BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Tirana largon vëmendjen nga trukimet, fton “Fanatics” në derbin me Partizanin

Tirana largon vëmendjen nga trukimet, fton “Fanatics” në

Tirana fton tifozët e saj të kthehen në stadium dhe të mbështesin skuadrën e tyre për duelin derbi kundër Partizanit që do të zhvillohet ditën e premte. Por ftesa e klubit 24-herë kampion ka gjetur veshë të shurdhër, pasi tifozeria bardheblu duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund bojkotit, që do të thotë se nuk do të kthehen në stadium pa ikur presidenti Refik Halili. Lëvizja e fundit e Tiranës shihet në fakt si një përpjekje për të larguar zërat që e akuzojnë atë se trukoi ndeshjen në kampionat kundër Kukësit. Situata duket shqetësuese deri në përmasat e alarmit. Kështu, Tirana pësoi një humbje të rëndë të dielën ndaj Kukësit në stadiumin e qytetit verilindor, duke rënduar pozitat e saj në vendet e fundit të renditje, madje këtë herë duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë. Duhet thënë se Tirana pësoi një humbje që më shumë se sa rëndon pozitat në tabelë, e fut atë në listën e skuadrave që kanë krijuar aleanca të dëmshme në futbollin tonë, pra dyshohet se rezultati i kësaj ndeshjeje është trukuar. Nuk kemi të bëjmë me një fiksim rezultati të mirëfillte për hesap të kompanive të basteve, por një marrëveshje të padeklaruar midis Tiranës e Kukësit, e cila po del në sipërfaqe. Ishte folur dhe më parë për një aleancë midis tyre, pikërisht në kohën kur Tirana eliminoi Kukësin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe po ato ditë humbi ndeshjen në kampionat me verilindorët. Por disfata e fundit ndaj Kukësit shihet nga Partizani pretendent për titull si një “pazar i mbaruar”. Skuadra e Tiranës është duke kaluar padyshim një nga momentet më të errëta në historinë e saj, teksa ka plot 13 javë pa fitore në kampionat. Bardheblutë janë mjaft në vështirësi, teksa janë futur në vallen e rënies nga Kategoria Superiore. Kësaj gjëje i bashkohet edhe bojkoti i tifozëve në shkallët e stadiumit, duke bërë që kriza e Tiranës të marrë përmasa më të mëdha. Megjithatë, drejtuesit bardheblu kërkojnë që tifozët të rikthehen masivisht në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre në derbin ndaj Partizanit. Përmes një statusi në “facebook”, ata kërkojnë që tifozët të harrojnë rezultatet e deritanishme pasi derbi ka një specifikë tjetër.

Ja postimi i tyre i plotë:

Statusi që Tirana ka bërë në facebook, duke ftuar tifozët e saj ta mbështesin ekipin në duelin e së premtes ndaj Partizanit, është mjaft i thatë. Në të nuk ka asnjë pendesë për ato që tifozeria kryesore e Tiranës, “Fanatics” kanë kërkuar ndaj klubit. Realisht, Tirana është në gjendje vajtuese dhe dy ditë më parë,m një nga lojtarët e shquar të dalë nga klubi, Ervin Bulku, kujtoi se Kupa, edhe sikur të fitohet trofeu, nuk të siguron qëndrimin në Superiore, duke vënë theksin te rreziku i skuadrës bardheblu këtë sezon, teksa ndodhet vetëm tri pikë larg zonës që të lëshon një kategori më poshtë, domethënë një ndeshje larg. “Të premten ora 19:00 luhet ndeshja e radhës Tirana-Partizani në stadiumin “Selman Stërmasi”. Është momenti për t’u rikthyer masivisht në mbështetje të skuadrës, për një ndeshje që duhet fituar. Rezultatet jo të mira që skuadra ka marrë gjatë periudhës së fundit nuk janë arsye për të munguar në stadium. Lojtarët kanë nevojë për mbështetjen e çdo tifozi. Kjo nuk është një ndeshje që duhet bojkotuar, është një ndeshje që duhet fituar dhe për ta fituar duhet mbështetja e të gjithë tifozëve. Të gjithë bashkë, të premten në shtëpinë bardheblu me ngjyrat bardheblu. Tifozët, klubi dhe skuadra nuk janë armiq të njëri-tjetrit. Të gjithë bashkë si një familje e madhe. Gjithmonë forca Tirona!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Tiranës, i adresuar enkas për tifozerinë bardheblu, e cila ftohet të mbështesë skuadrën në duelin derbi me Partizanin.

Adriatik BALLA