BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana humb duelin e parë me Dudelanzh, shpresë për përmbysje në kthim

Tirana humb duelin e parë me Dudelanzh, shpresë për

Tirana nuk ia doli të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të luajtur ndaj Dudelanzh në turin e parë paraeliminator të Ligës së Kampioneve, duke u mundur nga luksemburgasit 1-0 dhe duke vënë në pikëpyetje e në shkallë të lartë vështirësie objektivin e kalimit të turit. Në fakt, pritej një lojë e mirë e Tiranës dhe rezultat i mirë i saj, nisur nga ajo që kishin deklaruar stafi e lojtarët në media, por në fushë ndodhi e kundërta, pasi Tirana nuk tregoi ndonjë gjë të madhe në këtë takim, madje i shkoi për shtat kundërshtarit që bën lojë mbrojtëse dhe godet në kundërsulm, duke qenë një skuadër praktike. Pra bardheblutë zhgënjyen dhe për pasojë humbën, por kanë ende shans të rikthehen në lojë e në vallen e kualifikimit, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës një javë më vonë.

Limaj gabon dhe Tirana ndëshkohet

Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa rastet në pjesën e parë ishin shumë të pakta, me vendasit që patën më shumë iniciativë, duke gjetur tre herë kuadratin e Visar Bekajt dhe Tiranën, që priste, në mënyrë që të mund të godiste në kundërsulm. Edhe pjesa e dytë nisi me një rast të rrezikshëm të vendasve, ndërsa në minutën e 53-të Xhixha pati një mundësi të artë për t’u dhënë avantazhin bardhebluve, por nuk u koordinua saktë dhe gjuajti jashtë. Në minutën e 54-t Tirana mori një “asist” nga Kirch, që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Totres dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Dudelange me 10 futbollistë, kur kishte më shumë se 35 minuta lojë ende. Megjithatë, bardheblutë nuk e shfrytëzuan aspak epërsinë numerike, teksa më pas u “tradhtuan” edhe nga Vesel Limaj, që bëri dy faulle për tre minuta dhe mori dy kartonë të verdhë, duke lënë fushën e lojës. Me forca të barabarta, ishin sërish vendasit që morën iniciativën dhe në minutën e 71-të u shpërblyen, ku Hasan bëri një gjuajtje me kokë, duke gjetur fillimisht shtyllën e më pas rrjetën e portës së Visar Bekajt. Pra Dudelanzhi fitoi 1-0 duelin e parë në Champions me Tiranën tonë, por bardheblutë do të kenë një shans në takimin e kthimit, një sfidë që duhet fituar me diferencë prej dy golash që të sigurohet kalimi i turit.

Drita e Kosovës humbet me Inter Turku të Finlandës

Me të njëjtin rezultat 1-0 humbi dje edhe Drita e Kosovës, që u mposht nga Inter Turku e Finlandës, në fushën e kësaj të fundit. Mbrojtësi i krahut të majtë, Jusi Niska, shënoi golin e vetëm për Inter Turkun. Ai realizoi në minutën e 77-të me goditje me kokë nga afërsia. Goditja e dënimit prej të cilës u bë goli u shkaktua nga mbrojtësi i krahut të majtë, Ilir Blakçori. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Kjo ndodhi në minutën e 74-t. Drita ka dominuar në fushë dhe ka krijuar më shumë raste, por nuk realizoi dot. Blend Baftiu ishte në rast të mirë në fillim të ndeshjes, por nuk konkretizoi. Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi pati rast në të 58’, por u bllokua. Më pas ishte Baftiu që shpërdoroi me gjuajtje jashtë në të 66’. I njëjti gaboi edhe në minutën e 86-të. Ndeshja e kthimit luhet në “Fadil Vokrri” më 12 korrik.