në kohë duke evituar një gol të sigurt. Si përfundim Skënderbeu e Tirana ndahen në paqe, 1-1, ku secila merr nga një pikë dhe për mënyrën se si shkoi ndeshja ishte rezultat i drejtë dhe që i kënaq palët.

Ndeshjet, java 5

Të premten

Partizani-Flamurtari    2-0

Të shtunën

Luftëtari-Teuta            3-1

Skënderbeu-Tirana      1-1

Të dielën

Kukësi-Kamza

Kastrioti-Laçi

Renditja

Skënderbeu     11

Partizani          10

Kukësi             7

Flamurtari        7

Laçi                 6

Kamza             6

Teuta               5

Tirana              5

Kastrioti          3

Luftëtari          3/ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rën