BREAKING NEWS

Meta akuzoi Kuvendin dhe Komisionin e Ligjeve si ‘falsifikatorë’, reagon Manja dhe i jep ‘shuplakën’ e rëndë Presidentit: Del çdo 2 orë në konferencë! Grushti i shtetit në oborrin e presidencës!

Meta akuzoi Kuvendin dhe Komisionin e Ligjeve si
x

Sport

Tirana mund Durrësin 2 me 1 dhe renditet e dyta pas Kukësit

Tirana mund Durrësin 2 me 1 dhe renditet e dyta pas Kukësit

Në “Air Albania” u luajt ndeshja e futbollit midis Tiranës dhe Teutës, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Tirana arriti fitoren e gjashtë radhazi, duke shtuar edhe tri pikë në renditje, ku pozicionohet e dyta pas Kukësit.

Në minutën e 13-të, Lorenco Vila kalon Teutën në avantazh, por reagojnë shpejt bardheblutë.

Portieri i durrsakëve, Stivi Frashëri, gabon në pasim dhe përfiton Cale, i cili pason te Ngo, i cili me portën bosh gjuan në shtyllë dhe më pas e dërgon në rrjetë, duke barazuar 1-1.

Agustin Torrasa në të 39’ përmbys shifrat, duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Në minutën e 42-të durrsakët mbeten me 10 lojtarë, pasi Çyrbja ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Tirana administron rezultatin dhe arrin të fitojë, duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Kukësi kryesues dhe 6 më shumë se Partizani që e ndjek nga pas.