Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana mbledh “pleqtë” e Kombëtares, pas Osmanit e Vangjelit vjen edhe Andi Lila

Postuar: 13/08/2019 - 07:21

Tirana mund të bëhet një prej skuadrave më të forta të viteve të fundit, pasi ka bërë një merkato mjaft aktive, sidomos sa u përket emrave, pasi ka afruar lojtarë të njohur dhe të sprovuar në treg. Ajo që e bën më të veçantë merkaton e Tiranës është lakmia dhe njëherësh goditjet me lojtarët e Kombëtares, ku ka nënshkruar me disa prej tyre. Por nuk bëhet fjalë për futbollistë aktivë në përfaqësuese, pasi të ftuarit janë lojtarë në prag “pensioni” dhe që kanë zgjedhur Tiranën si skuadër për të mbyllur karrierën e tyre. Të p[aktin tre futbollistë janë konfirmuar deri tani dhe bëhet fjalë për Tefik Osmanin, mbrojtësin me shumë përvojë në kampionatin tonë, Kristi Vangjelin, mbrojtësin energjik që i dha shumë fuqi klubit të Skënderbeut gjatë viteve të fundit, si dhe Andi Lila, mesfushori kuqezi që mbrojti simbolet kombëtare në mbrëmjen e paharruar të 14 tetorit 2014 në Beograd dhe që është larguar përfundimisht nga superliga Helene e konkretisht skuadra e PAS Janinës. Pra edhe Lila, edhe pse nuk është bërë ende prezantimi, mund të konsiderohet pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Nëse do të realizohen këto lëvizje, domethënë nëse zyrtarizohen, atëherë për Tiranën mund të thuhet se po mbledh “pleqtë” e Kombëtares. Për kushtet e kampionatit tonë kjo është gjë e mirë, pasi ata sjellin cilësi dhe falë eksperiencës së tyre mund të ndihmojnë Tiranën të realizojë objektivat.

Lila, përforcim për titullin

Bardheblutë prej kohësh kërkojnë një skuadër që të jetë e aftë për të fituar titullin kampion. Edicionin e shkuar patën meritë vetëm që nuk ranë nga kategoria, ndërsa kalimi në finale të Kupës së Shqipërisë mund të jetë një shkëndijë e vogël suksesi, por e pamjaftueshme për historinë e një klubi që njeh arritje të mëdha dhe është praktikisht klubi më i trofeshëm në futbollin shqiptar. Dhe është fakt që Tirana ka qenë ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës dhe e ka lëshuar jo pak dorën me transferimet e bëra deri më tani, duke afruar në skuadër emra si Torasa, Kale, Batha, Vangjeli apo Osmani. Së fundmi, bardheblutë kanë arritur një tjetër akord dhe bëhet fjalë për një tjetër goditje. Andi Lila mund të quhet tashmë futbollist i Tiranës, megjithëse ende nuk është zyrtarizuar kalimi i tij. Mbrojtësi i Kombëtares që di të luajë mjaft mirë edhe në mesfushë, pritet që të prezantohet së shpejti me fanellën bardheblu, duke u rikthyer aty ku arriti të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Andi Lila nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë te Tirana dhe mesa duket, me bardheblutë mund të mbyllë edhe karrierën. 34-vjeçari që sezonin e fundit u aktivizua me PAS Janinën në Greqi, aktualisht është futbollist i lirë dhe mund të firmosë pa problem me ekipin e ri. Pra Tirana e ka një shans që të krijojë një minikombëtare, por me veteranët e saj. Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh të tjera do të bëjë klubi bardheblu, por është fakt i pranuar që Tirana po bën këto goditje në verë me qëllime të qarta për titullin. Në kushtet kur Skënderbeu nuk është më ekipi pretendent kryesor për trofeun, ku Partizani ka probleme me sulmin dhe diusa fërkime të brendshme që janë gati të shpërthejnë dhe ku Kukësi ka bërë lëvizje të shumta që krijojnë mungesë stabiliteti, atëherë Tirana ka arsye të besojë se mund ta fitojë këtë duel rivalësh për trofeun e sezonit të ri. Për më tepër, Tirana dëshiron ta fitojë titullin këtë sezon, pasi pikërisht vitin e ardhshëm klubi bardheblu do të festojë 100 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor jubile është koha për bilance dhe një skuadre të madhe si Tirana i duhet të jetë fituese në kampionat për t’u krenuar me arritjet e saj. Tifozeria kërkon me patjetër kthimin e ekipit në majë dhe Tirana duket skuadra më e uritur për të fituar titullin e këtij edicioni.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?